E martë, 20 Tetor, 2020
9 C
Tirana

Gjykata e Vlorës dënon me 10 vite burg ‘të fortin’ e Selenicës

Më të lexuarat

Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, regjistron shifra alarmante. Masat e reja

Italia është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Pas rritjes së numrit të rasteve të reja, Italia do t’i ashpërsojë masat kundër covid-19. Të dielën mbrëma,...

A do të ketë një mbyllje të dytë? ISHP në prag të masave të forta shtrënguese

Autoritetet në Shqipëri kanë përsëritur gjatë ditëve të fundit se gjithmonë po tentohet që Shqipëria të mos izolohet, ndërsa pasojat do të ishin fatale....

Makina e gazetarit shqiptar bëhet shoshë nga plumbat, dalin pamjet e rënda

Gazetari i portalit “Reporteri” në Kosovë, Shkumbin Kajtazi, gjatë mesnatës është përballur me një sulm të rrezikshëm. Ndaj mjetit të tij është qëlluar me rreth...

“Shqipëria do të izolohet më 23 tetor”, Alfred Cako bën parashikimin e frikshëm

Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë një parashikim të frikshëm, ku sipas tij, vendi ynë do të përjetojë një karantinë të dytë. Ndonëse ende nuk...

Naftëtarët refuzojnë Ramën: Nuk dalim nga greva pa ardhur këtu e pa marrë pagat

Grevistet naftëtarë nuk kanë vonuar përgjigjen për kryeministrin Edi Rama, pas ftesës së këtij të fundit për bisedime. Ata nuk e pranuan thirrjen e tij,...

Bum infektimesh në Shqipëri, 3 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Situata me pandeminë në Shqipëri nuk po njeh shenja përmirësimi. Edhe ditën e sotme ka patur një bum të infektuarish. Tre persona kanë humbur jetën...

Shtëpi 500 mijë euro në Palasë? Basha i përgjigjet Braçes

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të zv.kryeministrit Braçe se ai ka blerë shtëpi në Palasë në vlerën e 500,000 eurove. Basha...

Meta me tone të ashpra ndaj Bashës: Thuaji popullit tënd që je peng dhe vazhdo

Deklarata e kreut të PD, Lulzim Basha se Meta për opozitarin, aq sa unë bëj presidentin, ka sjellë reagimin e ashpër të kreut të...

Specialisti shqiptar thotë se virusi do zhduket, nëse mbajmë maska për 6 javë

Çdo ditë e më shumë mjekët kërkojnë nga ana e qytetarëve disiplinim dhe mbajtjen e maskave, si një mënyrë për të penguar transmetueshmërinë e...

‘Gjobat për maskat të paligjshme’, /Meta-Ramës: Reflekto, po tremb qytetarët

Presidenti i Republikës, Ilri Meta i bën thirrje qeverisë, që të reflektojë për aktin normativ, që gjobit qytetarët të cilët nuk e mbajnë maskën...

“I forti” i Selenicës, Tesilvian Basho ose Tesi Basho është dënuar sot nga Gjykata e Vlorës me 10 vite burg. Kjo masë dënimi është kërkuar gjatë dhënies së pretencës nga prokuroria e Vlorës, pasi Tesi Basho, përballej në gjykatën e këtij qyteti me akuzat e “Mbajtjes pa leje të armëve”, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Falsifikim të pasaportës” si dhe “Kultivim të lëndëve narkotike”.

Masa e dënimit është miratuar nga gjykata e Vlorës, duke marrë parasysh dhe gjykimin e shkurtuar. Ai ka apeluar vendimin, me qëllim përfitimin e uljes së dënimit në gjykatën e Apelit Vlorë.

Gjatë një operacioni të mirëorganizuar nga policia, është arritur të arrestohet në muajin Tetor 2019, Tesi Basho, ku në banesën e tij u sekuestruan dy automatikë, pistoletë “Glock”, radio marrëse-dhënëse, kallëpe tritoli, lëndë narkotike hashash dhe disa fidanë cannabis-stativa.

Mes sendeve të sekuestruara ishin dhe një pasaportë e falsifikuar me emrin Thanas Lame, pasi pikërisht me këtë emër kishte arritur të nxirrte një kartë identiteti dhe madje të martohej, me një vajzë të quajtur J. Bushaj.

Kjo është vetëm njëra nga tre dosjet penale kundër Tesilvian Basho. Dosja e dytë kundër tij flet për akuzën e gjobëvënies 100 mijë euro, të vendosur ndaj biznesmenit Sulejmën Hoxha.

Lexo edhe :   Jepet vendimi për 19-vjeçarin që i bëri atentat drejtorit të policisë

Dosja e tretë ka të bëjë me njohjen e vendimit penal të dhënë nga drejtësia italiane për Tesi Bashon, pasi pak vite më parë Basho është dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia italiane për ekzekutimin e dy prostitutave në Itali. Për këtë krim, Basho është arrestuar në Itali, por ai mundi të arratisej nga burgu duke përdorur çarçafët dhe më pas ka gjetur strehim të Selenicë të Vlorës, duke u shfaqur me emrin e rremë Thanas Lame.

Lexo edhe :   Jepet vendimi për 19-vjeçarin që i bëri atentat drejtorit të policisë

Njeriu më i kërkuar nga drejtësia italiane, për disa vite ka qëndruar i pashqetësuar nga policia në Selenicë të Vlorës. Basho ishte i mirë armatosur në banesën e tij. Madje kishte marrë të gjitha masat teknologjike, për të depërtuar në valët e radiove të komunikimit të Policisë së Shtetit, me qëllim marrjen e informacioneve për vendndodhjen e policisë dhe operacionet që kjo e fundit mund të kryente për kapjen e tij.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Më qëlluan me pistoletë”, zbardhet telefonata që alarmoi Policinë e Vlorës

Një 27-vjeçar ka denoncuar në Komisariatin e Policisë së Vlorës, së një person ka dashur ta vrasë. Shënjestra ka qënë shtetasi me inicialet M.F....

Nga nesër kufizohet hyrja në Tiranë nga Dogana, ja rrugët alternative 

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, njoftoi se nga nesër do të kufizohet trafiku në zonën e Unazës së Madhe tek ish sheshi...

Ish-drejtoresha e Tatimeve tregon kujt i përket rafineria e Ballshit

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë në lidhje me çështjen e rafinerisë së Ballshit. E ftuar në Syri.net, Shehaj...

Sërish izolim?/ Rreth 19 mijë mësues janë trajnuar për mësimin online

Për ti paraprirë çdo situate lidhur me pandeminë, janë marrë masat edhe për trajnimin e mësueve për mësimin online. Shumë mësues kanë rezultuar të...

Familja i jep fund kërkimit për biznesmenin Remzi Hoxha

Familja e Remzi Hoxhës ka bërë të ditur se do t’i jap fund kërkimit të eshtrave të tij. Me rastin e 25-vjetorit të rrëmbimit...