Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

PS nis procedurat për shkarkimin e Metës, ja skema që do të përdoret për të larguar presidentin

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
PS nis procedurat për shkarkimin e Metës, ja skema që do të përdoret për të larguar presidentin

Ilir Meta pritet të shkarkohet ditën e enjte. Pas lojërave të njëpasnjëshme me Kushtetutën, me shtyrjen e datës së zgjedhjeve lokale, presidenti Meta firmosi edhe fundin e tij. Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama mblodhi Kryesinë e Partisë Socialiste, ku u vendos që të nisin procedurat për shkarkimin e presidentit nga detyra. Sipas burimeve nga mbledhja e Kryesisë, i pari i qeverisë ka akuzuar kreun e shtetit se ka shkelur Kushtetutën dhe që sipas tij, duhet të largohet nga posti që mban. Ndërkohë që, nismën për shkarkimin e Metës, e pohoi edhe zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali. Gjatë një deklarate për mediat, Spiropali bëri me dije se Kryesia ka diskutuar dhe vendosur nisjen e procedurave për shkarkimin e presidentit Meta, duke filluar nga seanca e së enjtes. “Kryesia ka vendosur që të enjten të zhvillojë një debat parlamentar, duke shtjelluar argumentet, se si Ilir Meta ka sulmuar Republikën dhe ka shpikur një institucion që nuk ekziston në asnjë vend të botës, që quhet ç’dekretim. Ilir Meta e ka humbur të drejtën për të qëndruar në atë zyrë. Do fillojmë procedurën e shkarkimit të Ilir Metës nga Presidenca të enjten”, deklaroi Spiropali.

Lëvizjet e PS

Mazhoranca pas mbledhjes së Kryesisë nisi procedurat për mbledhjen e firmave. Në ligj thuhet se për të nisur procedurat për shkarkimin e presidentit nevojiten firmat e ¼ së deputetëve. Por këto firma janë mbledhur që dje, ndërkohë që ditën e enjte Kuvendi do të zhvillojë një seancë të jashtëzakonshme, ku do flasin deputetë të PS dhe opozitës dhe në fund do të votohet një rezolutë për shkarkimin e Metës. Madje, për të legjitimuar nismën e saj, mazhoranca do të bazohet tek neni 90 i Kushtetues, i cili thekson se Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Kështu që, nisur nga shkeljet e Metës, propozimi për shkarkimin e presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se 1/4 e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se 2/3 e të gjithë anëtarëve të tij, ose 93 deputetë. Ndërkohë që, referuar ligjit më pas vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila, kur vërteton fajësinë e Presidentit të Republikës, deklaron shkarkimin e tij nga detyra. Por duke qenë se Kushtetuesja nuk funksionon, PS ka edhe një strategji tjetër, sikundër është mosnjohja e vendimeve të Metës, në kushtet kur ai është shkarkuar nga detyra. Pra, mazhoranca njëkohësisht me shkarkimin e Metës, jo vetëm që nuk e njeh atë si president, por as vendimet e tij.

Procedurat e Kuvendit

Parlamenti nis procedurat për shkarkimin e presidentit, duke iu referuar nenit 112 të rregullores së Kuvendit. Në nenin 112 të rregullores së Kuvendit, thuhet se referuar pikës 2 të nenit 90 të Kushtetutës mblidhet firmat e ¼ së deputetëve dhe më pas hidhet në votim të fshehtë kërkesa për shkarkimin e tij. Për ta shkarkuar bëhet votim i fshehtë dhe nevojiten votat e 93 deputetëve. Kjo do jetë një sfidë për PS, duke qenë se në radhët e saj ka deputetë që flirtojnë me Metën. Më pas, sipas procedurave Kuvendi ngre edhe një Komision Hetimor për të parë shkeljet e presidentit. Megjithatë, kjo mund të anashkalohet, në kushtet kur Meta ka kryer shkelje.

Opozita pritet të bashkojë votat me PS

Mazhoranca qeverisëse pritet që ta bëjë realitet nismën e saj për të shkarkuar Metën nga detyra, pavarësisht se nuk i ka 93 vota. PS në Kuvend ka 74 mandate. Ndërkohë që, pro PS janë edhe 3 deputetët e PDIU, si dhe Tom Doshi dhe ish-deputeti i LSI, Robert Bitri, duke e çuar në 79 numrin në total. Por për të shkarkuar Metën nevojiten edhe 14 vota, kështu që sytë e PS janë nga opozita. Mirëpo, kjo e fundit ka shprehur gatishmërinë se do bashkojë votat me PS. Sinjalin e ka dhënë dje deputeti Myslim Murrizi, i cili deklaroi se do votojë shkarkimin e Metës, nëse ndryshon sistemi zgjedhor. “Kushti jonë është të ndryshojë sistemi zgjedhor”, deklaroi Murrizi./Gazeta SOT

 

Tags: bashaMetaramaZgjedhjet

TË LIDHURA

Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë
Politikë

Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë

21:59 | 16/01/2026
Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë
Politikë

Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë

20:11 | 16/01/2026
Mbahej i burgosur në Venezuelë, Ministria e Jashtme: Jozef Ndoci ndodhet i lirë dhe i sigurt
Aktualitet

Mbahej i burgosur në Venezuelë, Ministria e Jashtme: Jozef Ndoci ndodhet i lirë dhe i sigurt

19:16 | 16/01/2026
Next Post
Lajmi më i keq, ta zgjidhim vetë krizën!

Lajmi më i keq, ta zgjidhim vetë krizën!

Rritet numri i shqiptarëve që kërkojnë azil në vendet e BE

Rritet numri i shqiptarëve që kërkojnë azil në vendet e BE

“Ju vraftë Zoti nëse shkoni në votime, iu qërofshin sytë”/ Neritan Ceka shpërthen në mallkime

“Ju vraftë Zoti nëse shkoni në votime, iu qërofshin sytë”/ Neritan Ceka shpërthen në mallkime







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Eliona Pitarka reagon e shokuar pas akuzave për dezinformim mbi dietat e fëmijëve
Showbizz

Eliona Pitarka reagon e shokuar pas akuzave për dezinformim mbi dietat e fëmijëve

by mirseda
22:10 | 16/01/2026
0

Eliona Pitarka ka reaguar publikisht pas deklaratës së mjekut ku ajo viziton vajzat, i cili u shpreh...

“Erdhe e paftuar në shtëpinë time”/ Limi ia thotë në sy Albës, shpërthen banorja

“Erdhe e paftuar në shtëpinë time”/ Limi ia thotë në sy Albës, shpërthen banorja

22:07 | 16/01/2026
Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë

Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë

21:59 | 16/01/2026
Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

21:01 | 16/01/2026
Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë

Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë

20:11 | 16/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com