E mërkurë, 23 Shtator, 2020
22 C
Tirana

PS kërkoi mbledhjen e Këshillit Politik, opozita konfirmon pjesëmarrjen

Më të lexuarat

I riu rrahu dhe goditi disa herë me thikë të moshuarin/ Gazetari: Kreu i Policisë në Kavajë të japë dorëheqjen

Gazetari i njohur, Mentor Kikia, ka reaguar ashpër pas publikimit të rastit në Kavajë, ku një i ri rreh një të moshuar në lokal...

Aleksandër Solonik, kush ishte killeri më famëkeq i mafies ruse

Aleksandër Solonik lindi në Rusi, por ishte me origjinë nga Greqia e Veriut. Për këtë arsye njihej edhe si ‘Sasha Maqedonasi’. Që fëmijë tregoi...

Konflikt në Durrës/ Humb jetën 33-vjeçari, sherri nisi për një parakalim

Një 34-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës. Idajet Dulla, 33 vjeç, ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit Durrës me plagë thike. Dyshohet...

Izolimi nuk dha rezultat, Izraeli po përballet me një situatë të papritur

Pavarësisht masave shtrënguese dhe rikthimit të izolimit, Izraeli vijon të shënojë një numër shumë të madh rastesh të reja me koronavirus. Rezultatet kanë qenë të...

Rriten tensionet, Turqia bën lëvizjen e papritur 24 orë para samitit të BE

Turqia ka bërë një lëvizje të papritur vetëm 24 orë para Samitit të Bashkimit Evropian, për të shqyrtuar çështjen e përplasjes me Greqinë në...

“Ju tregoj kapterin e kampit të Tepelenës, që ndiqte vajzat e nuset e reja dhe i fuste tek magazina”/Dëshmia e të arratisurit në ’66-ën

Nga: Dashnor Kaloçi Memorie. al publikon disa nga historitë e panjohura të ndodhura në Kampin e Tepelenës, ku pas vitit 1947, regjimi komunist i Enver...

Arrestoi Nehat Kullën dhe Tan Kateshin, policia shoqëron kolonel Edmond Kosenin

Policia e Peqinit ka ndaluar ish-drejtorin e Policisë së Elbasanit, kolonel Edmond Kosenin. Pasi është shoqëruar në ambientet e komisariatit ai është lënë i lirë. Kush...

Ndahet nga jeta Faik Perkoxha, personi që tërhoqi qenin zvarrë pak ditë më parë

Është ndarë nga jeta ditën e sotme për shkak të infarktit në zemër 50-vjeçari, i cili pak ditë më parë u arrestua për keqtrajtimin...

Londër/ Arrestohen tre shqiptarë, kishin disa shtëpi hashashi

Policia britanike ka arrestuar tre shqiptarë. Ata merreshin me kultivimin e hashashit dhe janë kapur duke kultivuar bimën narkotike në disa shtëpi. Personat e...

Kush ishte gjyshi i Ava Max, aktori shqiptar që u nda nga jeta sot

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Ava Max, ndau sot me ndjekësit e saj lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të gjyshit të...

Damian Gjiknuri, bashkëkryetari i Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, ka kërkuar mbledhjen e grupit negociator ditën e martë në orën 11:00 në sallën Ovale të Pallatit të Kongreseve.

Gjiknuri shprehet se në këtë mbledhje do të jetë rend dite prezantimi nga ekspertët i produktit të deritanishëm për ligjin e ri zgjedhor që hyn në fuqi në 2023.

Po ashtu, pjesë e rendit të ditës do të jetë edhe kthimi i përgjigjeve nga ekspertët për pyetjet e bëra në mbledhjet e kaluara nëse amendamentet kushtetuese që janë tanimë në procedurë parlamentare, lejojnë apo pengojnë hapjen 100% të listave të kandidatëve për deputetë siç propozon opozita jashtëparlamentare.

Gjithashtu, nëse amendamentet kushtetuese lejojnë apo pengojnë koalicionet.

Kërkesa:

“Të nderuar kolegë,

Ju vë në dijeni se paketa e dytë e nismave ligjore të dala si produkt i tryezës së Këshillit Politik u depozitua sot në Kuvend me firmat e deputetëve të mazhorancës. Kuvendi tashmë fillon procedurat parlamentare për shqyrtimin e amendamenteve të dakordësuara në Këshillin Politik për: 1) Kodin e Procedurës Penale; 2) Kodin Penal; 3) Ligjin për Policinë e Shtetit; 4) Ligjin për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve; 5) Ligjin për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve; 6) Ligjin për Funksionimin e Prokurorisë dhe 7) Ligjin për Partitë Politike.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin në përmbylljen e kësaj pakete të dytë amendamentesh, shpreh besimin se masat e marra adresojnë jo vetëm një pjesë të konsiderueshme të rekomandimeve te OSBE/ODIHR por edhe shqetësimet e shprehura nga opozita jashtëparlamentare.

Duke qenë se tanimë mbetet për tu përmbyllur edhe paketa e tretë që ka të bëjë me ligjin e ri zgjedhor i cili do të hyjë në fuqi pas dy proceseve të ardhshme zgjedhore e që sanksionon edhe depolitizimin e administratës zgjedhore sipas marrëveshjes së 5 Qershorit, propozoj:

Mbledhjen e grupit negociator të Këshillit Politik ditën e martë (28 Korrik), ora 11:00 në sallën Ovale të Pallatit të Kongreseve, me rend dite:

a) Prezantim nga ekspertët i produktit të deritanishëm për ligjin e ri zgjedhor që hyn në fuqi në 2023 dhe hapat që duhet të ndjekim për miratimin përfundimtar të tij.

b) Kthimi i përgjigjeve nga ekspertët për pyetjet e bëra në mbledhjet e kaluara nëse amendamentet kushtetuese që janë tanimë në procedurë parlamentare lejojnë apo pengojnë hapjen 100% të listave të kandidatëve për deputetë siç propozon opozita jashtëparlamentare. Gjithashtu, nëse amendamentet kushtetuese lejojnë apo pengojnë koalicionet.

Në pritje të konfirmimit tuaj,

Damian Gjiknuri”.

Ndërkohë, ka ardhur dhe përgjigjja e Oerd Bylykbashit dhe Petrit Vasilit, përfaqësues të opozitës në Këshillin Politik.

Opozita shprehet se Këshilli Politik duhet të vijojë punën, ndërsa shton se Gjiknuri në mbledhjen e fundit refuzoi për të diskutuar mbi propozimin për hapjen 100 % të listave, me kushtin që të mos preken rregullat aktuale për koalicionet parazgjedhore dhe ndarjen e mandateve.

Lexo edhe :   “Po u hedhin hi syve për t'iu shitur shqiptarëve sapunin për djathë”, Hajdari: Gjiknuri, Vasili dhe Bylykbashi po luftojnë për interesat e kryetarëve të partive
Lexo edhe :   Pragu kombëtar është diskriminues, pa korrektim kombëtar

Më tej, përfaqësuesit e opozitës shprehen se; “Opozita e Bashkuar ripërsërit qëndrimin se në përputhje me marrëveshjen politike të 14 Janarit dhe dakordësinë e 5 Qershorit, palët janë të detyruara të heqin dorë nga aktet e njëanshme për ndryshimin e Kushtetutës dhe të kërkojnë mendimin dhe asistencën nga ekspertiza ndërkombëtare e OSBE-ODIHR, me qëllim gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët”.

Përgjigjja e opozitës:

“I nderuar koleg,

Mirëpresim vazhdimin e punës me mbledhjen e Këshillit Politik nesër në orën 11:00.
Mbledhja e shkuar u mbyll me një përgjigje refuzuese nga ana e përfaqësuesit të Partisë Socialiste për të diskutuar mbi propozimin për konsensus të Opozitës së Bashkuar, për hapjen 100 % të listave, me kushtin që të mos preken rregullat aktuale për koalicionet parazgjedhore dhe ndarjen e mandateve.

Në përputhje me Marrëveshjen politike të 14 Janarit, kjo çështje duhet të trajtohet me gjithëpërfshirje dhe transparencë në Këshillin Politik, çka deri më sot nuk ka ndodhur.

Kjo sepse Partia Socialiste ka ecur me logjikën e “faktit të kryer” dhe me paraqitjen e njëanshme të ndryshimeve kushtetutese, të cilat bien ndesh me marrëveshjen e 14 Janarit, minojnë dakordësinë e 5 Qershorit, janë në kundërshtim me Rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe Komisionit të Venecias dhe zhbëjnë ligjin e miratuar më 23 Korrik nga Kuvendi në përputhje me marrëveshjen e 5 Qershorit.

Marrëveshja politike e 14 Janarit detyron palët që: Pika 2, paragrafi 3: “Për çështjet të cilat nuk gjendet dakordësi do të kërkohet mendim dhe asistencë nga ekspertiza ndërkombëtare e OSBE-ODIHR, me qëllim gjetjen e një zgjidhje të pranueshme”.

Në këtë kuadër, Opozita e Bashkuar i qëndron kërkesës së parashtruar në mbledhjen e kaluar që në trajtimin e kësaj çështje të përfshihet ekspertiza ndërkombëtare e OSBE-ODIHR.

Për këtë arsye, ju njoftojmë se për Opozitën e Bashkuar trajtimi i kësaj çështje dhe heqja dorë nga aktet e njëanshme, që shkelin marrëveshjen e 14 Janarit dhe atë të 5 Qershorit, dhe minojnë dakordësinë e arritur, duhet të mbetet çështja e parë për diskutim dhe vendimmarrje nga Këshilli Politik.

Siç ju informuam në mbledhjen e shkuar të Këshillit Politik, është e papranueshme loja me gjoja pyetje të drejtuar nga pala juaj, lidhur me propozimin tuaj të njëanshëm kushtetues, drejtuar ekspertëve të Qeverisë, të cilët siç është botërisht e njohur, janë edhe draftuesit dhe mbështetësit e ndryshimeve tuaja të njëanshme.

Në këto kushte, Opozita e Bashkuar ripërsërim qëndrimin se në përputhje me marrëveshjen politike të 14 Janarit dhe dakordësinë e 5 Qershorit, palët janë të detyruara të heqin dorë nga aktet e njëanshme për ndryshimin e Kushtetutës dhe të kërkojnë mendimin dhe asistencën nga ekspertiza ndërkombëtare e OSBE-ODIHR, me qëllim gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët.

Përsa më lart, konfirmojmë pjesëmarrjen në mbledhjen e nesërme,

Oerd Bylykbashi

Petrit Vasili”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

I ndërvarur nga kokai*a/ Jeta e panjohur e psikanalistit Sigmund Frojd

Sigmund Frojdi njihet si babai i psikanalizës, dhe interpretuesi më i famshëm i ëndrrave. Lindi në një familje austriake me origjinë hebreje. Karrierën si neurolog,...

“Thirri Allahu Akbar”, dyshohet për bombë tek kulla Eiffel

Pak çaste më parë, mediat e huaja raportuan se kulla Eiffel në Francë është evakuuar pas një kërcënimi për bombë. Policia është njoftuar për...

“Paga minimale të arrijë në 30 mijë lekë”/ Rama tregon çfarë do ndodhë muajt e ardhshëm

Disa muaj para zgjedhjeve, kryeministri Rama ka thënë se sfida e qeverisë është që paga minimale të arrijë në 30 mijë lekë! Kreu i...

Alarm për bombë në kullën Eiffel (VIDEO)

Një telefonatë anonime ku jepte sinjalin për vendosjen e një bombe në kullën Eiffel, ka alarmuar policinë dhe jo vetëm. Policia mori informacione për një...

“Ben Çami” i arrestuar për lëndë narkotike/ OFL godet mikun e Emiljano Shullazit

OFL i ka dërguar letër për deklarimin e pasurisë një tjetër personi të skeduar. Bëhet fjalë për shtetasin Lutfi Enver Shabani me banim në...