Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Prrenjasi me stadium 1 miliard Lekë, por pa çerdhe dhe qendra shëndetësore (Video)

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Prrenjasi me stadium 1 miliard Lekë, por pa çerdhe dhe qendra shëndetësore (Video)

Emisioni “Stop” trajtoi problemin e stadiumit të Prrenjasit, një investim 1 miliard Lekë i qeverisë shqiptare në prag të zgjedhjeve lokale. Ekipi i këtij qyteti, Domosdova, është në kategorinë amatore, megjithatë qyteti do të ketë një stadium me 500 vende.

Një stadium kaq modern për një qytet kaq të vogël sa Prrenjasi dhe mbi të gjitha për një skuadër si ajo e Domosdovës, e cila është e cila është në kategorinë amatore. Modeli do të jetë i tipit anglez, tribuna do të jetë e mbuluar. Ndërtimi për stadiumin e ri do të zgjasë 6 muaj dhe investimi shkon në 1 milard Lekë.

Gazetarja e emisionit “Stop” ka pyetur një nga qytetarët të cilët është shprehur kështu:

“Ne nuk kemi Lekë të hamë bukë, ku ti gjejmë ne ato Lek. Do i gjejë qeveria ato Lek”.

Edhe pse ky qytet që nuk ka kopshte, çerdhe, qendra shëndetësor,  kryetarja e bashkisë, Miranda Rira ka menduar për ndërtimin e një stadiumi që shkon në 1 miliard Lekë.

Ishin 6 kompani që konkuruan. Në shpalljen fitues që ka bërë bashkia është firma “Zdravo” ,e cila ka fituar edhe pse është renditur e fundit për nga oferta dhe e ka fituar me çmimin maksimal.

Gazetarja e emisonit “Stop” shkoi në Bashkinë e Prrenjsit, por kryetarja u mbyll në zyrë dhe nuk doli.

Koordinatori Medias- Pa autorizimin e Kryetares , nuk mund të hysh, pa e bërë atë.

Gazetarja- Çfarë autorizimi? Pse ku jemi këtu neve?

Koordinatori Medias-Po normal, duhet të bësh kërkesën!

Gazetarja-Ç’është ky autorizim mor? Po çfarë autorizimi mor? Hiqe more këtë teori komuniste “Autorizimi”. Çfarë do me thënë autorizimi?

Koordinatori Medias-Urdhëro, këtu parqit kërkesën, që ajo të përgatitet. Si mund ta pyesësh ti, përderisa ajo s’është e përgatitur? Do bësh kërkesën, për takimin me kryetaren. O shefi, t’i nxjerr pak kërkesën unë…

Operatori Stop- Mos e prek kamerën!

Fotograf- Mos më filmo mo!

Operatori Stop- A po xhiroje gazetaren?

Fotograf- Jo, po filmoja këtë (koordinatorin).

Operatori Stop-  A po xhiroje gazetaren?

Unë të xhirova. Po, po të xhiroj unë ty tani e të kam këtu!

Fotograf- O bos, mos ma bëj mua atë t’folmen, se të thashë mos filmo. Mos filmo, e kam shumë seriozisht!

Gazetarja-( Policit) Shikoji njëçikë këto të dy! Këtë tjetrin, se ky i imi është në rregull! Shiko pak këtë këtu! O zotëri, jemi autoritet ne këtu, jemi media, s’jemi…s’kemi ardhur kameraman dasme.

Fotograf- Ai thotë prit, ti filmo. Si filmo?

Operatori Stop- Kush je ti mor?

Gazetarja- Po çke ti mor vëlla, ti ke ardhur për aktivitetin.

Gazetarja-( Policit) Zotëri, të lutem hapu se kam ardhur për të takuar kryetaren.

Polici- Një minutë, të mbarojë punë.

Gazetarja- Çfarë tha kryetarja?

Koordinatori Medias- Do bëni një kërkesë me shkrim për tematikën dhe pastaj…

Gazetarja- Jo, unë s’e pranoj!

Koordinatori Medias- Po si se pranon ti?

Gazetarja- Duke e dit që …jo unë kërkesën mund ta bëj kur s’është kryetarja, por jo kur është kryetarja lart!

Koordinatori Medias- Po si mund të hysh ti?

Gazetarja- Të lutem njoftoje, thuaji që ka ardhur Odeta.

Kryetarja e Bashkisë së Prrenjasit sapo zbuloi kishte ardhur se emisioni “Stop” u mbyll në zyrën e saj.

Të gjitha punimet që ka pasur Bashkia e Prrenjësit i ka fituar firma “Zbravo”

Kryetarja e bashkisë, Majlinda Rira, pas këmbënguljes së gazetares së emisionit “Stop” e pret grupin e xhirimit dhe thotë, se stadiumi i ri, ka qenë premtimi i saj elektoral.

Majlinda Rira: Që nga momenti që erdha kryetare bashkie jam munduar që të ngre shpirtin e tifozëve jo sepse bashkia e Prrenjasit është e pasur, por sepse është i vetmi aktivitet social- kulturor. Prrenjasi ka një ekip futbolli, i cili quhet Domosdova dhe fatkeqësisht pas prishjes së fushës ka rënë nga kategoria. Kërkuam një financim nga qeveria shqiptare nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe e fituam këtë projekt. Unë investime kam vetëm 400 milionë Lekë të vjetra në vit dhe jam munduar të riparoj çerdhe, kanale vaditëse, etj. Por ti kisha 1 miliard Lekë, do ti përdorja ndryshe, por këto janë para që vinë nga buxheti i shtetit. A kam unë nevojë për investime të tjera, për rrugë të asfaltuara, kopshte, çerdhe, spitale? Kam shumë nevojë, se është një bashki e varfër dhe kaq investime sa unë kam marrë janë të pakta.

Për informacione më të hollësishme për strukturën e stadiumit të ri dhe kritereve të garuesit të tenderi gazetarja e emisioni “Stop” ju drejtua Bashkisë së Prrenjasit, dhe konkretisht zyrës të Urbanistikës dhe asaj të Prokurimeve.

Nga data e publikimi të tenderit, kriteret e garës janë ndryshuar 4 herë që të dilte fitues firma “Zdravo”.

Firma “Zdravo” del fituese në të gjitha punimet që ka kryer Bashkia e Prrenjasit.

Nga ana tjetër, duket se investitori “ka harruar” të shpronësojë pronarët. Por nuk ka bërë të njëjtën gjë me fituesin e tenderit, të cilin e ka paracaktuar, qysh në përcaktimin e kritereve.

Pronari i tokës- Ne kemi tokën dhe duam paret. E ka blerë gjyshi me flori.

Gazetarja- Ju e keni tokën? Jeni interesuar do preket toka juaj nga stadiumi?

Pronarja tokës- Këtë unë e kam, unë e kam. Po kështu thanë. Neve jemi në proces gjyqësor.

Pronarja tokës- Po.

Gazetarja – Nuk lejohet në proces gjyqësor.

Pronarja tokës- Epo, nuk e di!

/tvklan.al

Tags: 1 miliardcerdhelekePrrenjasiqendrashëndetësorestadiumVideo

TË LIDHURA

Situata e zjarreve në vend/ 14 vatra të raportuara, 10 të shuara dhe 4 ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend/ 14 vatra të raportuara, 10 të shuara dhe 4 ende aktive

21:29 | 04/07/2025
Humbet pa gjurmë çobani 48-vjeçarar në Delvinë. Kolegu i tij denoncon rastin në polici
Aktualitet

Humbet pa gjurmë çobani 48-vjeçarar në Delvinë. Kolegu i tij denoncon rastin në polici

19:47 | 04/07/2025
Punëtor 44-vjeçar bie nga lartësia, në gjendje të rëndë në spital
Aktualitet

Punëtor 44-vjeçar bie nga lartësia, në gjendje të rëndë në spital

19:17 | 04/07/2025
Next Post
Pica në drekë? Dietologia e huaj jep sugjerimin e rrallë, ja kur duhet konsumuar

Pica në drekë? Dietologia e huaj jep sugjerimin e rrallë, ja kur duhet konsumuar

Videoskandali i efektivit, Lleshaj vizitë urgjente në Malësi të Madhe

Anila Basha: Si mbërriti videoja në dorën e saj, çfarë ka në komisariatin e Shkodrës

Video/ Tentativa për përdhunim? Momenti kur studentët kapën policin: Ka qenë edhe dje

Video/ Tentativa për përdhunim? Momenti kur studentët kapën policin: Ka qenë edhe dje

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Ish-lojtari i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi
Sport

Ish-lojtari i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

by mirseda
23:00 | 04/07/2025
0

Ish-mesfushori i Arsenalit, Thomas Partey, është zyrtarisht i akuzuar për pesë raste përdhunimi dhe një rast sulm...

Egli Tako reagon pas largimit: A ka ardhur koha për të folur?

Egli Tako reagon pas largimit: A ka ardhur koha për të folur?

22:20 | 04/07/2025
Gjoba për të gjithë, UEFA nuk fal askënd

Gjoba për të gjithë, UEFA nuk fal askënd

22:03 | 04/07/2025
Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

21:46 | 04/07/2025
Turqia ndërton aeroplanmbajtësen më të madhe në Evropë, 16 m më e gjatë se britanikja

Turqia ndërton aeroplanmbajtësen më të madhe në Evropë, 16 m më e gjatë se britanikja

21:32 | 04/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com