Partia Demokratike ka organizuar një protestë marshim në qytetin e Shkodrës për të mos lejuar mitingun që ishte paralajmëruar nga kryeministri Rama. Në krye të protestuesve qëndron kryebashkiakja, Voltana Ademi, e cila pas përplasjes së protestuesve dhe forcave të ndërhyrjes së shpejt tha se Shkodrën nuk e uzurpon dot banda kriminale.
“Nuk mund të lejojmë këtë bandë kriminale të uzurpojë qytetin. Shkodra ka demonstruar gjithë jetën e vet që nuk mund të lejojë Edi Ramën dhe bandën e vet që të na kufizojnë lirinë. Është e drejta jonë për të protestuar dhe të thërrasin “Rama Ik”. Nuk kemi as armë asgjë në duar tona, nuk kanë arsye të na ndalojnë”, u shpreh Ademi.
Gjatë përplasjes me protestuesit policia ka përdorur sprej lotsjellës për të shpërndarë turmën, e cila vazhdon të insistojë për të kaluar. Kryeministri Rama pritet të mbërrijë në Shkodër pas 30 minutash dhe pritet të agravojë më shumë situata.
Policia hedh spraj lotsjellës ndaj kryebashkiakes Voltana Ademi on Vidnews.
Në Shkodër rrezikon të ketë një përplasje mes mbështetësve të PD dhe PS, pasi njëra anë është duke protestuar, ndërsa njëra anë është duke pritur mbërritjen e Ramës.