Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Protesta/Rama: Si në mesjetë, godina e PD u kthye në kështjellë

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Protesta/Rama: Si në mesjetë, godina e PD u kthye në kështjellë

Kryeministri Edi Rama iu ka dhënë sot të rinjve të FRESSH, mesazhe për t’u angazhuar dhe përfshirë në politikë. Ai ndau me ta arsyet pse u përfshi në politikë, në kohën kur ishte pedagog i Arteve. Kreu i qeverisë u foli të rinjve për politikën, ndërsa i këshilloi që asnjëherë të mos qëndrojnë larg saj.

“Ndryshimi politik në Shqipëri nuk do kishte ndodhur kurrë po të mos ishin ngatërruar me politikë, se kështu thuhej atëherë disa pedagogë dhe studentë. Nuk do kishte pasur lëvizje demokratike dhe as pluralizëm demokratik në Shqipëri. Unë isha në atë kohë njëri nga ata, jepja mësim në Akademinë e Arteve. Nuk kisha asnjë ambicie politike atëherë dhe kur u vendos pluralizmi, u krijua PD, u hapën rrugët e karrierave në politikë. Mua më mjaftoi liria e fituar dhe vazhdova jetën time krijuese si artist. Me politikën vazhdova të merresha si qytetar i thjeshtë, por përse u ngatërrova unë atë kohë me politikë kur nuk kisha ambicie politike dhe të merreshe me politikë mund të sillte belara sepse ishte politika shkaku i kufizimeve të mia të tmerrshme si artist. Ato kufizime nuk ishin tmerr vetëm për mua, por për gjithë bashkësinë në Akademinë e Arteve. Si mund t’i hapja lirisht librat e ndaluar? Unë s’doja të merresha me politikë, doja të merresha me art, por ja që politika merrej me mua, me artin tim. Sensi i politikës është liria”, deklaroi Rama.

“Ju që keni ardhur sot, me siguri që e dëgjoni shumë shesh në mjedisin tuaj fjalën politikë. E dëgjoni si refuzim për t’u marrë me politikë, apo për të folur për politikanët. ‘Nuk dua të flas për politikën’, ‘politikanët janë të gjithë pisa’, por a është e vërtetë se politika është sinonim i pisllëkut? Politika konsiderohej në ato kohëra si themeltare për njerëzimin, si përmasa natyrale e njeriut. Siç do të ishte njeriu pa shpirtin, ashtu do të ishin dhe njerëzit pa bashkësinë e tyre politike.

Përpara se politika të lindte, njerëzit nuk jepnin dhe nuk merrnin dot me njëri-tjetrin. Politika i përmbledh të tëra diskutimet, mendimet, veprimet mbi problemet që duhen zgjidhur dhe që kanë të bëjnë me një komunitet njerëzish.

Aristoteli ka thënë se politika është ajo që e dallon njeriun nga gjallesat e tjera. Njeriu është e vetmja kafshë politike, të gjitha kafshët e tjera janë thjesht kafshë. Politika ekziston përpara demokracisë, përpara transformimit të shteteve.

Sa më pak njerëzit të merren me politikën, aq më shumë ndërhyrjet e saj në jetën e tyre mund të kenë ndikime negative. Gabojnë që e lidhin politikën e mediat. Kujtojnë se të merresh me politikë, duhet të jesh medoemos njëri prej atyre që sheh në televizor, në rrjetet sociale.

Rënia në pikiatë e interesit të njerëzve për politikën, përkon me periudhën kur si më shumë se asnjëherë më parë janë zgjeruar mundësitë për përfshirjen, përkon dhe me një rritje dramatike të nevojës së njerëzimit, të komunitetit për politikën”, tha Rama.

Ai theksoi se politika mbetet e patjetërsueshme dhe e pazëvendësueshme për bashkëjetesën mes njerëzve. “Të flasësh për anën e mirë të politikës, në jetën e shoqërisë njerëzore, të thuash që politika nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe, rrezikon të shikohesh si predikues në shkretëtirë, apo dhe më keq si provokator. Politika nuk duhet lënë në duart e të tjerëve, si kopili në derën e të tjerëve sepse sado të duash të mos merresh me të, ajo merret me ty, vendos për ty. Politikanët janë pjesë e politikës, por politika nuk duhet lënë në asnjë mënyrë që të bëhet monopol i politikanëve”, deklaroi Rama.

Ai nuk i është shmangur edhe asaj se çfarë ndodhi në PD në 8 janar. Në përvjetorin e ditëlindjes së 30-të të FRESSH, Rama tha se në 8 janar, godina e PD u kthye si kështjellë, ku një palë luftonte për ta marrë dhe pala tjetër për të mos e lëshuar.

“Apo ato që pamë pak ditë më parë në 8 janar, asnjë km larg nga këtu te oborri i një partie që u kthye në shesh xhirimin e një realityshow. Me politikanë realë, por të arratisur mbrapa në kohë, diku andej nga mesjeta dhe godinë e kthyer në kështjellë.

Disa luftonin për ta marrë, disa luftonin për të mos e lëshuar. Gjëra të paimagjinuara që po ndodhin gjithnjë edhe më shumë në vende të ndryshme dhe situata të ndryshme”, tha Rama.

Tags: PDpolitikaprotestarama

TË LIDHURA

Tenderi i AKSHI-t/ Garë formale, “Infosoft” përfiton 800 mijë euro falë tërheqjes së rivalëve
Aktualitet

Tenderi i AKSHI-t/ Garë formale, “Infosoft” përfiton 800 mijë euro falë tërheqjes së rivalëve

23:19 | 13/11/2025
E gjetur e vdekur në lumin Shkumbin, viktima është një 55-vjeçare e larguar nga një qendër sociale
Aktualitet

E gjetur e vdekur në lumin Shkumbin, viktima është një 55-vjeçare e larguar nga një qendër sociale

21:52 | 13/11/2025
Intervista ndryshe e vëllezërve Shpendi! Cristian dhe Stiven: Shqipërinë e kemi në zemër
Shqipëria

Intervista ndryshe e vëllezërve Shpendi! Cristian dhe Stiven: Shqipërinë e kemi në zemër

21:01 | 13/11/2025
Next Post
Tymi i gazit dhe tymnaja për të

Tymi i gazit dhe tymnaja për të

Batutat e Ramës me të rinjtë: Në chat është alamet pjeshke, por të del kungull

Batutat e Ramës me të rinjtë: Në chat është alamet pjeshke, por të del kungull

Trupat ruse tërhiqen nga Kazakistani

Trupat ruse tërhiqen nga Kazakistani







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025




TË FUNDIT

Tenderi i AKSHI-t/ Garë formale, “Infosoft” përfiton 800 mijë euro falë tërheqjes së rivalëve
Aktualitet

Tenderi i AKSHI-t/ Garë formale, “Infosoft” përfiton 800 mijë euro falë tërheqjes së rivalëve

by mirseda
23:19 | 13/11/2025
0

Imagjinojnë se tre atletë përgatiten për një garë të rëndësishme vrapimi. Për fituesin është një premio shumë...

Forcat amerikane godasin anijen me trafikantë droge në Karaibe, 4 të vrarë, asnjë i mbijetuar

Forcat amerikane godasin anijen me trafikantë droge në Karaibe, 4 të vrarë, asnjë i mbijetuar

22:53 | 13/11/2025
Tragjike në Stamboll/ Vdesin dy fëmijë, u helmuan me ushqim

Tragjike në Stamboll/ Vdesin dy fëmijë, u helmuan me ushqim

22:08 | 13/11/2025
E gjetur e vdekur në lumin Shkumbin, viktima është një 55-vjeçare e larguar nga një qendër sociale

E gjetur e vdekur në lumin Shkumbin, viktima është një 55-vjeçare e larguar nga një qendër sociale

21:52 | 13/11/2025
Poloni, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-ministrin e Drejtësisë

Poloni, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-ministrin e Drejtësisë

21:38 | 13/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com