Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Propozimi i Macron/ Reagon Gjermania: Të hapur për ta diskutuar, por me 1 kusht

6 vjet ago
in Bota, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Propozimi i Macron/ Reagon Gjermania: Të hapur për ta diskutuar, por me 1 kusht

Propozimi francez për zgjerimin e BE-së pritet me kritika. Qeveria gjermane është e hapur për ta diskutuar propozimin, por kërkon që ai të mos ketë ndikim mbi çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në prag të takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, të martën në Bruksel, qeveria gjermane ka reaguar ndaj propozimit të Francës për strategjinë e zgjerimit të BE-së.  E pyetur nga DW, Ministria e Jashtme gjermane është shprehur se reforma e zgjerimit të BE-së nuk duhet të vonojë çeljen e negociatave:”I njohim sugjerimet e qeverisë franceze për reformën e zgjerimit të BE-së. Ne jemi të hapur për të diskutuar për përmirësimin e procedurave te zgjerimit për sa kohë që kjo nuk vonon çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e  Veriut,” thuhet në përgjigjen e ministrisë së Jashtme dërguar DW.

“Ministri i Jashtëm Maas e konfirmoi këtë edhe gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut, të mërkurën e kaluar.  BE tani duhet të mbajë fjalën e saj, sepse kushtet për fillimin e negociatave janë përmbushur.  Vazhdimi i politikës së suksesshme të pranimit në BE dhe një zhvillim i qëndrueshëm afatgjatë i Ballkanit Perëndimor janë në interesin tonë strategjik”, përfundon deklarata.

Franca paraqet një dokument me ide për zgjerimin e BE

Kritika nga ekspertët

Në dokumentin jozyrtar (nonpaper) Franca propozon që procedura e anëtarësimit të kalojë në shtatë etapa. Për të kaluar nga njëra etapë në tjetrën vendi kandidat do të duhet të plotësojë një grup kushtesh, ndër të cilat për shembull i pari është implementimi i  ligjeve për ambientin dhe ndër të fundit është  integrimi ekonomik.

Dusan Reljic, drejtori i zyrës së Brukselit në Fondacionin Gjerman të Shkencës dhe Politikës (SWP), beson para së gjithash se një dokument i politikës së jashtme, i lëshuar nga Pallati Elysee për zyrtarët e BE-së është një përpjekje për të minimizuar dëmet e shkaktuara nga refuzimi për të dhënë dritën e gjelbër në bisedimet e pranimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. “Natyrisht, Parisi është i befasuar nga kritikat e ashpra për frenimin e procesit të zgjerimit. Kritikat erdhën nga të gjitha anët dhe shumica e tyre e quajtën “gabim katastrofik” – tha Reljic për DW.  Reljiç mendon se dokumenti heq gjënë më të rëndësishme në rastin e Ballkanit Perëndimor: zhvillimin ekonomik.

Meta takohet me Macron: Bashkëpunimi me Francën, shumë i rëndësishëm

Edhe drejtuesi i Nismës Evropiane të Stabilitetit, Gerald Knaus, i cili e analizon atë në një video në Youtube, nga njëra anë, lëvdon faktin që synohet  anëtarësimi  i plotë i kandidatëve, por mendon se kjo procedurë do ta ulë edhe më shumë besueshmërinë e BE-së.

Knaus propozon që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshi edhe Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën, mund të fillojnë bisedimet të tëra së bashku, si bllok. Dhe pastaj, në varësi të performancës që do të arrijnë, ato mund t ë anëtarësohen në fund. Aty pastaj  do të duhet të bëhet edhe një debat, se a është gati ende BE-ja për anëtarë të rinj./DW

Tags: Angela MerkelFrancaGjermaniaMacron

TË LIDHURA

Balla uron Shkëlqim Hajdarin, Prefekt i ri i Tiranës, garant të ligjshmërisë lokale
Politikë

Balla uron Shkëlqim Hajdarin, Prefekt i ri i Tiranës, garant të ligjshmërisë lokale

12:42 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Video/ Shqiptari përplaset nga shoferja austriake, por ja çfarë bën ajo më pas

Video/ Shqiptari përplaset nga shoferja austriake, por ja çfarë bën ajo më pas

‘Reforma në Drejtësi’/ Reagon Avokati i Popullit. Padi ndaj KED-së

'Reforma në Drejtësi'/ Reagon Avokati i Popullit. Padi ndaj KED-së

Nis takimi në Presidencë, Kryemadhi zgjedh të mos paraqitet

Nis takimi në Presidencë, Kryemadhi zgjedh të mos paraqitet







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Balla uron Shkëlqim Hajdarin, Prefekt i ri i Tiranës, garant të ligjshmërisë lokale
Politikë

Balla uron Shkëlqim Hajdarin, Prefekt i ri i Tiranës, garant të ligjshmërisë lokale

by mirseda
12:42 | 11/02/2026
0

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka uruar për emërimin në detyrën e Prefektit...

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Ish-kreu i Burgjeve Agim Ismaili në GJKKO, mbahet sot seanca paraprake

Ish-kreu i Burgjeve Agim Ismaili në GJKKO, mbahet sot seanca paraprake

11:40 | 11/02/2026
Ujësjellësi çon në SPAK ish-kryebashkiakun e PS-së! Gjolek Guci i Memaliajt  merret i pandehur

Ujësjellësi çon në SPAK ish-kryebashkiakun e PS-së! Gjolek Guci i Memaliajt merret i pandehur

11:07 | 11/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com