Pas ngjarjes aspak të këndshme që ndodhi pak ditë më parë në bregdetin shqiptar, lokali i Mihal Kokëdhimës, në Porto Palermo të Himarës, po i nënshtrohet verifikimit të dokumentacionit nëse është korrekt me ligjin apo jo.
Raportohet se policia e ka arrestuar 51-vjeçarin Kokëdhima, i cili akuzohet se dhunoi turistët spanjollë pas konfliktit për peshkun në restorantin e tij. Gjithashtu raportohet se policia i ka bllokuar lokalin Kokëdhimës. Ky i fundit ndodhet në paraburgim dhe pritet të dalë në gjyq ditën e hënë.