Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Procesi i anormalizimit dhe supremacizmi serb

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Tallja me Pacollin

Nga: Veton Surroi

Dhjetë vjet negociatash krijuan gjendjen ku 75 për qind e të anketuarve në Serbi nuk i shohin shqiptarët si të barabartë, ndërsa 70 për qind sish nuk besojnë se do të arrihet paqja në një të ardhme të parashikueshme

Sivjet hyjmë në dhjetëvjetëshin e procesit të ‘normalizimit të marrëdhënieve’ mes Kosovës e Serbisë. Fëmijët që ishin dhjetë vjeç atëbotë, tashmë kanë marrë pjesë në zgjedhje në Serbi e Kosovë, kanë zgjedhur parlamente e kryetarë bashkish. Po të vazhdojë ky ritëm i negociatave, dhjetëvjeçarët e atëhershëm e fillimit të procesit do të themelojnë familjet e tyre dhe do të fillojnë t’i edukojnë fëmijët e tyre në kontekstin pak a shumë të njëjtë, të ‘normalizimit’.

Procesi i ‘normalizimit’ pra, nuk ka prodhuar marrëveshje. Por, po të fillonte prej zeros, pra jashtë kontekstit të reales, një proces i ri negociator mes Kosovës e Serbisë, çfarë trashëgimie do të linte ky proces i dhjetëvjetëshit të kaluar? Ja tri koncepte negative, nga një listë më e gjatë e perceptimeve nga pasojat e lëna në Serbi.

  1. Anormalizimi

Procesi i ‘normalizimit’ duhej të ‘normalizonte’ marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë, duke i ‘normalizuar’ këto dy vende në kontekst të integrimeve evropiane. Megjithatë, ndodhi shkarja nga gjendja e dëshiruar. Serbia dhe Kosova jetojnë procese anormalizimi edhe mes vete, edhe karshi BE-së. Serbia ka kuptuar se mund të jetojë me gjendjen e tanishme të bashkëjetesës me BE-në dhe Kosovën, duke e njohur realitetin se integrimi me BE-në dhe detyrimi i njohjes së Kosovës nuk janë afër, mbase edhe për një dhjetëvjetësh.

Kjo gjendje ‘anormalizimi’ i ka mundësuar që të ketë forcim marrëdhëniesh me Rusinë e Kinën, rritje të investimeve kineze e gjermane njëkohësisht, forcim të marrëdhënieve me SHBA-të gjatë anormalitetit të administratës Trump dhe lojë me negociatorët kosovarë, prej viti në vit, gjatë tërë një dhjetëvjetëshi.

Një diplomat i lartë amerikan para gati dhjetë vjetësh u tha udhëheqësve të Serbisë së nuk mund të ulen në dy karrika njëkohësisht, duke aluduar në karrigen perëndimore dhe atë ruse. Duke iu falënderuar ‘dialogut për normalizim’ , Serbia dëshmoi se mund të ulej në katër sish njëkohësisht.

Anormaliteti është tashmë fryt i asaj që duhej të ishte normalizim, dhe si çdo gjendje që është shndërruar në normë të sjelljes shtetërore, do të kërkojë fuqi politike për të ndryshuar. Këtë duhet ta prodhojë një politikë e re transatlantike.

  1. Humbja dhe kompensimi

Një analizë e Qendrës Beogradase për Studime të Sigurisë(BCBP ), bazuar edhe në një sondazh të bërë në nëntor të vitit të kaluar, jep një skicë bukur të përafërt me raportin e qytetarit mesatar të Serbisë ndaj Kosovës. Qytetari mesatar informohet në shumicë nga televizionet, posaçërisht ai publik, në të cilin përsëritet narracioni i humbjes së Kosovës. ‘Këto opinione janë lehtë të kuptueshme, ngase asociacionet më të shpeshta ndaj Kosovës tek respondentët janë manastiret dhe trashëgimia serbe, zemra e Serbisë dhe djepi i Serbisë e i identitetit serb. Nuk vjen si befasi pra që qytetarët besojnë se Kosova është marrë nga Serbia, me të identifikohen dhe besojnë se zgjidhja e vetme është kthimi i saj në Serbi’.

Tridhjetë e një vjet pas suspendimit të dhunshëm të autonomisë së Kosovës, njëzet e një vjet pas luftës, dhjetë vjet pas procesit të ‘normalizimit’ gjysma e të anketuarve besojnë se zgjidhja është vendosja e Kosovës nën administrim të Serbisë, por me një autonomi të gjerë.

Por, kjo nuk është përgjegjësia vetëm e udhëheqësve të Serbisë të cilët me vendosmëri dhe fanatizëm adoptuan narracionin e ‘humbjes së Kosovës’. Ky narracion u integrua që në fillim të ‘procesit të normalizimit’, kur pas mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në favor të pavarësisë së Kosovës, përfaqësuesit e Kosovës pranuan të zhvillojnë negociata duke ia njohur të drejtën Serbisë ta kontestojë këtë mendim, madje mendimin të cilin e kërkoi vet.

Narracioni i ‘humbjes së Serbisë’ arriti në formulim diplomatik ndërkombëtar. Tashmë është etabluar kërkesa që u janë bërë përfaqësuesve të Kosovës se Kosova duhet të ‘japë diçka’ në këmbim të ‘humbjes që ka pësuar Serbia’.

Një elitë e korruptuar kosovare e ka kaluar dhjetëvjetëshin duke u përpjekur ta gjejë kompensimin: prej Bashkësisë së komunave serbe deri te ‘kthimi i dhuratave të Rankoviqit’ në formë territori të veriut të Kosovës.

  1. Supremacizmi serb

Njëqind vjet të shtetndërtimit serb, shqiptar e në fund të Kosovës, dhe fërkimet serbo-shqiptare në kontekstin e vet kulturor përmblidhen më së thjeshti në përgjigjet e anketës së BCBP. Ndonëse shumica e qytetarëve të Serbisë kërkojnë ta administrojnë Kosovën, pra ta kenë pjesë të territorit të tyre, 75 për qind të tyre nuk do të pranonin që shqiptari të jetë në funksione udhëheqëse të administratës. Po kaq, 75 për qind nuk do të dëshironte që shqiptari të martohej me dikë në familje. Dhe, dy të tretat e të anketuarve nuk do të pranonin që shqiptari të jetë epror i tyre në vendin e punës.

Pra, shqiptarët janë të mirë kur nuk janë të barabartë. Dhe ata duhet të ‘kthehen’ së bashku me territorin e Kosovës në Serbi e posaçërisht, nën Serbi.

Kjo e përmbledh në masë të madhe thelbin e problemit qindravjeçar të supremacizmit serb me ambiciet e të drejtën e popujve të tjerë që të jenë të barabartë.

Kushdo që është duke menduar për ‘dialogun’ në Bruksel e Washington, por edhe në Beograd e Prishtinë duhet të lexojnë me kujdes çrregullimin që ka bërë ‘dialogu’ deri më tani në Serbi. Të rinjtë dhjetëvjeçarë që u bënë njëzetvjeçarë, e që votuan në zgjedhjet e kaluara në Serbi, duke e lënë vendin pa opozitë, u rritën në një kulturë lufte. Dhe në sondazh 70 për qind e tyre deklaruan se ‘nuk besojnë se do të ketë paqe mes serbëve e shqiptarëve në Ballkan në të ardhmen e parashikueshme’. /KOHA

 

Tags: kosoveserbiveton surroi

TË LIDHURA

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
ANALIZË/ “SHBA–Britani, Aleancë Ekonomike në Kohë Krize”
Analizë

ANALIZË/ “SHBA–Britani, Aleancë Ekonomike në Kohë Krize”

19:20 | 10/05/2025
Analizë/ Situata në Gaza dhe Ndërhyrjet Ndërkombëtare
Analizë

Analizë/ Situata në Gaza dhe Ndërhyrjet Ndërkombëtare

17:56 | 09/05/2025
Next Post
Goditje e fortë për LSI pak muaj para zgjedhjeve, Nasip Naço i bashkohet PS

Goditje e fortë për LSI pak muaj para zgjedhjeve, Nasip Naço i bashkohet PS

Nasip Naço: LSI eksperiment politik, sot dhe në të ardhmen jam me PS

Nasip Naço: LSI eksperiment politik, sot dhe në të ardhmen jam me PS

Zot na lër koronën më mirë, nëse kjo është dashuria e radhës

Rama: Mos e pengo Vlorën Ilir! S'është ledh i LSI, po është konaku i Shqipërisë

JU REKOMANDOJMË

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Alba Pollozhani largohet nga Ferma VIP: Duhej të dilja me patjetër

Alba Pollozhani largohet nga Ferma VIP: Duhej të dilja me patjetër

21:51 | 13/05/2025
PS del përtej parashikimeve, drejt mandatit të 12/ Fitorja erdhi nga Fieri, prodhon 18 mandate

PS del përtej parashikimeve, drejt mandatit të 12/ Fitorja erdhi nga Fieri, prodhon 18 mandate

19:23 | 12/05/2025
PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

09:38 | 13/05/2025




TË FUNDIT

A janë ndarë Fero dhe Nita? Zbulohet e vërteta për çiftin
Showbizz

A janë ndarë Fero dhe Nita? Zbulohet e vërteta për çiftin

by mirseda
22:49 | 13/05/2025
0

Pas një pauze prej më shumë se dy vitesh, reperi Fero ka bërë një rikthim surprizë në...

Votat preferenciale në Dibër, merr mandat kandidati i PS-së, Agron Malaj

Votat preferenciale në Dibër, merr mandat kandidati i PS-së, Agron Malaj

22:22 | 13/05/2025
Protagonist absolut me Basel, Shaqiri lojtari i javës në elitën e Zvicrës

Protagonist absolut me Basel, Shaqiri lojtari i javës në elitën e Zvicrës

22:00 | 13/05/2025
Alba Pollozhani largohet nga Ferma VIP: Duhej të dilja me patjetër

Alba Pollozhani largohet nga Ferma VIP: Duhej të dilja me patjetër

21:51 | 13/05/2025
Askush si Balaj në dy sezonet e fundit, FSHF shpërblen kapitenin e Vllaznisë

Askush si Balaj në dy sezonet e fundit, FSHF shpërblen kapitenin e Vllaznisë

21:49 | 13/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com