Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?

9 muaj ago
in Editorial - Opinione
Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?

Nga Fatos Çoçoli

Përgjigjja e kësaj pyetjeje qëndron në aftësinë e Iranit për të përshkallëzuar sulmet e Izraelit. Më 13 qershor 2025, Izraeli kreu një seri sulmesh ajrore të koordinuara mbi objektiva ushtarake në Iran, duke përfshirë bazat e Gardës Revolucionare iraniane në qytetet Isfahan dhe Shiraz, një kompleks industrial në Natanz, pranë objekteve bërthamore dhe uzinave të pasurimit të uraniumit, si dhe sulme mbi infrastruktura të komunikimit dhe radarë në jug të Iranit. Izraeli përdori avionët e sofistikuar bombardues F-35, që kushtojnë 150-200 milionë dollarë secili dhe që janë të pajisur me teknologji që i aftëson t’u shpëtojnë radarëve të mbrojtjes, si dhe raketa me saktësi të lartë. Në kundërpërgjigje, Irani nisi të paktën 70 raketa balistike dhe rreth 100 dronë kamikazë drejt territoreve izraelite, duke synuar baza ajrore dhe instalime ushtarake në jug dhe qendër të Izraelit, infrastrukturat e mbrojtjes ajrore, sistemet “Iron Dome(ne shqip “kupole hekuri”)” dhe “David’s Sling”( ne shqip “gjuajtja e Davidit”)”. Irani u përpoq po ashtu të godiste zonën rreth Tel Avivit dhe Dimonës. Në dy ditët e tjera, 14 dhe 15 qershor, Izraeli sulmoi prapë dhe Irani u kundërpërgjigj me raketa. Në tërësi, dëmet e shkaktuara në territorin izraelit ishin të lehta, pasi mbrojtjet ajrore “Iron Dome” dhe “David’s Sling” funksionuan më së miri, duke shkatërruar 95 përqind të raketave dhe dronëve të nisur nga Irani. Sipas Kryeministrit izraelit, Benxhamin Netanjahu, me këto sulme, Izraeli e ka çuar Iranin në disa vite prapa në procesin e prodhimit të bombës bërthamore. Po cila është fuqia ajrore luftarake e të dyja shteteve? Fuqia ushtarake njerëzore është padyshim nga ana e Iranit. Ky vend ka 86 milionë banorë, Ka 610 mijë ushtarë aktivë dhe 350 mijë rezervistë. Izraeli ka një popullsi prej 10 milionë banorë, 169 mijë e pesëqind ushtarë aktivë dhe 465 mijë e pesëqind rezervistë. Mirëpo sot luftrat nuk zhvillohen dhe nuk fitohen me dyluftime të ushtarëve me pushkë dhe bajoneta. Lufta ajrore mes Izraelit dhe Iranit sheh epërsinë e mjeteve ajrore të luftës së Izraelit. Ky i fundit ka 75 avionë luftarakë F-15 me vlerë 80 milionë dollarë secili, 196 avionë luftarakë F-16 me vlerë 45 milionë dollarë secili dhe 39 avionë luftarakë F-15, me vlerë 150-200 milionë dollarë secili. Irani nga ana e tij ka avionë luftarakë rusë të amortizuar dhe që zakonisht nuk i vë në përdorim. Në vend të tyre, Irani në sulmet e tij përdor me dhjetra e qindra dronë ushtarakë Shahed 136, raketa balistike Emad dhe Khorramshah dhe, sidomos, raketa hipersonike (me shpejtësinë e zërit) Fattah, të cilat janë të vështira për t’u neutralizuar. Burime të pakonfirmuara flasin për një stok raketash balistike prej afro 2 mijë deri në tre mijë copë, si dhe me mijëra dronë ushtarakë Shahed 136. Izraeli është në gjendje të rritur gatishmërie ushtarake, me mobilizim të ushtarëve rezervistë dhe pozicionim të sistemeve të mbrojtjes ajrore “Iron Dome” dhe “David’s Sling” në pika strategjike. Nga ana e tij, Irani ka vendosur trupat e Gardës Revolucionare iraniane në gatishmëri të lartë në pjesën perëndimore të vendit dhe ka dislokuar raketa balistike në kufirin me Irakun, me qëllim rritjen e rrezes së goditjes ndaj objektivave izraelite. Për shkak të epërsisë së dukshme në ajër nga ana e Izraelit, Irani aftësinë e tij të kundërpërgjigjes ajrore e ka të kufizuar, ndërkohë që nuk mund të mendohet një sulm ushtarak si reprezalje nga ana e Iranit, përmes anijeve luftarake të tij nga Gjiri Persik, për të kaluar në detin Egje dhe për të goditur portet izraelite. Konflikti ushtarak midis Izraelit dhe Iranit nga 13 deri më 15 qershor 2025, ka pasur efekte të menjëhershme dhe të ndjeshme në tregjet ndërkombëtare të energjisë, veçanërisht mbi çmimin e naftës. Ndërsa më 12 qershor nafta bruto Brent tregtohej në tregjet ndërkombëtare me 81.7 dollarë fuçia, menjëherë më 13 qershor u rrit në 85.6 dollarë, për të arritur dje në 91.3 USD, ose një rritje më shumë se 11 përqind në dy ditë! Ende ky konflikt i shpërthyer nuk ka patur pasoja në çmimet e naftës dhe benzinës në tregun tonë. Mirëpo, përshkallëzimi i konfliktit, por edhe zgjatja e tij në kohë në disa javë ose muaj, mund të sjellë një rritje nga 8-14 përqind edhe në tregun shqiptar. Nafta në tregjet ndërkombëtare është në varësi të drejtpërdrejtë të situatës në Gjirin Persik, pasi 60 përqind e nevojave të sotme botërore për naftë sigurohen nga vendet e Gjirit Persik anëtare të OPEK-ut, organizatës botërore të vendeve prodhuese të naftës. Shqipëria ka varësi 100 përqind nga nafta e përpunuar në vendet e Gjirit, pasi nafta jonë që nxirret në Patos-Marinëz është e rëndë dhe nuk mund të tregtohet në vend. Ajo eksportohet. Në këtë situatë, qeveria duhet të garantojë që rezervat e kompanive që tregtojnë naftën tek ne të jenë të paktën aq sa parashikon ligji, pra të kenë rezerva për tre muaj, në rast të përshkallëzimit të situatës në Gjirin Persik.

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Next Post
Alibej: “Prokuroria dhe Policia e Elbasanit të korruptuara, Suel Çela donte…”

Alibej: “Prokuroria dhe Policia e Elbasanit të korruptuara, Suel Çela donte…”

Fluminense dhe Dortmund bëjnë paqe, barazim në Botërorin e Klubeve

Fluminense dhe Dortmund bëjnë paqe, barazim në Botërorin e Klubeve

G Bani bën publike për herë të parë lidhjen e re: Jam dashuru prej asaj nate… (FOTO)

G Bani bën publike për herë të parë lidhjen e re: Jam dashuru prej asaj nate… (FOTO)







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Protesta e opozitës më 12 mars, Berisha tregon orën kur do mblidhen protestuesit para Kuvendit
Politikë

Protesta e opozitës më 12 mars, Berisha tregon orën kur do mblidhen protestuesit para Kuvendit

by mirseda
18:58 | 09/03/2026
0

“12 Marsi është një ditë e madhe, është dita e përmbysjes së narko-regjimit. Në orën 10 para...

Kushtetuesja pezullon dekretin e Osmanit, s’ka zgjedhje deri më 31 mars

Kushtetuesja pezullon dekretin e Osmanit, s’ka zgjedhje deri më 31 mars

18:51 | 09/03/2026
Skema e re për pagesën me këste të debive të energjisë, ulje kamate deri 100%

Skema e re për pagesën me këste të debive të energjisë, ulje kamate deri 100%

18:48 | 09/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026
Raketat iraniane mbi Turqi, Rama: Kërcënim serioz për sigurinë rajonale

Raketat iraniane mbi Turqi, Rama: Kërcënim serioz për sigurinë rajonale

18:21 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com