Nasip Naço: LSI eksperiment politik, sot dhe në të ardhmen jam me PS

Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë një tronditje të fortë, pasi ish-ministri i saj, Nasip Naço i është bashkuar Partisë Socialiste.

Naço e ka cilësuar ish-partinë e tij, një eksperiment politik. Këtë deklaratë të bujshme e ka dhënë gjatë ceremonisë së hedhjes së kryqit në Berat. Sipas tij, Berati dhe Shqipëria nuk kanë më nevojë për eksperimente politike.

“Berati dhe Shqipëria nuk kanë më nevojë për eksperimente politike. Kanë nevojë të ecin përpara.

Kam qenë pjesë e kabinetit qeveritar nga LSI bashkë me PS. Sot jam me z. Klosi dhe në të ardhmen do të jem në krah të z. Klosi”, tha Naço.

Naço i shoqëruar nga ministri i Turizmit, Blendi Klosi gjatë një vizite në Berat, bëri të ditur bashkimin e tij më PS, ndërsa vetë Klosi tha se socialistët do të marrin 5 deputetë në Berat.