Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Problemet e një Evrope të varur për energji nga Rusia dhe autokracitë e tjera

6 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant
Problemet e një Evrope të varur për energji nga Rusia dhe autokracitë e tjera

Nga Victor Davis Hanson “The New York Post”

Megjithë partitë e saj të gjelbërta, dhe axhendat ambicioze mbi prodhimin e energjisë nga era dhe dielli, Evropa mbetet importuesja më e madhe në botë e naftës dhe gazit natyror. Prodhimi i naftës në Detin e Veriut dhe në brigjet e Norvegjisë është në rënie, në një kohë që Bashkimi Evropian po kërkon energji të lëndëve djegëse fosile kudo që mund ta gjejë atë.

Natyrisht, vetë Evropa është e pasur me lëndë djegëse fosile. Ka të ngjarë që ajo të ketë më shumë rezerva të gazit argjilor se sa Shtetet e Bashkuara, aktualisht prodhuesja më e madhe në botë i naftës dhe gazit natyror. Megjithatë, në shumicën e vendeve evropiane, shpimet janë ose të paligjshme, ose të përballuara me protesta dhe padi gjyqësore.

Rezultati:Evropa është thuajse tërësish e varur nga energjia që vjen nga Rusia, Lindja e Mesme dhe Afrika. Kjo është arsyeja pse përplasja SHBA-Iran, e shoqëruar me një braktisje radikale të prodhimit të naftës në Iran dhe Venezuelë, e ka tmerruar Evropën.

Nëse Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit ose ngacmon anijet në Gjirin Persik, Bashkimi Evropian nuk ka gati asnjë aftësi që të garantojë shpërndarjen e furnizimeve jetike të naftës dhe gazit nga Lindja e Mesme. E vetmja siguri detare e Evropës është flota e NATO-s, një sinonim i Marinës së SHBA-së.

Rusia e Vladimir Putin, siguron rreth 30 përqind të nevojave të Evropës për naftë. Në kohë krize, Putin mund të ushtrojë një kontroll de-fakto mbi ekonominë evropiane. Pra, Evropa nuk pranon të zhvillojë rezervat e veta të gazit dhe të naftës, dhe as nuk do të financojë mbi fuqinë e nevojshme ushtarake për të siguruar importimin e sigurt energjik nga burime problematike apo edhe armiqësore.

Por nuk është e habitshme pse politika e jashtme tradicionale e Evropës, pasqyron paradokse të tilla të çmendura. Nevoja për energji, shpjegon edhe arsyen pse BE-ja ishte aq e etur të ruante të ashtuquajturën “marrëveshje bërthamore” të arritur me teokracinë në Teheran, si dhe nervozitetin ndaj histerisë anti-Rusi që u ngrit në Shtetet e Bashkuara pas zgjedhjeve presidenciale të 2016-ës.

Ndërkohë, evropianët janë të shqetësuar mbi administratën Trump. Ata e shohin qeverinë aktuale amerikane si nacionaliste dhe të paparashikueshme. Vetë amerikanët duket se nuk janë dhe aq të gatshëm sa në të shkuarën për të ndërhyrë në pikat e nxehta të botës, me synim garantimin e përdorimin të pandërprerë të rrugëve detare apo ajrore tregtare, në të mirë të të tjerëve.

Rezultati është një lloj “skizofrenie” evropiane, kur është fjala për SHBA-në dhe politikën e jashtme. Nga njëra anë, Brukseli e kundërshton varësinë e tij ushtarake nga Uashingtoni, ndërsa nga ana tjetër, lutet për vazhdimin e saj. BE promovon me zë të lartë lirinë dhe demokracinë jashtë vendit.

Por tregohet e kujdesshme, që të mbajë lidhje me autokracitë eksportuese të naftës, të cilat janë në kundërshtim me çdo vlerë që promovojnë evropianët. Gjermania bie dakord me aleatët e saj, se axhendat perandorake ruse mund të kërcënojnë autonominë evropiane.

Por privatisht, Berlini e siguron Putinin se dëshiron që të blejë të gjithë gazin dhe naftën, që Moska ka për të shitur. Pra, ajo që u siguron evropianëve mjaftueshëm benzinë çdo ditë, apo karburantin për ngrohjen e shtëpive nuk janë bateritë, ferma e erës apo panelet diellore.

Përkundrazi, ata bazohet tek një Rusi që është shpesh “më hënë”, dhe tek një sërë regjimesh të paqëndrueshme të Mesdheut, dhe tek një ushtri amerikane e nënvlerësuar. Në një botë logjike, evropianët duhet të rimarrin nën kontroll fatin e tyre.

Ky rivlerësim do të nënkuptonte përmirësimin e fuqisë së saj ushtarake, sidomos flotat detare të vendeve të BE. Gjithashtu, vendet evropiane duhet të nisin shpimet horizontale. Evropianët duhet të çojnë përpara më shumë projekte për prodhimin e energjisë bërthamore, projekte hidroelektrike dhe të teknologjisë pa karbon, të paktën derisa të bëhen të përdorshme burimet e reja të energjisë.

Evropa duhet të duartrokasë zhvillimin e ri të industrisë së gazit dhe naftës në SHBA, e cila ka rritur furnizimin në botë, ka diversifikuar furnizimin dhe ulur çmimet globale. Evropianët duhet të kujtojnë në mënyrë të veçantë, se ushtria amerikane e mban të sigurt tregtinë globale për të gjithë importuesit e prekshëm siç janë dhe ata vetë.

Por këto mjete shihen me sa duket në Evropë më keq, se “sëmundja” e varësisë nga nafta dhe gazi. Rezultati është sërish kaosi. Evropa jep leksione mbi dëmet e gazrave sere në atmosferë, ndërsa nga ana tjetër kërkon dëshpërimisht furnizime me lëndë djegëse fosile.

Gjermania që zakonisht diktonte tonin në Evropë, është edhe më hipokritja në denoncimin dhe blerjen e karburanteve fosile nga burime të pasigurta. Sot rreziku për Evropën, është se kjo lojë mund të përfundojë shumë shpejt. Amerikanët janë të vetë-mjaftueshëm në gaz dhe naftë.

Ata e kanë humbur interesin për “kënetat” e Lindjes së Mesme dhe petro-regjimet. Dhe atyre nuk u pëlqen më të patrullojnë botën në emër të vendeve, që mbështeten por edhe “kafshojnë në këmbë” ushtrinë amerikane.

Ndërkohë, sa më shumë evropianë përkëdhelin Rusinë, Iranin dhe shteteve të ndryshme të Gjirit, të pasura me naftë, aq më pak respekt fitojnë prej tyre. Është e vështirë të jesh edhe importuesi më i madh në botë i gazit dhe naftës, edhe kritiku më i zhurmshëm i karburanteve fosile. E megjithatë Evropa ka arritur që ta bëjë këtë./TIRANA TODAY

Tags: AUTOKRACITEenergjievropeproblemirusiavarur

TË LIDHURA

Aeroporti i Edinburgut në Skoci pezullon fluturimet, shkak defektet në teknologjinë e informacionit
Bota

Aeroporti i Edinburgut në Skoci pezullon fluturimet, shkak defektet në teknologjinë e informacionit

11:36 | 05/12/2025
Fermerët në protestë, mbi 6 mijë traktorë dhe dhjetëra rrugë të bllokuara në Greqi
Rajoni

Fermerët në protestë, mbi 6 mijë traktorë dhe dhjetëra rrugë të bllokuara në Greqi

10:56 | 05/12/2025
Përdorimi i celularëve nga nën 12-vjeçarët lidhet me rreziqe për shëndetin e tyre
Bota

Përdorimi i celularëve nga nën 12-vjeçarët lidhet me rreziqe për shëndetin e tyre

22:23 | 04/12/2025
Next Post
“Jeni në Serbi tani”/ Kapen 40 emigrantë irakianë në Vlorë, si u mashtruan

“Jeni në Serbi tani”/ Kapen 40 emigrantë irakianë në Vlorë, si u mashtruan

“OSHEE humbi 64 mln euro vitin që shkoi”, PD: Janë futur në xhepat e Ramës

“OSHEE humbi 64 mln euro vitin që shkoi”, PD: Janë futur në xhepat e Ramës

Udhëtonte me gruan në makinë për mbulim/ Pranga fierakut, çfarë u gjet në makinë

Udhëtonte me gruan në makinë për mbulim/ Pranga fierakut, çfarë u gjet në makinë







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Ka vënë në përgjim anëtarët e KLP? Reagon SPAK: Çdo deklaratë e pabazuar në fakte…
Aktualitet

Ka vënë në përgjim anëtarët e KLP? Reagon SPAK: Çdo deklaratë e pabazuar në fakte…

by mirseda
13:14 | 05/12/2025
0

Pas disa akuzave të bëra publike se SPAK po përgjon anëtarët e KLP-së, vjen një reagim nga...

Ibrahimaj në Këshillin e Investimeve: Hyrja në tregun e BE-së kërkon harmonizim me standarde…

Ibrahimaj në Këshillin e Investimeve: Hyrja në tregun e BE-së kërkon harmonizim me standarde…

12:28 | 05/12/2025
Mungon avokati, shtyhet seanca për Dritan Rexhepin, ja kur do të mbahet e radhës

Mungon avokati, shtyhet seanca për Dritan Rexhepin, ja kur do të mbahet e radhës

12:18 | 05/12/2025
Berisha premtim publik aleatëve: Sistemin e ardhshëm zgjedhor do e përcaktojmë bashkë

Berisha premtim publik aleatëve: Sistemin e ardhshëm zgjedhor do e përcaktojmë bashkë

12:16 | 05/12/2025
Spiropali dhe Kaja Kallas në takimin e miqve të Ballkanit Perëndimor: Zgjerimi i BE-së

Spiropali dhe Kaja Kallas në takimin e miqve të Ballkanit Perëndimor: Zgjerimi i BE-së

12:10 | 05/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com