Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Pro hapjes së listave, opozita e bashkuar: Rama ka frikë nga humbja e pushtetit

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Pro hapjes së listave, opozita e bashkuar: Rama ka frikë nga humbja e pushtetit

Gazment Bardhi, Oerd Bykykbashi dhe Petrit Vasili kanë dalë sot në një konferencë të përbashkët, ku kanë paraqitur argumentet e tyre, pse duhet të zbatohet hapja e listave të deputetëve në masën 100% në zgjedhjet e ardhshme.

Në një bashkëbisedim me mediat, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, dhe dy përfaqësuesit e opozitës së bashkuar në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, informuan mbi propozimin e opozitës së bashkuar për hapje 100% të listave.

“Opozita dje ka bërë një hap të madh para për konsesus për disa çështje që kanë të bëjnë me zgjedhjet.

Propozuam për hapje të listave 100 %, duke mbajtur në fuqi mandatet dhe koalicionet. Është një qëndrim koherent i opozitës. E kemi bërë të qartë që prioritet i Shqipërisë është garantimi i votës së lirë, garantimi i zgjedhjeve të lira.

Ishte Edi Rama që si publikisht, ashtu edhe në Këshillin Politik, refuzonte të diskutonte këtë temë. Ishte Edi Rama që refuzonte listat e hapura dhe ishte kundër tyre.

Sepse çdo lëvizje e Edi Ramës, është e motivuar nga frika e zgjedhjeve dhe humbjes së pushtetit të tij. Objektivi i tij, njëlloj si këto 4 vite pa rreshtur, ishte të ndalojë opozitën e bashkuar të konkurojë në zgjedhje e bashkuar si koalicion.

Për këtë qëllim, Edi Rama paraqiti në Kuvend, në mënyrë të njëanshme, një amendament kushtetutes që heq koalicionet parazgjedhore si subjekt zgjedhor. Fillimisht, ai përdori alibinë e mungesës së 84 votave për të miratuar marrëveshjen e 5 Qershorit. Edi Rama doli publikisht në mbështetje të heqjes së koalicioneve dhe gjoja hapjes gjysmake të listave vetëm një ditë pasi 6 deputetë deklaruan votën pro marrëveshjes së 5 Qershorit dhe realizuan kuorumin e duhur për marrëveshjen.

Pas kësaj, Edi Rama u fsheh pas mashtrimit se listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore nuk shkojnë bashkë me njëra-tjetrën. Si gjoja hapja gjysmake e listave, edhe pretendimi se koalicionet parazgjedhore dhe listat e hapura nuk shkojnë bashkë. Janë dy mashtrimet e trasha të Edi Ramës, për të justifikuar frikën e tij nga zgjedhjet dhe humbja e pushtetit.

Me formulën që propozon Edi Rama, 1/3 e listave, pra pjesa fituese, vazhdon të përzgjidhet nga partitë, ndërsa 2/3, pra listat humbëse, të jenë të hapura, pra zgjidhen nga qytetarët.

Kjo do të thotë që sipas formulës së Edi Ramës, pjesën dërrmuese fituese të deputetëve ta zgjedhin partitë dhe jo votuesit. Pra, rreth 100 deputetë të jenë të paracaktuar të jenë nga listat e mbyllura dhe vetëm afro 40 deputetë të jenë me votë parapëlqyese, pra me lista të hapura.

Opozita e bashkuar ka propozuar dje hapjen 100 % të listave. Por vota e qytetarëve nuk ka rëndësi për Edi Ramën. Për të rëndësi ka vetëm pushteti i tij abuziv dhe grabitqar.

Maska e Edi Ramës ka rënë. Të gjithë shqiptarët e kanë kuptuar nuk është hapja e listave, por ndalimi i koalicioneve parazgjedhore.

Me ndalimin e koalicioneve parazgjedhore, Edi Rama në praktikë çon votat që qytetarët hedhin kundër tij dhe qeverisë së tij, për partitë e vogla të koalicionit opozitar, që prodhojnë mandate opozitare, si vota për Partinë Socialiste. Pra, votat që qytetarët hedhin për të larguar Edi Ramën, sipas propozimit të Edi Ramës për heqjen e koalicioneve, prodhojnë mandate për Edi Ramën. Kjo është loja e Ramës”, u shpreh Bardhi.

Tags: Gazment BardhiOerd BykykbashiPetrit Vasilit

TË LIDHURA

Prona të zaptuara, Kisha Katolike me banorët e Baks-Rrjollit: organizohet “Udha e Kryqit”
Aktualitet

Prona të zaptuara, Kisha Katolike me banorët e Baks-Rrjollit: organizohet “Udha e Kryqit”

16:07 | 21/02/2026
Aksident në afërsi të Lezhës, makina përplas motomjetin, plagoset drejtuesi
Aktualitet

Aksident në afërsi të Lezhës, makina përplas motomjetin, plagoset drejtuesi

16:06 | 21/02/2026
Vrasje në Kavajë, 47-vjeçari goditet për vdekje me thikë nga bashkëmoshatari
Aktualitet

Vrasje në Kavajë, 47-vjeçari goditet për vdekje me thikë nga bashkëmoshatari

16:04 | 21/02/2026
Next Post
PD publikon formatin: Ja si mund të jetë një fletë votimi (Foto)

PD publikon formatin: Ja si mund të jetë një fletë votimi (Foto)

Infektohet kryebashkiaku i Mirditës, prej një jave në karantinë

Infektohet kryebashkiaku i Mirditës, prej një jave në karantinë

“Bëni si them unë, mos bëni si bëj unë”, Artan Hoxha bën për një lek Ramën (FOTO)

“Bëni si them unë, mos bëni si bëj unë”, Artan Hoxha bën për një lek Ramën (FOTO)







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Prona të zaptuara, Kisha Katolike me banorët e Baks-Rrjollit: organizohet “Udha e Kryqit”
Aktualitet

Prona të zaptuara, Kisha Katolike me banorët e Baks-Rrjollit: organizohet “Udha e Kryqit”

by mirseda
16:07 | 21/02/2026
0

Prej rreth 20 ditësh banorët e Baks-Rrjollit vijojnë të protestojnë e të kundërshtojnë ndërtimin e një resorti...

Aksident në afërsi të Lezhës, makina përplas motomjetin, plagoset drejtuesi

Aksident në afërsi të Lezhës, makina përplas motomjetin, plagoset drejtuesi

16:06 | 21/02/2026
Vrasje në Kavajë, 47-vjeçari goditet për vdekje me thikë nga bashkëmoshatari

Vrasje në Kavajë, 47-vjeçari goditet për vdekje me thikë nga bashkëmoshatari

16:04 | 21/02/2026
“Sulme asgjësuese në selitë e PS”/ Balla i përgjigjet Berishës: Thirrja për dhunë është vepër penale

“Sulme asgjësuese në selitë e PS”/ Balla i përgjigjet Berishës: Thirrja për dhunë është vepër penale

15:32 | 21/02/2026
Frikë nga konflikti me SHBA-të! Gjermania u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Irani

Frikë nga konflikti me SHBA-të! Gjermania u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Irani

15:30 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com