E premte, 15 Janar, 2021
9 C
Tirana

Prishtinë/ Nëse je pozitiv me Covid përfiton 50 euro, pensionistët 100 euro

Komuna e Prishtinës ka vendosur për të ndërmarrë disa vendime sa i takon shpenzimeve që kanë familjarët, sa i takon pandemisë së koronavirusit. Çdo familje në Kosovë ka për të paguar një faturë, e ndodhur në këto kushte, ndihma financiare do të ishte e nevojshme në këtë periudhë krize.

Dy ditë më parë, në një mbledhje të jashtëzakonshme të kuvendit, nga komuna e Prishtinës është marrë vendimi që për çdo qytetar të konfirmuar pozitiv me Covid-19 të dhurohet shuma prej 50 euro, ndërkohë që për pensionistët kjo shumë shkon në 100 euro.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi tha në “Wake Up”, se gjithçka do të përballohet nga buxheti i komunës dhe jo nga buxheti i shtetit.

“Qytetarët e Prishtinës kanë kontribuar me taksa çdo vit për komunën e Prishtinës, dhe sot këto taksa po përdoren për ta”, tha ndër të tjera ai.

Kosova çdo ditë shënon rekorde sa i takon të infektuarve, dhe pacientëve që nuk ia dalin dot mbanë. Autoritetet shëndetësore po bëjnë një punë të madhe dhe pavarësisht shtrëngimit të masave, situata nuk po njeh përmirësim.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Legjenda urbane e piktorit të mallkuar: Fëmijët e përlotur të Xhovani Bragolin

Ai është piktori venecian Bruno Amadio, ose i njohur më shumë si Xhovani Bragolin. I lindur në vitin 1911, artisti, për të cilin nuk...

Përmbytjet ‘mollë sherri’, Rama: Meta është në hall, se ndihmoj dot

Rama i ka kthyer përgjigje Metës sa i takon përmbytjeve. Kujtojmë këtu se presidenti Ilir Meta kërkoi reagim të shpejtë nga qeveria dhe jo...

Vetë e bëri vaksinën, Rama ua pret shkurt deputetëve

Kryeministri Rama deklaroi në konferencën me gazetarët se asnjë ministër, deputet dhe drejtor që nuk është mbi 75 vjeç, nuk do të jetë i...

Bien infektimet, Kosova lehtësohen masat anti-Covid

Gjatë ditëve të fundit është vënë re një situatë diku më e përmirësuar në Kosovë, si pasojë e koronavirusit vdekjeprurës. Teksa numri i të...

I dogjën makinën, ja kush ishte ‘shënjestra’

Një automjet tip "BMW X5" u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen 15 në Durrës, duke u djegur plotësisht në pjesën e...