Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Princi i Libofshës shpall planin: Legalizojmë hashashin, ja ku do të kultivohet

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Princi i Libofshës shpall planin: Legalizojmë hashashin, ja ku do të kultivohet

Nga Anxhela Ferra

Me veç një rrënjë të kultivuar apo qoftë edhe me një cigare hashash, në Shqipëri dënohesh me disa vite burg. Por, pavarësisht se ligji është i ashpër, në vendin tonë kultivimi i hashashit daton shumë vite më parë. Ndikuar kjo edhe nga favorizimi i kushteve klimaterike.

Princi Jarl Alexandre de Basseville, ose siç njihet ndryshe Princi i Libofshës në një intervistë për Tirana Today prezanton projektin e tij për ndryshimin e sistemit në një monarki parlamentare. Dhe një ndër pikat e tij, është legalizimi i hashashit dhe përdorimi në të mirë të ekonomisë së vendit. Me projektin e tij, ai synon ta kthejë Shqipërinë në shtetin kryesor në botë për kultivimin e hashashit.

“Në Shqipëri nuk ka ekonomi, ndërkohë nga hashashi vijnë shumë të ardhura. Sepse shumë fermerë e kanë kultivuar hashashin për vite me radhë. Nuk është në muajt e fundit. Ata e kanë bërë dhe ju keni hashash shumë të mirë që nuk e dini që ekziston. Me legalizimin kontrollohet sistemi, biznesi. Sigurisht vendoset edhe një taksë, ndaj është një gjë shumë e mirë për shtetin. Po ashtu hapen vende pune. Dhe ti nuk mund të ndalosh diçka që është traditë mijëra vjeçare. Është çmenduri.

Nevoja e njerëzve është të punojnë, të fitojnë para dhe të jetojnë mirë. Për mua Shqipëria ka një tokë e mrekullueshme, një dhuratë nga Zoti. Sepse ju mund të kultivoni çdo gjë këtu. Është e pabesueshme dhe mund të keni një agrikulturë të jashtëzakonshme. Kanabisi mund të mbillet sigurisht në Libofshë të Fierit dhe njerëzit e mi atje do të ishin shumë të lumtur për ta bërë. Por, edhe në veri apo jug ka shumë njerëz që e duan.”

Sipas Princit të Libofshës me legalizimin e hashashit do të zhduket fenomeni i trafikimit dhe krimit, si edhe njerëzit e shteti do të kenë të ardhura shumë më të mëdha. Ndërsa sa i takon konsumimit nga të rinjtë apo mbi konsumimit nga përdoruesit, ai thotë se do të rregullohen nëpërmjet parandalimeve si në rastin e duhanit apo alkoolit.

“Kur të legalizohet hashashi, shumë njerëz nuk do ta konsumojnë. Ju keni parandalime për duhanin, alkoolin. Pse nuk keni parandalime dhe për hashashin? Është e njëjta gjë. Ju po ashtu keni parandalime edhe për medikamente. Këto parandalime mund të kryhen në shkolla, universitete. Por, nëse keni paratë, mund të bëni shumë gjëra.

Hashashi nuk përdoret vetëm për tymosje, njerëzit duhet të mendojnë për këtë gjë. Ai është shumë i mirë edhe për shëndetin, për të kuruar disa sëmundje, si epilepsia apo të përdoret për fëmijët. Disa vite më parë, kur ishe me grip njerëzit të jepnin çaj me kanabis. Sot duket çmenduri, por është shumë e logjikshme dhe nëse e provon do ta shijosh. Hashashi po ashtu përdoret për masazh.”

Në vendin tonë janë ndërmarr disa aksione nga policia për shkatërrimin e parcelave apo kapjen e disa tonelatave hashash. Por, për Princin e Libofshës ky është një problem më vete, pasi nuk dihet se ku shkojnë paratë e kapura dhe kështu favorizohen vetëm një grup i caktuar individësh dhe jo qytetarët apo arka e shtetit.

“Problemi nuk janë njerëzit, sepse ata duan që të jetë legjitime. Nuk është problem për ta të paguajnë taksat. Thjesht politikat janë shumë mediokre. Këtë program ia kam dërguar edhe kryeministrit, por ai nuk kupton as ekonominë. Ai nuk kupton asgjë. Problemi me qeverinë është se të gjithë janë të trembur nga unë. Është shumë qesharake, pasi gjithmonë thonë që do të takohen me mua, por janë të frikësuar.

Janë disa deputetë me të cilët kam folur dhe jemi bërë miq. Kur i flas atyre dhe ia shpjegoj, sigurisht që janë dakord. Këtu ka diçka që nuk funksionon. Është shumë e çuditshme, pasi nëse autoritetet kapin disa ton kanabis, nga po vijnë, ku po i çojnë, kush po i merr paratë? Janë disa pyetje, përgjigjet e të cilave ne nuk i kemi. Prandaj, duhet që gjërat të bëhen transparente dhe kjo ndodh vetëm duke u bërë legale.

Sinqerisht, unë nuk e konsumoj, asnjëherë nuk e kam pëlqyer. Sigurisht kur kam qenë 13-14 vjeç kam pirë disa herë me miqtë, mirëpo nuk më pëlqen. Por, kjo nuk do të thotë asgjë. Unë e respektoj që njerëzit dhe bizneset duan të jetë legale. Kështu ta bëjmë Shqipërinë një nga shtetet kryesore në botën e kanabisit.”/TIRANA TODAY

Tags: hashashiKultivimilegalizimipolitikanëtPrinci i LibofshësPrinci Jarl Alexandre de Bassevilleprogram

TË LIDHURA

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

22:32 | 24/01/2026
Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve
Politikë

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë
Politikë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Next Post
Stërviste fëmijë si “ushtarë të Allahut”, ish-komando i publikonte video ne Youtube

Stërviste fëmijë si “ushtarë të Allahut”, ish-komando i publikonte video ne Youtube

Thellohen hetimet/Telefoni i grupit të Admir Murataj çohet në Izrael (detajet)

Thellohen hetimet/Telefoni i grupit të Admir Murataj çohet në Izrael (detajet)

Skënderbeu hedh poshtë UEFA-n: Jo në natyrën tonë kërcënimet, raportet dolën nga ju

Zbardhen prapaskenat/ Takaj drejt Lozanës, trajnerët e UEFA-s nuk duan të dëshmojnë







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

by mirseda
22:32 | 24/01/2026
0

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo me një reagim në rrjetet sociale ka akuzuar policinë se ka tejkaluar...

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

21:20 | 24/01/2026
Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

20:42 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com