Kronikë

Thellohen hetimet/Telefoni i grupit të Admir Murataj çohet në Izrael (detajet)

               Publikuar në : 18:53 - 15/04/19 M. S

Aparati celular i gjendur brenda furgonit me mbishkrimin ‘hetimi tatimor’ që u përdor për vjedhjen në Rinas, do të dërgohet në Izrael, për të hedhur më shumë dritë mbi bashkëpunëtorët e Admir Muratajt. Shpresat janë për të ç’koduar të gjitha bisedat dhe sms-të e kryera gjatë 6 muajve të fundit.

Nga përgjigjja paraprake e ekspertizës që i është bërë Muratajt, ka rezultuar se ai u qëllua me një plumb në kokë nga policia, gjatë shkëmbimit të zjarrit. Po kështu ekspertiza verifikoi se edhe vetë Murataj ka qëlluar në drejtim të uniformave blu, për shkak se në duart e tij janë vërejtur mbetje baruti.

Burime zyrtare nga organi i akuzës konfirmojnë për ‘Vizion Plus’, se ai është një celular i thjeshtë dhe i pakoduar. Në sajë të një kontrolli paraprak që i është bërë, ka rezultuar se nuk ka pasur të regjistruar asnjë thirrje zanore, që do të ishte me vlerë për grupin hetimor.

Tre prokurorët Besnik Muçi, Arens Çela dhe Klodian Braho kanë sekuestruar të gjitha raportet e shërbimit në aeroport, për të parë nëse janë zbatuar procedurat nga koncesionari dhe komisariati i Rinasit si edhe patrulla e FNSH.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT