Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Princ Harry dhe Meghan Markle do të heqin dorë nga Familja Mbretërore

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant

Princ Harry dhe gruaja e tij, Meghan Markle kanë habitur opinionin publik mbarë botëror, teksa kanë shprehur dëshirën për t’u tërhequr nga të qenurit anëtarë të Familjes Mbretërore.

Përmes një postimi në Instagram, Duka dhe Dukesha e Sussex shprehen se ata duan të punojnë për t’u bërë të pavarur financiarisht.

Ata shprehen se do ta ndajnë kohën e tyre mes Amerikës Veriore dhe Mbretërisë së Bashkuar. Kjo balancë sipas tyre, “do t’i ndihmojë ata të rrisin djalin e tyre me një vlerësim për traditën mbretërore ku ai lindi, duke i siguruar gjithashtu familjes tonë hapësirën për t’u përqendruar në kapitullin tjetër”.

Ata thonë se largimi do të ndodhë në çastin e duhur, teksa theksojnë se vijojnë të bashkëpunojnë me Familjen Mbretërore.

“Pas shumë muajsh reflektimi dhe diskutimesh të brendshme, ne kemi zgjedhur të bëjmë një ndryshim këtë vit, duke filluar të krijojmë një rol të ri progresiv brenda këtij institucioni. Ne synojmë të tërhiqemi si anëtarë të “vjetër” të Familjes Mbretërore dhe të punojmë për t’u bërë të pavarur financiarisht, teksa do vazhdojmë të mbështesim plotësisht Madhështinë e saj, Mbretëreshën. Falë inkurajimit tuaj gjatë viteve të fundit, ne ndjehemi të përgatitur për ta bërë këtë ndryshim. Ne tani po planifikojmë ta balancojmë kohën tonë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Amerikës së Veriut, teksa do vijojmë të respektojmë detyrën tonë ndaj Mbretëreshës, Komonuelthit dhe patronazheve tona. Ky ekuilibër gjeografik do të na mundësojë ta rrisim djalin tonë me një vlerësim për traditën mbretërore ku ai lindi, duke i siguruar gjithashtu familjes tonë hapësirën për t’u përqëndruar në kapitullin tjetër, përfshirë këtu edhe fillimin e entitetit tonë të ri të bamirësisë. Ne mezi presim të ndajmë detajet e plota të këtij hapi tjetër emocionues i cili do ndodhë në kohën e duhur, pasi vazhdojmë të bashkëpunojmë me Madhështinë e saj Mbretëreshën, Princin e Uellsit, Dukën e Kembrixhit dhe të gjitha palët përkatëse. Deri atëherë, ju lutemi pranoni falënderimet tona më të thella për mbështetjen tuaj të vazhdueshme”, shprehen ata.

Tags: dëshirënDukaDukeshafamiljalargimmbretëroreMeghan MarklePrinci Harry

TË LIDHURA

Bota

Rubio bisedë telefonike me presidentin bolivian: Premton mbështetje për vendin

09:23 | 05/06/2026
Bota

E rëndë në SHBA/ 28-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, ai më pas kryen vetëvrasje

08:52 | 05/06/2026
Bota

Putin: Paqja në Ukrainë mund të arrihet shpejt nëse të dyja palët bëjnë kompromis

20:39 | 04/06/2026
Next Post

Mbërrin në Tiranë ambasadori i ri italian, mesazhi që iu drejton shqiptarëve

Trump: Sa të jem unë President, Irani s’do të lejohet t’i ketë këto pajisje

"Ka qenë i dënuar"/ PD kërkesë për të hetuar kryebashkiakun e Mallakastrës







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

by mirseda
22:07 | 05/06/2026
0

Në protestën e sotme të qytetarëve para Kryeministrisë ka kaluar edhe ambasadori i delegacionit të BE-së në...

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

21:34 | 05/06/2026

“Honxho-bonxhot më flasin për investime”/ Rama shmang kërkesat e protestuesve në Vlorë

21:22 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com