Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

“Primaret” që mund ta ndajnë për herë të dytë PD

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Mero Baze

Nuk është hera e parë që PD bën “primare” në zgjedhje lokale. Të parat i ka bërë në zgjedhjet e vitit 2000. Natyrisht pak më të mira se këto tani. Atëherë, kur PD ishte e izoluar dhe dëshira për t’u identifikuar me të ishte minimale, organizimi i “primareve” për kandidatët për kryetar bashkie apo komune, ishin një mekanizëm për ta ringjallur dëshirën për tu identifikuar me opozitën. Dhe në shumë prej komunave dhe bashkive pa ndonjë interes direkt politik të Berishës, ato u bënë dhe të mira.

Por lajmi nuk ishte ky. Lajmi ishte si Berisha diktonte kandidatët aty ku dëshironte. Përveç orientimit të gjithë strukturave, anekdotike ishte mënyra sesi prezantonte. Për shembull në Tiranë ishin tre kandidatë. Bamir Topi, Besnik Mustafaj dhe Spartak Ngjela.

Kur Berisha në konferencën për shtyp njoftoi kandidatët pak a shumë tha: Në garë ka hyrë shkrimtari i shquar, diplomati i mirënjohur dhe themeluesi i PD, Besnik Mustafaj si dhe Bamir Topi dhe Spartak Ngjela.

Natyrisht pas kësaj dihej kush duhet të fitonte. Dhe kjo pastaj përsëritej me humor për çdo kandidat fitues.
Mu kujtua ky episod ndërsa po regjistrohen njëri pas tjetrit përsëri kandidatët e Tiranës. I pari ishte Belind Këlliçi. Sapo ai njoftoi kandidimin, Berisha dhe Meta njëzëri përshëndetën vendimin, dhe sidomos premtimin se do jepte dorëheqje nga deputet, sikur të ishte ngjarje ndërkombëtare. A thua se kishte opsion tjetër.

Pas kësaj është regjistruar dhe Gert Bogdani sot, por nuk ka deklarata. Ndoshta dhe të tjerët pas tij. Pak a shumë ky është një lloj para prezantimi i kandidatëve që të kujton atë skenën e prezantimit të vitit 2000, ku në garë ishte Besnik Mustafaj  etj….

Ky ishte leksioni i parë nga ato primare, pra që fituesi varej nga mënyra si sillej Berisha me prezantimin e tyre.
Leksioni i dytë ishte përçarja afatgjatë që la në PD. Prej vitit 2000 deri më 2005, në tre palë zgjedhje që pasuan (lokale dhe parlamentare) ndarja e vitit 2000 ndjehej në çdo degë. Ndjehej pasi një pale ndjehej e persekutuar dhe e shtypur nga pala tjetër. Ishte efekti i mungesës së garës reale, ajo që kishte prishur më shumë punë se sa kishte rregulluar.

Dhe të mendosh që ato ishin edhe më demokratike dhe më të motivuara se këto. Pasi këto nuk janë primare që zhvillohen për të fituar kundër Ramës, por për fituar kundër Bashës me qëllim që të mbysë dëshirat e kandidatëve për të shkuar të kandidojnë me partinë e tij. Por në fakt mund t’ia shtojë.

Tags: mero bazePDprimaret

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Next Post

Shtrenjtohen kreditë në lekë, interesat prekin nivelin më të lartë prej vitit 2018

Bujar Bukoshi: Kosova është i vetmi vend në Ballkan, që nuk ka asnjë lider që i është fshehur drejtësisë

SHBA-Angli, si sfidë e opozitës dhe tandemi Berisha-Meta







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Shtyhet seanca gjyqësore për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Piro Xhixhon. Caktohet data e radhës

by mirseda
12:26 | 08/06/2026
0

Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Piro Xhixhos, për shkak të mungesës së...

Të shtëna me armë në Kamëz, një person humb jetën

12:07 | 08/06/2026

U përplas me një person për motive të dobëta, arrestohet autori i plagosjes së djeshme në Shijak

12:05 | 08/06/2026

LAJMI I FUNDIT/ Plagosje me armë zjarri në Kamëz

11:58 | 08/06/2026

Seanca në GJKKO për dosjen “Partizani”, dëshmon ish-drejtoresha e Sporteve

11:53 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com