Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Presidenti Trump: Disa media duan që ta mbaj vendin mbyllur

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Presidenti Trump: Disa media duan që ta mbaj vendin mbyllur

Presidenti amerikan Donald Trump përsëriti të mërkurën pretendimin se “disa njerëz” në media duan që ekonomia të vuajë si rezultat i epidemisë së koronavirusit.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë në konferencën e përditshme për shtyp, zoti Trump tha se “media do donte të më shihte të mos dilja mirë në zgjedhje”.

Ai po i përgjigjej pyetjes së një gazetareje lidhur me synimin për të rihapur bizneset për Pashkë dhe nëse kishte motive politike pas atij objektivi.

“Mendoj se ka njerëz që do të donin të mos hapej kaq shpejt”, u përgjigj ai.

Më herët të mërkurën ai shkruante në Twitter se “mediat e këqia janë forca dominuese që duan që unë ta mbaj vendin të mbyllur sa më shumë të jetë e mundur me shpresën se do të më dëmtojë për zgjedhje. Njerëzit e thjeshtë duan që të rikthehen në punë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai.

Ekspertët e shëndetësisë vazhdojnë të theksojnë rëndësinë e vazhdimësisë së masave si distancimi social për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

“Është e qartë që nuk jemi në një pikë ku mund të marrim frymë të qetë”, tha Jennifer Nuzzo, një epidemiologe në Universitetin Johns Hopkins.

Kostoja ndaj ekonomisë amerikane nëse sëmuren më shumë njerëz, do të ishte më e rëndë se tani, i tha Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve,

Edhe guvernatori i Nju Jorkut, shteti më i prekur nga epidemia e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, po kritikon sugjerimin e Presidentit.

“Asnjë amerikan nuk do që të përshpejtohet ekonomia në dëm të jetës së njerëzve. Mos na bëni të zgjedhim mes një strategjie të mençur mjekësore dhe një strategjie të mençur ekonomike”, tha Andrew Cuomo.

Ndërkaq në Pentagon, Gjeneral Mark Milley, kreu i shtatmadhorisë amerikane tha gjithashtu se pandemia e koronavirusit mund të zgjasë tre muaj dhe se çrregullimet në mënyrën e punës dhe të jetesës mund të vazhdojnë deri në korrik.

Edhe Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper tha se gjendja me koronavirusion do të kapërcehet “në një periudhë muajsh”. /Voa

Tags: Donald TrumpmbyllurMediavend

TË LIDHURA

Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për cunam
Bota

Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për cunam

10:19 | 20/04/2026
“Ata shkelën armëpushimin që nga fillimi”, Ministria e Jashtme iraniane: Nuk ka plane për bisedime
Bota

“Ata shkelën armëpushimin që nga fillimi”, Ministria e Jashtme iraniane: Nuk ka plane për bisedime

10:06 | 20/04/2026
“Ende nuk i kemi dixhitalizuar martesat…”Rama për “Il Giornale”: Kur hartuam reformën në drejtësi,
Politikë

“Ende nuk i kemi dixhitalizuar martesat…”Rama për “Il Giornale”: Kur hartuam reformën në drejtësi,

09:40 | 20/04/2026
Next Post
“Fundjavë Ndryshe”, krahu i djathtë i operacionit humanitar/ Rama: Mirënjohje për sakrificën

“Fundjavë Ndryshe”, krahu i djathtë i operacionit humanitar/ Rama: Mirënjohje për sakrificën

Koronavirusi/ 655 persona humbën jetën brenda 24 orëve në Spanjë

Koronavirusi/ 655 persona humbën jetën brenda 24 orëve në Spanjë

Meshkujt rrezikohen më shumë nga pandemia? Ja çfarë thonë ekspertët

Meshkujt rrezikohen më shumë nga pandemia? Ja çfarë thonë ekspertët







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

16:27 | 17/04/2026




TË FUNDIT

A do të ndalohen rrjetet sociale për të miturit?/ Përgjigjet kryeministri Rama
Aktualitet

A do të ndalohen rrjetet sociale për të miturit?/ Përgjigjet kryeministri Rama

by mirseda
12:58 | 20/04/2026
0

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për median italiane ‘Il Giornale’, është shprehur edhe lidhur me ndalimin...

“Gati për skenarin e zgjedhjeve të reja ”, mbyllet pa marrëveshje takimi Kurti-Abdixhiku

“Gati për skenarin e zgjedhjeve të reja ”, mbyllet pa marrëveshje takimi Kurti-Abdixhiku

12:29 | 20/04/2026
“Tendencat nacionaliste ndonjëherë mund të shfaqen shpejt, shpesh duke reflektuar mungesë pjekurie”

“Tendencat nacionaliste ndonjëherë mund të shfaqen shpejt, shpesh duke reflektuar mungesë pjekurie”

12:27 | 20/04/2026
Komisioni parlamentar mban një minutë heshtje për mësuesin që ndërroi jetë në krye të detyrës

Komisioni parlamentar mban një minutë heshtje për mësuesin që ndërroi jetë në krye të detyrës

11:49 | 20/04/2026
Bashkia e Gjirokastrës padi ndaj personit që përhapi lajmin e rremë për kryebashkiakun

Bashkia e Gjirokastrës padi ndaj personit që përhapi lajmin e rremë për kryebashkiakun

11:38 | 20/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com