E premte, 3 Prill, 2020
3 C
Tirana

“Fundjavë Ndryshe”, krahu i djathtë i operacionit humanitar/ Rama: Mirënjohje për sakrificën

Lexo edhe ...

COVID-19 e gjeti Evropën të përgjumur

Më pak se një muaj para se Evropa të fillonte të përpëlitej për maska, ventilatorë dhe teste për koronavirusin, qeveritë e vendeve të Bashkimit...

Koronavirusi/ Përse Shqipëria nuk bën më shumë teste? Përgjigjet Rama

Kreu i Qeverisë Edi Rama në një lidhje direkte me emisionin “Opinion”, ndër të tjera iu përgjigj pyetjes: “Përse Shqipëria nuk bën më shumë...

Shqiptarët e mbetur jashtë/ Rama: Motra dhe vëllezër mos tentoni të vini

Kryeministri Edi Rama në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” foli për shqiptarët të cilët nuk arritën të riatdhesohen. Kreu i Qeverisë tha se sapo...

Akti Normativ mbi pagesat e qirave/ Rama shpjegon si do paguhen Prilli dhe Maji

Kryeministri Edi Rama përgjatë një lidhje direkte në emisionin “Opinion” shpjegoi Aktin Normativ të nxjerrë nga qeveria për të rregulluar raportin e qirave në...

Në një kohë kur e gjithë Shqipëria është në karantinë, Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” ka trokitur derë më derë, për t’i ardhur në ndihmë shqiptarëve, të cilët po kalojnë këto ditë të vështira nga koronavirusi vdekjeprurës.

Thirrja e autoriteteve është për të qëndruar të mbyllur brenda banesave. E ndërsa “Fundjavë Ndryshe”, ka arritur që të shkojë deri në zonat më të thella, duke iu ofruar ushqime, e deri tek produktet farmaceutike, kryesisht dezinfektantë, në mënyrë që ata të mbrohen nga COVID-19.

Stafi i Fondacionit, me në krye themeluesin Arbër Hajdari, prej disa ditësh ndodhet në terren, për të shpërndarë ndihma tek shqiptarët e vetë-izoluar.

E ky gjest human është vlerësuar edhe nga kryeministri Rama, i cili ka shprehur falenderimet ndaj punës së pakursyer të kësaj gjenerate të re, që ka dhënë kontributin e pakursyer edhe në këto ditë të vështira për mbarë popullin shqiptar. Bëhet fjalë për një shpërndarje masive ndihmash, specifikisht, për mbi 8000 familje të izoluara.

“FUNDJAVË NDRYSHE, KRAHU I DJATHTË I OPERACIONIT HUMANITAR, MERITON GJITHË MIRËNJOHJEN TONË PËR VAJZAT E DJEMTË, QË VULLNETARISHT PO SAKRIFIKOJNË ÇDO DITË, BASHKË ME FORCAT E SHTETIT NË TERREN, DUKE U BËRË SHËMBËLLTYRA E NJERËZILLËKUT NË KËTË KOHË KOLERE. #RESPEKT”, shkruan Rama në postimin e radhës në rrjetin social Facebook.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria



Të fundit

COVID-19 e gjeti Evropën të përgjumur

Më pak se një muaj para se Evropa të fillonte të përpëlitej për maska, ventilatorë dhe teste për koronavirusin, qeveritë e vendeve të Bashkimit...

Koronavirusi/ Përse Shqipëria nuk bën më shumë teste? Përgjigjet Rama

Kreu i Qeverisë Edi Rama në një lidhje direkte me emisionin “Opinion”, ndër të tjera iu përgjigj pyetjes: “Përse Shqipëria nuk bën më shumë...

Shqiptarët e mbetur jashtë/ Rama: Motra dhe vëllezër mos tentoni të vini

Kryeministri Edi Rama në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” foli për shqiptarët të cilët nuk arritën të riatdhesohen. Kreu i Qeverisë tha se sapo...

Akti Normativ mbi pagesat e qirave/ Rama shpjegon si do paguhen Prilli dhe Maji

Kryeministri Edi Rama përgjatë një lidhje direkte në emisionin “Opinion” shpjegoi Aktin Normativ të nxjerrë nga qeveria për të rregulluar raportin e qirave në...

Lukaku shpërthen në akuza: U desh një juventin i infektuar që të ndalej futbolli

Përhapja e koronavirusit ka sjellë ndalesën e futbollit, por edhe ka tensionuar mardhëniet mes klubeve në Itali. Disa prej tyre mendonin se duhej vepruar...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT