Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Presidenca: Rilindja, fushatë millosheviçiane ndaj familjarëve të UÇK-së

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
“I sëmuri i Surrelit…”, zëdhënësi i Metës shpërthen ndaj Ramës

Presidenca i kërkon kryeministrit Edi Rama që të ndalë fushatën ndaj familjarëve të UÇK dhe inteletualëve të Kosovës.

Zëdhënësi, Tedi Blushi shkruan në rrjetin social Facebook, se Rilindja ka nisur një fushatë antikombëtare dhe millosheviçiane.

Blushi tha se nuk ka patur shkelje për ligjin për shtetësinë.

Sipas tij, asnjë i huaj nuk ka marrë shtetësi shqiptare pa u verifikuar më parë në Institucionin përkatës të Sigurisë Kombëtare

Postimi i Blushit në Facebook

NDAL FUSHATËS ANTIKOMBËTARE NDAJ FAMILJARËVE TË DËSHMORËVE TË UÇK DHE INTELEKTUALËVE TË KOSOVËS!

Pa u shuar mirë skandali i etiketimit si “terroristë” të futbollistëve të FK Tirana dhe fyerjes së komunitetit të tironasve autoktonë;

Pasi po përdhosin çdo ditë me fushatën e pështirë spiropaliste vlerat e Luftës Antifashiste, Dëshmorët dhe Heronjtë e saj;

“Rilindja”, ky sekt pa vlera, pa familje, pa nder dhe pa Atdhe, ka nisur një fushatë të egër antikombëtare, tërësisht millosheviçiane, kundër figurave më të spikatura të kombit shqiptar!

Nuk kemi dashur prej kohësh t’u përgjigjemi portaleve në të zezë të “Rilindjes” për “Fake News”-et e ndyra që prodhojnë çdo ditë, por nuk mund të heshtim kur Zëdhënësi i Tao Qylit, Malavita dhe Doçët e tyre mediatikë, për llogari të Trendit Buburrec, përdorin gjuhën e Millosheviçit, Sheshelit dhe Arkanit famëkeq për t’i cilësuar “të padenjë për të qenë shqiptarë” dhe “skandal të rëndë e cënim të sigurisë kombëtare”, dhënien e shtetësisë shqiptare për familjarët e Dëshmorëve të UÇK-së dhe për artistët e intelektualët e spikatur shqiptarë në Kosovë, Maqedoni të Veriut e Diasporë.

Garantojmë me përgjegjësi të plotë ligjore dhe institucionale se nuk është shkelur asnjë presje dhe jo më gërmë, e ligjit “Për shtetësinë”.

Portaleve në të zezë të Rilindjes që përgojojnë procedurat e dhënies së shtetësisë për disa familjarë të Dëshmorëve të UÇK apo personaliteteve nga Kosova, u kujtojmë se është ndjekur e njëjta procedurë si me kolegun e tyre Baton dhe familjen e tij nga Presidenti në vitin 2005.

Asnjë i huaj nuk ka marrë shtetësi shqiptare pa u verifikuar më parë në Institucionin përkatës të Sigurisë Kombëtare. Madje as futbollisti “terrorist” i Tironës.

Në zbatim të rregullave, shumica e shtetësive për të huajt janë dhënë për bashkim familjar.

Kjo është lehtësisht e verifikueshme dhe Institucioni është i hapur për të vënë në dispozicion, vetëm sipas rregullave në fuqi, çdo informacion të kërkuar.

Por “Rilindja” që në axhendë të saj ka shkatërrimin e familjes dhe përdhosjen e vlerave të saj, e urren bashkimin e rregullt dhe ligjor familjar.

Për të disatën herë, i bëjmë thirrje Trendit Buburrec, që prej kohësh ka nxjerrë në shitje Kosovën dhe Shqipërinë, të urdhërojë pupacët e pështirë mediatikë të ndalojnë urgjentisht këtë fushatë të ndyrë antikombëtare ndaj shqiptarëve të Kosovës e kudo ndodhen, që edhe Millosheviçi, Shesheli e Arkani i zi do ja u kishin zili.

Boll fabrikuat lajme të rreme, por merruni me një lajm të vërtetë: Mafien e inceneratorëve!

Apo keni frikë se ju presin koromanen?

 

Tags: edi ramapresidencarilindjashtetësiaTedi Blushi

TË LIDHURA

Tjetër vatër në jug të vendit, bie zjarr pranë një resorti në Ksamil
Aktualitet

Tjetër vatër në jug të vendit, bie zjarr pranë një resorti në Ksamil

20:17 | 26/06/2025
“Parkoje ti, jo unë”, vajzat kapen për flokësh për një vend parkimi
Aktualitet

“Parkoje ti, jo unë”, vajzat kapen për flokësh për një vend parkimi

20:14 | 26/06/2025
Makina përplaset me automjetet e parkuar pranë një këndi lojërash
Aktualitet

Makina përplaset me automjetet e parkuar pranë një këndi lojërash

19:37 | 26/06/2025
Next Post
Ndryshim të ministrave/ Rama: I kemi të mirë, por e mira s’ka fund

Ndryshim të ministrave/ Rama: I kemi të mirë, por e mira s'ka fund

Gjobat për maskat, Rama: Për mua duhet të ishin më të larta

Gjobat për maskat, Rama: Për mua duhet të ishin më të larta

Rama: Lulin e dua shumë, por një shuplakë një herë në muaj e do

Rama: Lulin e dua shumë, por një shuplakë një herë në muaj e do

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

BE ‘ngre zërin’ për Gazën/ Kërkesë për armëpushim të menjëhershëm
Bota

BE ‘ngre zërin’ për Gazën/ Kërkesë për armëpushim të menjëhershëm

by mirseda
20:28 | 26/06/2025
0

“Këshilli Evropian bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe lirimin pa kushte të të...

Kapet bosi më i kërkuar i drogës/ Ishte fshehur në një bunker lukzos

Kapet bosi më i kërkuar i drogës/ Ishte fshehur në një bunker lukzos

20:19 | 26/06/2025
Tjetër vatër në jug të vendit, bie zjarr pranë një resorti në Ksamil

Tjetër vatër në jug të vendit, bie zjarr pranë një resorti në Ksamil

20:17 | 26/06/2025
“Parkoje ti, jo unë”, vajzat kapen për flokësh për një vend parkimi

“Parkoje ti, jo unë”, vajzat kapen për flokësh për një vend parkimi

20:14 | 26/06/2025
Egli Tako paralajmëron projektin e ri muzikor, ja me kë do bashkëpunojë

Egli Tako paralajmëron projektin e ri muzikor, ja me kë do bashkëpunojë

19:50 | 26/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com