E enjte, 20 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

Ndryshim të ministrave/ Rama: I kemi të mirë, por e mira s’ka fund

Në konferencën për mediat, kryeministri Edi Rama nuk dha një përgjigje të drejtëpërdrejtë nëse do të ketë ndryshim të kabinetit ministror, por nuk e përjashtoi si mundësi. Ai tha se ministrat janë të mirë, por e mira nuk ka fund. Pasi sipas tij, secili ka mundësi për të bërë më shumë.

“Ministrat i kemi të mirë, por e mira s’ka fund. Secili ka mundësi për të bërë më shumë. Në kërkim të përditshëm për ta bërë më mirë punën, dhe për të dhënë më shumë ka një vlerë të madhe edhe dëgjimi i njerëzve.

Unë e kam një sistem dëgjimi që edhe si pasojë e eksperiencës kam arritur ta kem shumë funksional të kombinuar përmes dëgjimit të drejtpërdrejtë, të atyre që ndërveprojnë në rrjetet sociale.

Në opinionin tim që është një hapësirë e jashtëzakonshme mesazhesh, në anketimet e përmuajshme që bëjmë të opinionit publik me entitete autonome që na japim mundësinë për të pasur një pasqyrë të situatës në çdo muaj, dhe dëgjimi i anëtarësisë është një vlerë e shtuar për të kuptuar individualisht cila është marrëdhënia, shkalla e lidhjes me anëtarë të partisë dhe përfaqësuesve të tyre. Opinioni dhe vlerësimi për përfaqësuesit në qeveri dhe mbasi të bëjmë këtë në cikël të parë, ne do hymë më thellë me pyetje specifike për anëtarët. Kjo është një fazë koalodimi që është një proces i ri, kanë filluar të ndërveprojnë një pjesë e vogël dhe për këtë arsye i kemi lënë vetes 45 ditë për këtë cikël të parë”, tha Rama.

Lexo edhe :   Shërbimi sekret për të ruajtur Erdoganin, truprojat i kontrolluan ushqimin
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...