Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me anë të pamjeve, të disa nga kantiereve të rindërtimit të banesave të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.
Kreu i qeverisë shkruan se prej rrënojave të tragjedisë, po lind një jetë e re.
https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10158125702011523
Pas tërmetit vdekjeprurës prej 6. 4 ballësh të 26 nëntorit, dhjetëra qytetarë ngelën pa shtëpi.
Tërmeti me pasoja tragjike në njerëz, ku 51 persona humbën jetën, ka shkaktuar edhe një kosto tejet të lartë financiare me banesat dhe apartamentet e dëmtuara nga lëkundjet e forta të 26 nëntorit.