Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me anë të pamjeve, të disa nga kantiereve të rindërtimit të banesave të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.
Kreu i qeverisë shkruan se prej rrënojave të tragjedisë, po lind një jetë e re.
MIRËMËNGJES 😊dhe me këtë album nga disa kantiere të Rindërtimit, ku prej rrënojave të tragjedisë po lind një jetë e re për ata që u goditën më shumë, ju uroj një të dielë të bukur🙏
Publiée par Edi Rama sur Samedi 5 septembre 2020
Pas tërmetit vdekjeprurës prej 6. 4 ballësh të 26 nëntorit, dhjetëra qytetarë ngelën pa shtëpi.
Tërmeti me pasoja tragjike në njerëz, ku 51 persona humbën jetën, ka shkaktuar edhe një kosto tejet të lartë financiare me banesat dhe apartamentet e dëmtuara nga lëkundjet e forta të 26 nëntorit.