Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeministrin shqiptar Edi Rama, në Kryeministri.
Sipas “News24” takimi ka 3 orë që ka nisur dhe vijon ende. Kujtojmë se takimi mes kryeministrit Rama dhe kreut të Vetëvendosjes vjen pas zgjedhjeve në Kosovë, ku Vetëvendosja doli fituese.
Këtë takim kryeministri Rama e njoftoi edhe mbrëmë në emisionin “Opinion”, ndërsa nuk dihet ende se për çfarë po diskutohet apo nëse do të ketë një deklaratë për shtyp pas takimit.