Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

“Populli që beson më shumë në…”, shqiptarët thyejnë tjetër rekord

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Institucionet shqiptare e kanë bërë aq keq punën e tyre, saqë i kanë bërë shqiptarët popullin që ka besimin më të lartë nga çdo shtet tjetër evropian në institucionet e BE-së. Sipas një raporti të Eurostat, gati 80 për qind e popullsisë së Shqipërisë kishin besim të lartë në Parlamentin Europian në 2018-ën. Kjo ishte përqindja më e lartë e besimit në raport me shtetet e tjera europiane.

Pas Shqipërisë besimin më të lartë në institucionet e BE-së e kanë shtete anëtare të BE-së si Suedia, Belgjika, Finlanda, Holanda, Danimarka etj, ndërsa besimin e më të ulët e kishte Britania e Madhe, Greqia, Spanja, Çekia, Sllovenia, Franca etj. Shqipëria ka gjithashtu besimin më të lartë në institucionet e BE-së edhe në krahasim me vendet e tjera të Rajonit, teksa Serbia dhe Turqia paraqiten me besimin më të ulët.

Ky besim i lartë i shqiptarëve tek BE reflektohet edhe në përdorimin e lartë të euros si monedhë për transaksione. Në një studim të publikuar së fundmi “Roli Ndërkombëtar i Euros”, BQE referon se preferenca për euron është veçanërisht e lartë në Shqipëri dhe Serbi.

BQE ka vërejtur se pas krizës së borxheve në Eurozonë të vitit 2009 ka nisur të bjerë besimi ndaj euros i koordinuar edhe me politikat kombëtare të vendeve. Por Shqipëria dhe Serbia vijuan të kenë nivelin më të lartë të përdorimit të euros në transaksionet e tyre cash në raport me vendet e tjera.

Besimi i lartë tek institucionet e BE lidhet me faktin se shqiptarët nuk kanë besim tek institucionet e tyre publike. /Monitor

Tags: besonpopullirekordshqiptaret

TË LIDHURA

Aktualitet

Pas protestave masive në Shqipëri, Berlin e Mynih, edhe diaspora në Itali mban tubime

11:30 | 06/06/2026
Aktualitet

Anëtarësia e PD-së në Lushnjë voton sot për zgjedhjen e kryetarit të degës

11:24 | 06/06/2026
Aktualitet

I dënuar për trafik droge dhe kanosje, kapet në Kurbin 54-vjeçari, pritet ekstradimi në Itali

11:08 | 06/06/2026
Next Post

Katica Janeva e vetme në qeli, ç’po ndodh në burgun maqedonas

Plani sekret i Boris Johnson për Brexit

Humbën në Karaburun, policia në kërkim të turistëve hungarezë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Pas protestave masive në Shqipëri, Berlin e Mynih, edhe diaspora në Itali mban tubime

by mirseda
11:30 | 06/06/2026
0

Protesta masive që nisën me Zvërnecin por që tashmë po artikulojnë revolucionin dhe largimin e kryeministrit Edi...

Anëtarësia e PD-së në Lushnjë voton sot për zgjedhjen e kryetarit të degës

11:24 | 06/06/2026

I dënuar për trafik droge dhe kanosje, kapet në Kurbin 54-vjeçari, pritet ekstradimi në Itali

11:08 | 06/06/2026

Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, vendas dhe të huaj mbushin bregdetin e Durrësit

11:07 | 06/06/2026

I akuzuar për vrasje në vitin 2020, ekstradohet nga Italia 44-vjeçari shqiptar

10:41 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com