Politika shqiptare në zi/ COVID-19 i mori jetën parakohe ish-deputetit të PS

Ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-ministri Marko Bello, nuk ia ka dalë mbanë të fitojë betejën me koronavirusin.

Ai ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare. Bello ishte shtruar në një spital në Turqi ku po kurohej nga Covid-19.

Marko Bello ka lindur në vitin 1961. Ai ka qenë deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nga viti 2001-2013 dhe ka mbajtur postin e ministrit për Integrimin Evropian dhe ministër Shteti për Koordinimin Qeveritar.

Marko Bello ka shërbyer edhe si ambasador i Shqipërisë në Rumani në periudhën 1997-2000. Më pas ai ka mbajtur edhe detyrën e zv/ministrit të Mbrotjes. Marko Bello ishte dhe një nga anëtarët themelues të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.