Shifrat e sotme të të infekruave me COVID-19, kanë thyer rekordin. Shifrat në rritje kanë shtuar edhe më tej zërat nga mjekët e klasa politike, se çfarë ka ndikuar në këtë situatë.
Profesori i njohur Et’hem Ruka, ka publikuar disa grafikë, ndërsa i shqetësuar shkruan vetëm: “pa koment”.
“10 QERSHOR 2020: SITUATA E COVID-19 NE VENDIN TONE
Pa koment!”.
Në kundërpërgjigje të statusit të Prof. Dr. Et’hem Ruka, mjeku Tritan Kalo zbulon edhe arsyet e rritjes së numrit të infektimeve, lidhur me mosrespektimin e masave.
Tritan Kalo– Pulitika e praptë krijoj bindjen se Sars-Cov2/Covid-19 ishte një trill…Vetndërgjegjësimi, kujdesi individual e kolektiv, higjena individuale dhe kolektive, mbajtja e maskave ku ka grumbullime e në mjedise kolektive, ajrimi i kujdesshëm i mjediseve, hidrimi dhe ushqimi i shëndershëm, pak nga pak u braktisën dhe ja dy javë pas lehtësimit të masave kufizuese jemi këtu ku nuk DUHEJ të ishim….
Et’hem Ruka- Shume njerez i bien shkurt, duke e konsideruar pandemine si te parendesishme.Nese nuk do te kishte funksionuar karantinimi, sipas burimeve shkencore britanike, Europa do te kishte patur mbi 3 milione vdekje. Doktor Kalo keni mirenjohjen tone. Mos u trishtoni kur ju gjykojne. Keshtu jemi gatuar, ju duartrokasim nga ballkonet e shtepive, pastaj harrojme dhe u masakrojme ne rrjetet sociale! Numri i ulet i vdekjeve ka brenda pa asnje diskutim investimin tuaj profesional dhe perkushtimin e larte njerezor!