pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24betasusjustin tvultrabettaraftarium24justin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibomsafirbetgrandpashabetmatbet girişzenbetmarsbahiszenbetzenbetcasibomganobetpusulabetjojobet canlıbetplay1win giriş1wintambet girişholiganbetromabet girişesbetgrandpashabet giriş1winbetsalvador girişgrandpashabetcasinoroyal girişbetsalvadormercurecasino girişcasinoroyalnesinecasino girişmercurecasinomarsbahis girişmatbet girişsafirbetbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetsalvadorpalacebetteosbettambetbetgitromabetnesinecasino güncel girişholiganbet güncel girişibizabet güncel girişBettilt güncel girişimajbet girişimajbetnesinecasinoganobetcasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomcasinowonjojobetibizabetpusulabetholiganbetjojobethititbetbahiscomcasibomjojobetsuperbetincasibomgrandpashabetromabetjojobet girişJojobetHoliganbetGrandpashabetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom girişholiganbet girişholiganbet girişgrandpashabet girişcasibom
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Policia s’ka dyshime: Jan Prenga vdiq pa u futur në resort

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Policia e Shtetit ka shmangur çdo dyshim mbi fatin e Jan Prengës, i cili u mor peng më 17 janar në Kamzë. Në një komunikatë për mediat, policia sqaron se ka prova të pakundërshtueshme që Jan Prenga ka humbur jetën para se të futej në resort nga pengmarrësit, të cilët tashmë janë identifikuar, disa madje janë vendosur në pranga. Strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me prokurorinë, vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë krim, si dhe për gjetjen e trupit të Jan Prengës.

Njoftimi i policisë

Sqarim për opinionin publik, në lidhje me pengmarrjen me pasojë vdekjen e shtetasit J. P.  dhe punën e Policisë nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Nisur nga publikimi i disa lajmeve në disa media vizive dhe të shkruara, në lidhje me  veprimet e kryera nga ana e Policisë për gjetjen e shtetasit të marrë peng më datë 17 janar 2020, si dhe mbi spekulimin në lidhje me dinamikën e ngjarjes, informojmë opinionin publik se lajmet janë tërësisht të pavërteta.

Në lidhje me këtë ngjarje Policia e Shtetit ka informuar publikun e gjerë nëpërmjet zëdhënësit të saj mbi ecurinë e veprimeve procedurale të kryera në vazhdimësi, në lidhje me pengmarrjen e shtetasit J. P.

Grupi i posaçëm hetimor,  pasi  siguroi  informacione nga burime policore dhe duke përdorur të gjitha teknikat speciale të hetimit të miratuara nga Prokuroria dhe Gjykata  në përfundim të analizimit të informacioneve të siguruara krijoi bindjen e plotë të bazuar mbi prova  se shtetasi J. P. mund të mbahej peng në resortin në pronësi të shtetasit A. H., banues në Shijak.

Mbi bazën e këtyre informacioneve u hartua plan-operacioni dhe u zhvillua operacioni policor i koduar “Resorti”.

Duam të theksojmë se Policia e Shtetit disponon prova të pakundërshtueshme se shtetasi J. P.  ka ndërruar jetë më datë 17 janar, pra ditën e rrëmbimit, dhe se në resort është dërguar pa shenja jete.

Strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me prokurorinë, vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë krim, si dhe për gjetjen e trupit të shtetasit J. P.

Duke marrë parasysh rëndësinë e këtij hetimi, si dhe shqetësimin e familjarëve, të cilët janë duke pritur për gjetjen e trupit të shtetasit J. P., kërkojmë mirëkuptimin e gazetarëve dhe  analistëve që të mos publikojnë të dhëna  të pavërteta që dëmtojnë ecurinë e hetimeve dhe shkaktojnë akoma më shumë traumë psikologjike tek familjarët, të cilët kanë shprehur shqetësimin e tyre për publikimet e lajmeve të pavërteta dhe lidhje të tyre me këtë ngjarje.

Policia e Shtetit është e hapur për të bashkëpunuar me median dhe publikun, por gjithmonë në hapësirat e lejuara nga ligji dhe në interes të së mirës së përgjithshme.

Tags: hetimejan prengaPolicia e Shtetit

TË LIDHURA

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

22:48 | 13/06/2026
Aktualitet

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026
Aktualitet

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026
Next Post

Ambasada e SHBA zbardh detaje nga takimi i Yuri Kim me prokurorët e SPAK

“T’i theva dhëmbët”, Romeo Veshaj kërcënon gazetarin në lokal (VIDEO)

Pompeo: Partia Komuniste e Kinës, kërcënimi më i madh i kësaj epoke







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

by mirseda
22:48 | 13/06/2026
0

Tashmë ka përfunduar protesta e 14-të përpara Kryeministrisë, ky qytetarët mblidhen çdo ditë në orën 18:00. Qytetarët...

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026

2 javë protestë para Kryeministrisë/ Protestuesit sërish ndezin flakadanë në mes të turmës

22:31 | 13/06/2026

Tetë të arrestuar gjatë protestës kundër emigracionit në Liverpool

22:12 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com