Policia Rrugore ka ushtruar gjatë natës kontrolle në rrugën interurbane Tiranë- Durrës, ku janë konstatuar 20 raste të shpejtësisë tej normave të lejuara.
Sipas policisë, këto raste u konstatuan në vetëm 300 minuta kontroll, teksa theksojnë se shpejtësia e tyre varionte nga 141 km/h deri në 191 km/h.
Policia bëri apel që të respektohen rregullat e qarkullimit, pasi kjo shpejtësi pa asnjë urgjencë ose pa asnjë shkak rrezikon jo vetëm drejtuesin e mjetit, por cenon rëndë edhe sigurinë rrugore të përdoruesve të tjerë të rrugës.