Kronikë

Polici i burgut vrau ish-të dashurin e të afërmes, zbardhen detaje nga ngjarja në Kavajë


               Publikuar në : 08:48 - 10/10/19 Enno

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Kavajës.

Sipas BalkanWeb, viktima Dritan Haxholli ka shkuar i armatosur në shtëpinë e ish-të dashurës rreth orës 02:00 të natës për t’u sqaruar pasi ishin ndarë. Nga thirrjet dhe bërtitjet e vajzës në fjalë, në banesën e saj ka shkuar polici i burgjeve, Bledar Toci, për t’i ardhur në ndihmë.

Toci i cili ishte një i afërm i vajzës, është plagosur nga Haxholli me armë zjarri. Pas kësaj, efektivi i policisë e ka qëlluar me armën e shërbimit për vetëmbrojtje Haxhollin, duke e lënë të vdekur. Ndërkohë policia po merr në pyetje gruan e re dhe policin për të zbuluar më shumë rreth kësaj ngjarjeje.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT