Bota

Komandot turke vazhdojnë të avancojnë në lindje të Eufratit


               Publikuar në : 08:53 - 10/10/19 Gentjan Progni

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë njoftoi se njësitë e komandos që marrin pjesë në operacionin “Burimi i Paqes” vazhdojnë të avancojnë në lindje të Eufratit, raportoi Anadolu Agency (AA).

“Komandot tona që marrin pjesë në operacionin ‘Burimi i Paqes’ vazhdojnë të avancojnë në lindje të Eufratit”, shkroi ministria në rrjetin social twitter.

Në postim gjithashu mori pjesë edhe një fotografi e komandove që përparojnë në terren e inçizuar me kamerë speciale me vizion nate.

Turqia sot nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë “për të siguruar kufijtë e saj duke eliminuar elementet terroriste, me qëllim për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë”, raportoi Anadolu Agency.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT