Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

A po i tremb vërtet Basha kundërshtarët e tij politikë?

9 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
A po i tremb vërtet Basha kundërshtarët e tij politikë?

Mero Baze/Në një çadër ku të gjithë bërtasin “fitore”, zëri i ngjirur i Lulzim Bashës nuk ka fuqi të tregojë të vërtetën e asaj që ndjen për Kavajën. Ndryshe nga njerëzit rrotull tij, ai e di se çfarë është ajo që i kanë dhënë për të ushqyer çadrën.

Faktori ndërkombëtar, i cili nxitoi të reagonte në një kohë me Edi Ramën për ta përshëndetur, ka rekomanduar shtyrjen e zgjedhjeve në Kavajë, qyshkur se ato u dekretuan nga Bujar Nishani. Po ashtu, ditën që Ilir Meta pranoi të bëhej president, një nga kërkesat që kishte për Edi Ramën, ishte tërheqja nga Kavaja, meqë “nuk ishin bashkë në atë proces”.

Por stërzgjatja e vendimit prej Edi Ramës, është një taktikë malinje e tij, për të prodhuar “opozitën e dhunshme” në vend të opozitës së çadrës, që maksimumi t’i ngre nervat me ngrënie farash dhe DJ që vë këngë të Sinanit.

Në gjithë betejën tre mujore të Lulzim Bashës, ai ka zgjedhur të sfidojë me paqen dhe jo me dhunën. Kjo nuk është se nuk ka ngjitur. Gjithë mbështetësit e tij, mezi presin të thonë që nuk janë të dhunshëm, dhe ta paraqesin këtë si meritë dhe jo si detyrim për të qenë të tillë. Ata duket sikur po çlirohen nga një akuzë kozmike ndaj tyre, që u ka mbetur për shkak të imazhit të Berishës.

Edi Rama e ruajti kumtimin e vendimit për tërheqje nga Kavaja, kur opozita filloi të flasë për dhunë, dhe çfarë është më cinike, kur Rama filloi të flasë për skenarë destabilizimi, që në fakt nuk ekzistojnë. Në një farë mënyre, tërheqja nga Kavaja u përdor për të improvizuar profilin e dhunshëm të opozitës dhe për t’i mëshuar idesë që tre muaj me paqe nuk arritën asgjë.

Kjo pa diskutim është një tinëzari që do ta mbajë larg opozitën nga 18 qershori, por dhe mund ta trimërojë më 13 maj të bëjë atë që nuk e lanë  të bëjë në Kavajë. Pra, nëse Rama e ka pas seriozisht që në Kavajë ka pasur skenarë destabilizimi, dhe nëse opozita vërtet “gëzohet” se ja doli ta trembë Ramën me dhunë, atëherë më 13 maj ata kanë rastin të provojnë se e kanë fituar vetë Kavajën dhe nuk ua kanë dhënë në tavolinë si ndihmë humanitare për çadrën.

Është kjo arsye që më bën të besoj se Lulzim Basha nuk është i gëzuar nga ajo që ndodhi me Kavajën. Një përplasje në Kavajë, por qoftë dhe një zhvillim negativ, do t’i jepte atij më shumë arsye për të qenë larg 18 qershorit, se sa sot. Edhe nëse e gjen këtë arsye më 13 maj, do të jetë vonë. Deri atëherë ka pak shanse të korrigjohet kursi i mosfutjes në zgjedhje, dhe ne thjeshtë do të kemi një demonstrim force, që ose do t’i japë të drejtë Edi Ramës për Kavajën, ose do provojë që Kavaja ka qenë një pazar tavoline i Ramës, Metës, ndërkombëtarëve dhe Bashës.

Lulzim Basha tani është në dilemë kë të quajë fitore, rezistencën paqësore, apo dhunën që po glorifikon këto 24 orë. Nëse do të glorifikojë rezistencën paqësore në çadër, ai duhet të jetë i gëzuar që nuk u bë Kavaja, jo për shkak të dhunës që paralajmëroi, por për shkak të dhunës që shpëtoi të ushtronte. Nëse do të glorifikojë fuqinë tek dhuna, atëherë ai duhet të jetë i mërzitur që u anulua Kavaja, pasi atje mund të tregonte muskujt.

Kjo histori, që ky është i gëzuar, edhe që është paqësor, edhe që “i trembi me dhunë” kundërshtarët, është pak qesharake. Ai duhet të zgjedhë çfarë është në të vërtetë, dhe me çfarë i tremb kundërshtarët. E di që kjo është një kërkesë torturuese për të, por të provojë njëherë! (Gazeta TemA)

Tags: 13 majbashabujar nishaniedi ramakavajëkundershtaret politikeMetanderkombetaretprotesta

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Nishani dekoron me titullin “Nderi i Kombit” Himarën

Nishani dekoron me titullin “Nderi i Kombit” Himarën

Deputetja e PD-së “rilind” në maj përkrah Ramës në Gjirokastër /VIDEO

Deputetja e PD-së “rilind” në maj përkrah Ramës në Gjirokastër /VIDEO

Kandidati i PS-së, flet pas tërheqjes nga gara: Rama më habiti me vendimin e tij, do rikandidoj sërish

Kandidati i PS-së, flet pas tërheqjes nga gara: Rama më habiti me vendimin e tij, do rikandidoj sërish







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Reuters: Irani po shqyrton lehtësimin e kufizimeve në Ngushticën e Hormuzit
Analizë

Reuters: Irani po shqyrton lehtësimin e kufizimeve në Ngushticën e Hormuzit

by mirseda
13:03 | 16/04/2026
0

Irani mund të shqyrtojë mundësinë e lejimit të anijeve të kalojnë lirshëm nëpër anën e Omanit, të...

Plagosi një person në vitin 2023 në bashkëpunim me vëllanë e tij, arrestohet në Shëngjin 22-vjeçari

Plagosi një person në vitin 2023 në bashkëpunim me vëllanë e tij, arrestohet në Shëngjin 22-vjeçari

13:01 | 16/04/2026
Rama vizitë zyrtare në Romë dhe Barcelonë, zbardhet agjenda e kryeministrit

Rama vizitë zyrtare në Romë dhe Barcelonë, zbardhet agjenda e kryeministrit

12:28 | 16/04/2026
“Nafta e fermerëve subvencionohet në gjithë BE-në”, Berisha në Kuvend: Të bëjmë ndërhyrje urgjente

“Nafta e fermerëve subvencionohet në gjithë BE-në”, Berisha në Kuvend: Të bëjmë ndërhyrje urgjente

10:49 | 16/04/2026
“S’ka punë në Kuvend ky projektligj”, Balla i përgjigjet Balliut për emërimin e kreut të Gardës

“S’ka punë në Kuvend ky projektligj”, Balla i përgjigjet Balliut për emërimin e kreut të Gardës

10:40 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com