Kandidati i dorëhequr për kreun e Bashkisë së Kavajës, Klodian Shehi thekson se nuk e priste vendimin e Ramës për t’u tërhequr nga gara.
Habia e Shehit, rezulton të jetë e vërtetë, kur ai u pyet nga “Tirana Today” më datë 29 prill nëse i ishte bërë një kërkesë nga kryeministri Rama për t’u tërhequr, ai u përgjigj: “Në mënyrë absolute jo. Kavaja nuk dorëzohet kurrë”, Beteja e 7 majit në Kavajë, Shehi: Nuk tërhiqem nga gara. Opozita nuk e ndalon dot vullnetin e qytetarëve ditën e zgjedhjeve.
Por, ai thekson se rikandojë sërish pasi ka mbështetjen e Partisë Socialiste që nga kryeministri Rama, bazës së partisë, ministrit Ahmetaj që është edhe koordinator i PS-së së Kavajës.
“Do të rikandidoj sërish. Kam mbështetjen e bazës dhe të kryeministrit. Jam ende i habitur për vendimin e tërheqjes nga gara, por i besoj kryeministrit dhe arsyeve të tërheqjes dhe jam gati të përballem me çdo kandidat të opozitës”,- thotë Shehi në një intervistë për “News 24”.
Nga opozita nuk duket asnjë sinjal pozitiv për të dhënë konsensusin për zgjedhjet në Kavajë.
Për kreun e degës së Partisë Demokratike të Rrethit, Isa Sakja zgjedhjet do të bllokohen edhe në 18 qershor.
Sakja mohon zërat për skenarë të opozitës për të desbilizuar Kavajën në ditën e zgjedhjeve duke ripërsëritur qëndrimin e kryetarit Basha se në 7 maj në Kavajë do të mbahej vetëm një tubim paqësor me shumë të ardhur nga rrethet.
“Zgjedhje në Kavajë do këtë vetëm pas konsensusit politik. Këtu nuk ka pasur asnjë skenar dhune, pasi ne jemi qytetarë dhe e duam Kavajën”.