Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Po lëreni njëherë Shqipërinë, të qetë

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shpëtim Nazarko: Do i fusja plumbin Ramës, nëse do ti hidhte helm kimik popullit

Nga Shpëtim Nazarko

Rama është në Stamboll dhe ka dalë në televizion aty, për të kërkuar ndihmë për tërmetin. Meta, ka dalë me deklaratë që në pikë të mëngjesit, për 8 dhjetorin. Basha është në Durrës dhe na bekon në emër të Zotit… Veliaj, se ku është diku dhe flet për qendra rinore…

Po përkundër këtyre figurave eminente, më del përpara një më e thjeshtë. Profesoresha 77-vjeçare, që flet qetë. Edhe kur moderatori i emisionit, kërkon t’i nxjerrë me zor ndonjë fjalë të rëndë, jo vetëm për tërmetin, por edhe për shkaqe apo shkaktarë, që mund t’i quash edhe krime a kriminelë. Por, ajo nuk e njeh këtë lloj gjuhe, jo për shkak të frikës që kanë ata me status të njeriut publik, që dridhen edhe vetëm kur e mendojnë akuzën…

Flet me qetësinë e njeriut të urtë dhe të ditur. Më duket që në fytyrë, se mbart sharmin e Marie Kyrisë dhe atë bukurinë që nderon racën tonë të vjetër, pavarësisht moshës që mban.

Jam i bindur dhe pa bërë ndonjë sondazh, se i ka mundur të gjithë ata që përmenda më lart, me lehtësinë më të madhe. Me qartësinë e të diturit dhe të urtit.

Kur e shihja, m’u kujtua historia e murgut budist, që tregon miku im Adhurim, nga Korça, këto ditë. Kur të tërë bëjnë të shpëtojnë shkollën e fshatit me kova nëpër duar, ai rri dhe shikon e nuk flet. E kur e pyesin, pse nuk vepron, thotë thjesht: – Po shikoj, ku do të ndërtohet shkolla e re…

Po profesoresha, është pak. Ikën nga emisionet dhe fillon prapë avazi.

Më duket, se jam në një vend ku bien pa fund, kambana kishash, nga mëngjesi në darkë, ku hoxhë të çmendur, këndojnë lutjet nga 5 herë në ditë.

Është vetëm pasojë e tërmetit, thua?

Jo. Shqipëria është çmendur. Dhe doktorët që vijnë vërdallë, kanë pjesën e luanit që ajo është në këtë vuajtje.

Po shikoja Metën, sot në mëngjes, që fliste për 8 dhjetorin e 30 viteve më parë. Për lavdinë e asaj dite. Bën pjesën dhe atë detyrën që kanë funksionarët e lartë, për raste festash. E mirë…

Mua më duket ndryshe, 8 dhjetori. E rënë copash, Shqipëria e asaj kohe më kujtoi një tregim të jashtëzakonshëm të Kadaresë. Sulltani kish vendosur të falte të burgosurit e t’i ftonte në një darkë. E erdhën nga të gjitha anët e mbretërisë. Po ishin sakatë, të gjymtuar, gjysmëqorra nga mungesa e dritës së burgut. Hëngrën nga supa e ofruar. U erdhi ngrohtë dhe u ndjenë mirë. Aq mirë, sa menduan se mund të bëheshin ata vetë, zotër në vend të sulltanit që ishte duke vdekur…

Ka tridhjetë vjet që dalin mëngjes, drekë dhe darkë në televizione, Tregojnë, sa mirë e bëjnë një punë dhe sa mirë do të na e bëjnë atë tjetrën.

Dhe për profesoreshën e kolegët e saj, ka pak vend. Në xhinxhovën e krijuar, megjithëse bie një rreze dielli në mënyrën e të menduarit, apo të ideve, profesoresha dhe të tjerë si ajo, mbeten pak.

Dhe tani, pas tridhjetë vjetëve, më duket se jemi prapë në skenën e Kadaresë. Po të burgosurit realë, janë ca të tjerë. Profesorë realë, njerëz që dinë të mendojnë, produkte shkolle të prindërve të varfër, që zbatojnë porositë e baballarëve të Kombit, se vendi mund të ndriçohet vetëm prej tyre dhe jo prej zyrtarëve, që kanë tridhjetë vjet që këndojnë të njëjtën ninullë…

Shqipëria do ta kalojë edhe këtë provë. Herë shtrirë duke rënkuar, e herë gjysmëngritur. Po ndryshe.

Kjo nuk është punë e politikës së madhe. Ajo e provoi tridhjetë vjet, se çfarë mund të bënte. E provoi në prona, toka të pavaditura, pyje të pambrojtura, ujra të pista si kurrë më parë. Kudo ku vuri dorë.

Tani del rrugëve, për të dhënë kurajo. Të tëra mund t’i bëjë, po këtë të fundit, jo. Për të dhënë dritë për nesër? As këtë s’e bën dot. Çfarë kishte për të bërë, e bëri. Rezultatet le t’i shohë nëse rri e mendohet ca, para se të dalë rrugëve.

Vendi është i sëmurë rëndë. Profesoresha ishte një doktor i thjeshtë dhe fisnik, që në një fushë të madhe ku janë të gjithë në karantinë, si produkt i kolerës, ngushëlloi a këshilloi, siç bëjnë të urtët.

Po është pak… fare pak. Ekranet i zunë prapë ustallarët e vjetër. Dhe duket se, nuk i shkul njeri prej këto istikamesh.

Ndërkohë, Shqipërinë e kanë lënë të gjithë trenat. Nuk ka punë, as me ëndrra të mëdha për korridore, që e lidhin me botën. As me hekurudha që transportojnë mineralet e saj. As me porte, që e lidhin me fqinjët.

Është mbyllur në atë mjerimin e madh. Lëngon si një ushtri, që është e tëra, nën rrënoja, prej tridhjetë vjetësh, megjithëse nuk e ka sulmuar asnjë armik.

Doktorë ka ata që i vijnë vërdallë prej tridhjetë vjetësh, po me të njëjtën mënyrë. Me të njëjtin intensitet, nga mëngjesi në darkë. Në televizione, radio, gazeta, portale a një dreq e di.

Thua, mund të projektojnë ëndrra për të nesërmen e mirë, pas sëmundjes? Jo, nuk e besoj!

Lëreni një herë Shqipërinë, të qetë. Do t’ia dalë më shpejt dhe më qartë, nga gjithë kjo fatkeqësi.

Vendi, megjithëse i varfër deri në infinit, ka kohë që i ka mbrehur instrumentet e mbijetesës. I ka çuar fëmijët jashtë vendit e në shkolla të mira. Kanë grumbulluar më shumë në trutë e tyre, sa mendojnë burokratët partiakë, që e çuan vendin në këtë hall.

Po hapuani derën! Në mos në qeveri a administratë, aty ku populli dëgjon më shumë. Në radio e televizion, në gazeta e portale. Kudo ku mund të dëgjohet.

Një profesoreshë e vjetër, doli dhe shërbeu më shumë se gjithë politika e majtë dhe e djathtë…

Thirrini mendjes. Lëreni njëherë Shqipërinë, të qetë! Lëreni të thurë ëndrrën e saj. Vetëm ëndrra, mund ta shpëtojë nga sëmundja./ (Konica.al)

Tags: komentshpetim nazarko

TË LIDHURA

“Meta në paraburgim pa dosje”/ Reagon Ambasada në Shkup
Aktualitet

“Meta në paraburgim pa dosje”/ Reagon Ambasada në Shkup

22:28 | 27/03/2026
Pjesë e rrjetit të kokainës në Itali, arrestohet i riu shqiptar, iu gjetën 21 pako kokainë
Aktualitet

Pjesë e rrjetit të kokainës në Itali, arrestohet i riu shqiptar, iu gjetën 21 pako kokainë

21:16 | 27/03/2026
Dhuna në familje në rritje/ 490 raste në 3 muaj, gratë shpesh heshtin dhe mbeten të pambrojtura
Aktualitet

Dhuna në familje në rritje/ 490 raste në 3 muaj, gratë shpesh heshtin dhe mbeten të pambrojtura

20:20 | 27/03/2026
Next Post
Dukagjin/ Bie në greminë efektivi i RENEA-s

Dukagjin/ Bie në greminë efektivi i RENEA-s

Ndërron jetë regjisorja shqiptare

Ndërron jetë në moshën 21-vjeçare reperi i njohur

Si e nisën javën euro, dollari dhe paundi britanik

Si e nisën javën euro, dollari dhe paundi britanik







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Irani dënon sulmet izraelite: “Do paguani çmim të rëndë”
Bota

Irani dënon sulmet izraelite: “Do paguani çmim të rëndë”

by mirseda
23:03 | 27/03/2026
0

Ministri i Jashtëm i Iran, Abbas Araghchi, ka dënuar ashpër sulmet izraelite ndaj objekteve bërthamore iraniane, duke...

Sulmet iraniane ndaj shteteve të Gjirit vazhdojnë, dy porte në Kuvajt sulmohen me dronë dhe raketa

Sulmet iraniane ndaj shteteve të Gjirit vazhdojnë, dy porte në Kuvajt sulmohen me dronë dhe raketa

22:47 | 27/03/2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

22:35 | 27/03/2026
“Meta në paraburgim pa dosje”/ Reagon Ambasada në Shkup

“Meta në paraburgim pa dosje”/ Reagon Ambasada në Shkup

22:28 | 27/03/2026
Mbi 400 luftëtarë të Hezbollahit janë vrarë që nga fillimi i konfliktit me Izraelin

Mbi 400 luftëtarë të Hezbollahit janë vrarë që nga fillimi i konfliktit me Izraelin

22:06 | 27/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com