Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Dukagjin të Shkodrës. Mësohet se një efektiv i Reneas ka rënë nga një lartësi e madhe në greminë. Sipas të dhënave paraprake, raportohet se bëhet fjalë për Bledar Beluli.
Shkarkimi nga detyra/ Ardian Fullani padit Parlamentin dhe Bankën në Strasburg
Menjëherë sapo janë njoftuar për ngjarjen, forcat e policisë dhe ato të Reneas janë nisur drejt vendngjarjes. Në vijim pritet të zbardhen edhe detaje të tjera. Ndërkohë, në gatishmëri janë dhe helikopterë për nxjerrjen e tij nga gremina nëse grupet e shpëtimit hasin probleme.