E hënë, 20 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

Po fotografonin një protestë të grave, talebanët bëjnë për spital dy fotografë

Dy gazetarë që mbuluan protestat e së mërkurës në Afganistan, janë dhunuar nga talebanët. Ata raportohen se janë dhunuar, pasi u arrestuan nga talebanët në Kabul.

Fotografi Nematullah Naqdi foli për agjencinë e lajmeve AFP. “Njëri prej talebanëve më vuri këmbën në kokë, më dërrmoi fytyrën. Më goditën në kokë … Mendova se do të më vrisnin”.

Naqdi po mbulonte një protestë të grave, para një stacioni policie me kolegun e tij në gazetën lokale Etilaatroz, Taqi Darybai.

Gazetarët afganë tregojnë për rrahjet nga talebanët

Talebanët kanë ndaluar protestat, nëse nuk autorizohen nga Ministria e Drejtësisë. Por dhjetëra demonstrues që brohorisnin “ne duam liri” u mblodhën pranë Ambasadës së Pakistanit në Kabul, dhe militantët talebanë hapën zjarr për t’i shpërndarë ata, thanë protestuesit.

Më shumë demonstrata u raportuan në provincat Parwan dhe Nimruz. Të shtënat me armë u dëgjuan në Parwan. Protestuesit bërtitën: “Askush nuk mund ta mbyllë zërin tonë me forcën e armëve, vdekje për Pakistanin dhe Shtetet e Bashkuara”.

Një tjetër protestë e grave u zhvillua në provincën Kapisa, në verilindje të Kabulit, thonë raportet lokale. Burimet i thanë agjensisë Aamaj, se disa gra ishin arrestuar.

Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shërbimet sekrete zbulojnë planin/ Parandalohet ekzekutimi i Zoran Zaev

Shërbimet sekrete greke dhe qeveria parandaluan një atentat ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, disa muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës...

Në politikën gjermane nuk përfaqësohen sa duhet migrantët

"What's your Heimat?" - cili është atdheu juaj u pyet W. Michael Blumental, drejtori që themeloi Muzeun Hebre në Berlin në vitin 2014. Për...

Pse berishizmi, është enverizimi i ri shqiptar

Nga: Mero Baze Kjo që po i ndodh Partisë Demokratike, Partisë së Punës, ka filluar ti ndodh në vitin 1991. Kur ajo filloi të reformohej...

VIDEO/Drogë, armë e vjedhje energjie, momenti i arrestimit të volejbollistit

Një volejbollist ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur me armë zjarri, municion luftarak dhe kokainë. Volejbollisti 26-vjeçar i identifikuar si Eraldo...

Debati në PD, Basha-Berisha na sjell edhe njëherë debatin për sovranitetin

Nga: Ben Andoni Në Shqipëri është e prerë dhe e menjëherë-pranueshme se nëse e thotë diçka apo e artikulon ambasadori i SHBA-së, atëherë deklarata ka...