Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Një e premte e zezë vetëm për opozitën!

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Nga: Dritan Hila

Një nder temat e ekipit të strategjisë elektorale të PD-së dhe punonjësve të shtypit të saj prezent në panele, ishte se “PD ka ndryshuar dhe Berisha tashmë ishte një njeri në pension që nuk ka fuqi të ndikojë në parti dhe në një qeveri të ardhshme”.

Ne fakt mjafton fryma e Berishës ende mbizotëruese në PD që kjo të jetë një parti regresive dhe, këtë formim kjo forcë e dëshmon me tepëri. Agresiviteti në sulme, krahinarizmi, mungesa e referencave në luftën e saj politike, janë treguesi.

E, megjithë përpjekjet e makinës së propagandës se opozitës për të mbuluar rrudhat e PD-së, nuk ia doli. Votuesi shqiptar votoi si asnjëherë në historinë e pluralizmit, për herë të tretë PS-në. Për të, pavarësisht gabimeve, shkeljeve dhe problemeve, oferta e Ramës ishte më e mirë se mishmashi që kishin përballë, i gjithi nën komandën okulte të Berishës.

Dhe njerëzit nuk u gabuan. E vërtetoi disa ditë më vonë vetë SHBA-ja.

Shpallja e Berishës dhe familjes së tij nga SHBA “non grata”, dhe cilësimi si njerëz të korruptuar dhe minues të demokracisë është një damkë që hodhi poshtë gjithë legjendat që ai i kishte ngritur me aq mund si pishtar demokracie dhe i pa korruptuar.

Kjo nxorri në pah edhe rolin e vërtetë qe ai ka në PD pasi gjithë periudha disamujore nga etiketimi i Berishës dhe deri të premten, ne kemi një dëshmi që PD-ja jo vetëm nuk ka ndryshuar, jo vetëm që komandohet ende nga Berisha dhe ushtarë të tij, por se është edhe një parti që po shndërrohet në formacion kamikaze.

Se çfarë do të ndodhë pas të premtes, është një skenar i shkruar dhe i përsëritur. Përfaqësues të opozitës do dalin t’i japin mësime SHBA-së se çfarë është demokracia dhe kush është Berisha; grupi i PD-së do vazhdojë të rrijë gatitu para plakut; punonjësit e propagandës do përpiqen të sqarojnë se kjo është një betejë me detyrim e imponuar nga Sorosi; kurse në sytë e shqiptarëve, të paktën shumicës së tyre, do fillojnë t’i ngjajnë gjithmonë e më shumë pensionistëve të dikurshëm të selisë ku janë ngulur, që nga fundi viteve ‘80-të mendonin se mund të përballonin të vetëm një sulm të NATO-s dhe Traktatit të Varshavës së bashku. Këta te sotmit të paktën janë më modestë, por gjithsesi duke i siguruar vetes gjithmonë e më shumë një vend nderi në raftet e pluhurosura të historisë shqiptare, te mbushur plot me delirantë dhe të fandaksur ruralë.

Tags: Dritan HilaPD

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Next Post

Dita nis me diell, priten reshje lokale në këto qytete

"Tërmet” brenda PD-së, Berisha përjashtohet nga grupi parlamentar

Berisha kërcënon se do të nisë lëvizjet, për të rimarrë drejtimin e partisë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Meçollari në protestë: Rama ka shkatërruar Shqipërinë, Aeroporti i Kukësit pa fluturime

by mirseda
19:24 | 09/06/2026
0

Ish-komandanti e Flotës Detare, Artur Meçollari, foli sot në protestën e 10-të që u mbajt në Tiranë...

Tabaku dhe Bylykbashi: Integrimi në BE kërkon reforma, jo vetëm data politike

18:23 | 09/06/2026

Rama i dhuron libër gazetares: “Për lulen time irlandeze, nga një vrasës flamingosh”

18:02 | 09/06/2026

Vjosa Osmani: Qytetarët duan kompromis, ne jemi gati të bashkëpunojmë

18:00 | 09/06/2026

Helikopter ushtarak amerikan rrëzohet pranë Ngushticës së Hormuzit, droni shpëton dy pilotët

17:58 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com