E premte, 24 Shtator, 2021
13.5 C
Tirana

Afganët në rrezik, qeveria shqiptare lëshon 705 viza

Pas mbërritjes të 644 qytetarëve afgan, qeveria shqiptare në bashkëpunim me një senator amerikan kanë bashkuar forcat për të nxjerrë nga Afganistani 705 persona. Gazetari i ‘Top Channel’, Muhamed Veliu, nga burime në dijeni të këtij operacioni humanitar mëson se qeveria shqiptare ka lëshuar viza për 705 qytetarë afgan.

Kërkesa e kryeministrit Edi Rama, i ka ardhur nga senatori amerikan Richard Blumenthal, i cili ia ka dërguar listën e këtyre 705 personave edhe Departamentit Amerikan të Shtetit.

Dy avionët që do t’i çojnë fillimisht në Doha e më pas në Tiranë ndodhen në aeroportin Mazari Sharif, por nuk po lejohen të ngrihen paçka se kanë leje fluturimi për tu ulur në Katar dhe në Shqipëri.

Vetë, senatori amerikan Richard Blumenthal ka deklaruar se: “Unë bashkë me stafin tim kemi punuar ditë e natë për të siguruar një udhëtim të sigurt për dy avionë të cilët do të marrin shtetas amerikan, aleatë afganë që u rrezikohet jeta dhe familjet e tyre. Unë shpresoj që Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti Amerikan i Shtetit të bëjnë gjithçka nën fuqinë e tyre e ta realizojnë këtë. Këta shtetas amerikanë dhe afganë të cilët sakrifikuan gjithçka për vendin tonë, ne nuk mund ti lëmë ata atje”.

Elizabeth Rubin, gazetare e ‘New York Times’, e cila është duke bashkëpunuar me senatorin Richard Blumenthal, thotë se Ministria e Jashtme e Shqipërisë dhe vetë kryeministri Edi Rama janë treguar jashtëzakonisht të gatshëm e bashkëpunues për sjelljen e tyre në Shqipëri. /Top Channel

Lexo edhe :   Berisha kërcënon me shkarkim kreun demokrat
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Pesë masat e tjera të reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë

Aplikimi i masës së reciprocitetit për targat e automjeteve të Serbisë që hyjnë në Kosovë, nuk është vendimi i parë që autoritetet e Kosovës...

Kush do ta marrë PD-në dhe pse kjo është pyetje koti

Nga: Ermal Hasimja Shqipëria ka opozitë politike në mes të një konflikti vëlla (babë) vrasës dhe një opozitë morale të shpërndarë në universitete, media, kafe...

Qalaj: Situatë e tensionuar në veri, protesta udhëhiqet nga Lista Serbe

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, e ka konsideruar të tensionuar situatën në veri të vendit. Reagimi i tij ka ardhur pas vendimit...

Ndryshimi mes katarsisit të Fatos Nanos dhe Sali Berishës!

Nga: Alfred Peza Ditët e fundit në rrjetet sociale janë rikthyer çuditërisht, disa nga momentet më të paharrueshme të KPD-së së famshme të dhjetorit 2001,...

Ish-presidenti i Katalonjës arrestohet në Itali

Udhëheqësi separatist katalanas, Carles Puigdemont, është arrestuar në Itali me një urdhër arresti spanjoll. Spanja e ka akuzuar atë për kryengritje për një referendum...