Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Maqedonia e Veriut kërkon ndihmën e BE-së dhe NATO-s pas shpërthimit

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, të enjten ka kërkuar ndihmën e Bashkimit Evropian dhe NATO-s për hetimin e zjarrit, i cili të mërkurën shpërtheu në spitalit modular në Tetovë, dhe për pasojë vdiqën 14 pacientë të sëmurë me koronavirus ndërsa 12 të tjerë u lënduan.

Zëvendëskryeministri maqedonas, Artan Grubi, tha se vendi ka nevojë për ndihmë të ekspertëve “për një hetim sa më të shpejtë dhe më të thellë që të mos lihet asnjë fije dyshimi apo të zbardhet gjithçka lidhur me këtë rast”.

Ai u prononcua edhe për vërejtjet që ishin paraqitur nga drejtuesit e Spitalit të Tetovës qysh në muajin prill për lëshime gjatë ndërtimit të këtij spitali.

Por, zëvendëskryeministri Grubi tha se në mbledhjen e Qeverisë është konstatuar se spitali ishte ngritur bazuar në standardet e nevojshme.

“Ky qëndrim u shpalos sot në mbledhjen e Qeverisë nga Ministria e Shëndetësisë. Drejtori ka dhënë sqarimet e duhura dhe vërejtjet e tij rreth spitalit modular në Tetovë. Bëhet fjalë për çështje teknike, këtë e tha drejtori dhe e konfirmoi edhe Ministri i Shëndetësisë për vërejtjet në muajin prill. Ministria tashmë ka dalë me qëndrimin se Qendra modulare ka qenë e ndërtuar me të gjitha standardet e nevojshme”, ka deklaruar mes tjerash zëvendëskryeministri Grubi.

Zjarri i së mërkurës besohet të jetë përhapur nga shpërthimi i bombolave të gazit apo oksigjenit. Autoritetet kanë shpallur tri ditë zie, si pasojë e këtij incidenti. /evropaelire

Tags: bespitalitetove

TË LIDHURA

Rajoni

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

14:59 | 04/06/2026
Rajoni

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026
Rajoni

I dënuar për trafik droge, 47-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë

11:08 | 02/06/2026
Next Post

Afganët në rrezik, qeveria shqiptare lëshon 705 viza

Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Një e premte e zezë vetëm për opozitën!

Dita nis me diell, priten reshje lokale në këto qytete







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita dhe Lamallari në Korçë për mbledhje urgjente

by mirseda
16:21 | 04/06/2026
0

Një operacion për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë në qarkun e Korçës u kthye...

Rusia kamuflon mjetet ushtarake me vija si zebra për të ngatërruar dronët ukrainas

16:15 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, shoqërohet në polici nëna e Braçellarit

16:12 | 04/06/2026

Meta e Beqaj pas kafazit të xhamtë, Komiteti i Helsinkit: Praktika në kundërshtim me GJEDNJ

15:12 | 04/06/2026

Ish-drejtori i Milanit në SPAK, Igli Tare del nga Prokuroria e Posaçme pas 5 orësh e gjysmë

15:02 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com