Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Plani i ri i Putin për të qëndruar përjetë në pushtet

6 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant
Plani i ri i Putin për të qëndruar përjetë në pushtet

Nga Leonid Bershidsky “Bloomberg”

Në fjalimin e tij drejtuar kombit të mërkurën, presidenti rus Vladimir Putin propozoi një reformë kushtetuese gjithëpërfshirëse, që i jep atij disa opsione për të qëndruar në pushtet edhe pas vitit 2024, kur përfundon edhe mandati i tij i fundit presidencial.

Njoftimi pasoi dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit Dimitri Medvedev, duke treguar kështu se po ndodh një riformatim i plotë i sistemit rus të qeverisjes. Dhe se Medvedev nuk do ta pasojë Putinin si president, sikurse bëri për një mandat në vitin 2008.

Së pari, Putini propozoi që vetëm njerëzit që kanë jetuar në Rusi për më shumë se 25 vjet, dhe që nuk kanë pasur asnjëherë ndonjë pasaportë të huaj, duhet të lejohen që të kandidojnë në të ardhmen për president. Versioni aktual i kushtetutës, thotë se shtetësia e dytë nuk i kufizon të drejtat e një rus për t’u zgjedhur në postin e kreut të shtetit.

Me këtë propozim, ai do të përjashtonte nga gara një numër të madh rusësh të pasur dhe të arsimuar. Sipas statistikave zyrtare që janë shumë gabime, 543.000 rusë kanë një shtetësi të dytë, ose një leje qëndrimi në një vend të huaj. Reformat prekin edhe komunitetin e madh të emigrantëve rusë, të cilin OKB e vlerëson në 10.5 milionë, ose 7 për qind e popullsisë së Rusisë.

Kjo lëvizje, është pjesë e asaj që Putini e sheh si një paketë për forcimin e sovranitetit. Sipas udhëheqësit rus, nëpunësit publik të rangut më të ulët, si kryeministri, krerët e ministrive, guvernatorët dhe gjykatësit, duhet që t’i ndalohet mbajtja e shtetësisë së dyfishtë, dhe lejet e qëndrimit në vendet e huaja.

Ai dëshiron gjithashtu që ligjet ruse, të kenë përparësi ndaj konventave, traktateve ndërkombëtare, si dhe vendimeve gjyqësore. Sot, kushtetuta ruse njeh përparësinë e ligjeve ndërkombëtare, çka ka sjellë një fluks të qëndrueshëm vendimesh të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut kundër Rusisë, dhe që i kanë kushtuar kësaj të fundit 11.4 milionë $ vetëm vitin e shkuar.

Putini dëshiron të pamundësojë skenarin që çdo aktor i jashtëm – gjykatat ndërkombëtare, emigrantët rusë, qeveritë e huaja, institucionet arsimore perëndimore – të kenë ndonjë efekt në punën e brendshme të Rusisë. Sot, i takon ligjërisht presidentit të zgjedhë kryeministrin (dhoma e ulët e parlamentit vetëm sa e “miraton” vendimin), dhe të emërojë anëtarët e kabinetit.

Putini propozon që procedura e miratimit të plotë për emrin e kryeministrin, të zhvillohet në dhomën e ulët; njëlloj si për ministrat e kabinetit, të cilët do të zgjidhen nga kryeministri, dhe jo nga presidenti. Ky i fundit, do të jetë i detyruar të pranojë vendimet e parlamentit.

Ai sinjalizoi ndërkohë edhe një ndryshim, që do të eliminonte boshllëkun që i lejoi të rikthehej në Kremlin në vitin 2012:formulën kushtetuese, që e ndalon një president që garojë më shumë se 2 mandate radhazi. Putin tha se është dakord me eliminimin e fjalës “të njëpasnjëshme”, që do ta pengonte të rimerrte presidencën në zgjedhjet e vitit 2030, kur të mbushë 78 vjeç.

Kjo pikë e Kushtetutës, do të kishte kufizuar gjithashtu aftësinë e Medvedevit, për të shërbyer si president për më shumë se një mandate, përveç 4 viteve që ai ka shërbyer tashmë në këtë post. Por dorëheqja e Medvedev nga posti i kryeministrit, dhe oferta që i bëri Putini – si numri 2 në Këshillin e Sigurimit të Rusisë, një organ i rëndësishëm këshillimor, por jo aq i rëndësishëm sa kabineti qeveritare – nënkupton se ai nuk ka gjasa të jetë pasardhësi i zgjedhur i Putinit.

Me propozimin e kufizimeve të kompetencave presidenciale, Putini i hap vetes 3 rrugë pas vitit 2024. E para është të bëhet një kryeministër me kompetenca të shtuara, dhe të qëndrojë në këtë detyrë për një kohë të pacaktuar. E dyta, është të provojë drejtimin e vendit nga karrigia e kryetarit të parlamentit. Dhe e treta është të qeverisë nga prapaskenë si drejtues i partisë dominuese në parlament, ashtu siç po e drejton de fakto Poloninë Jarosllav Kazinski, drejtuesi i partisë qeverisëse Ligj dhe Drejtësi.

Që të gjitha këto opsione, kërkojnë një kontroll të vazhdueshëm mbi sistemin politik të Rusisë, të mjaftueshëm që parlamenti të mbetet një organ njëpartiak. Propozimet e Putinit, mbi reformën kushtetuese janë mëse të realizueshme. Dhe në disa aspekte, ato janë formuluar në një mënyrë të paqartë, ku shumë pyetje mbeten enkas pa përgjigje.

Ka një arsye pse Putini i bëri tani këto propozime. Establishmenti rus është i shqetësuar për drejtimin e tranzicionit dhe qëllimet e Putinit. Tani duhet të jetë e qartë për të gjithë, se ai është gati të kërkojë një rol, që është i ndryshëm nga presidenca.

Nuk është në interesin e tij të bëjë të ditur saktësisht cilin. Por për të është e rëndësishme të sinjalizojë, se mbetet ai “arkitekti” i formës përfundimtare të gjërave, dhe se ai synon të qëndrojë i rëndësishëm edhe pas vitit 2024./TIRANA TODAY

Tags: Medvedevplanpushtetputinqëndruar

TË LIDHURA

Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi
Bota

Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

21:44 | 18/10/2025
Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh
Bota

Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

21:15 | 18/10/2025
“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump
Bota

“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

20:47 | 18/10/2025
Next Post
Durrës/ Humb jetën këngëtari, përplaset me trafikndarësen

Aksident fatal në Shkoder-Lezhë, një person humb jetën

Irani i tregon “muskujt” Amerikës, zbulon qytetet nëntokësore të raketave (FOTO)

Irani i tregon "muskujt" Amerikës, zbulon qytetet nëntokësore të raketave (FOTO)

Kur lufta është më e lehtë se paqja: Si u shpartallua Sadami në vitin 1991

Kur lufta është më e lehtë se paqja: Si u shpartallua Sadami në vitin 1991







JU REKOMANDOJMË

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

20:13 | 18/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Lajm i fundit ,Sherr mes disa personash në Durrës, dy prej tyre përfundojnë në spital.
Aktualitet

Kërcënoi prokurorin në sallën e gjyqit, arrestohet avokati i të besuarit të Emiliano Shullazit

by mirseda
22:05 | 18/10/2025
0

Avokati U. Barjami është arrestuar pas një incidenti të ndodhur në sallën e gjyqit, ku ka kërcënuar...

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025
Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

21:44 | 18/10/2025
Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

21:15 | 18/10/2025
“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

20:47 | 18/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com