E enjte, 2 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

Irani i tregon “muskujt” Amerikës, zbulon qytetet nëntokësore të raketave (FOTO)

“Me qindra raketa gati për t’u lëshuar për këdo që kërcënon Iranin”.

Në kuadër të tensioneve ndërmjet SHBA-së dhe Iranit, kjo e fundit me sajë të televizionit kombëtar i ka treguar botës disa nga resurset e saja ushtarake.

Agjencia e lajmeve iraniane Tansim publikoi fotografi të njërës nga bazave nëntokësore të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, të martën. Sipas spikerit në bazë ishin me qindra raketa me rreze të ndryshme të gatshme të lëshohen kurdoherë për këdo që mendon t’i hapë luftë republikës Islamike.

Agjencia e lajmeve Tansim ka raportuar se nga kjo bazë janë lëshuar edhe dy prej 15 raketave balistike që goditën bazat amerikane Ain al-Assad në Irak.

Me vetëkënaqësi të madhe Komandanti i Forcave Ajrore të Gardës Revolucionare Islamike, Ali Hajizadeh, i tregoi agjencisë së lajmeve se Irani ka bunkerë në gjithë vendin në thellësi deri në 500 metra nëntokë, që mbajnë arsenale që mund të mbrojnë vendin nga çdo rrezik.

Vetëm 6 vitete e fundit janë ndërtuar dhe 3 qytete të tjera nëntokësore për raketat dhe personelin ushtarak.

Zbulimi i depove të raketave balistike u bë pasi Franca, Britani dhe Gjermani formalisht nisën mekanizmin e shkeljes së marrëveshjes bërthamore me Iranin të martën, duke e akuzuar zyrtarisht Iranin për shkelje të marrëveshjes.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

1000 kurthe dhe teli me gjemba

Nga: Frrok Çupi Foltoret e këtij po duken e po zhduken ‘gëmushave’ në një marshim si iriqi. Sot ndodhet në Tropojë. 24 vjet më parë...

12 milionë gjermanë të pa vaksinuar/Spahn: Sistemi shëndetësor do mbingarkohet

Numri i njerëzve të pa vaksinuar në Gjermani është ende aq i madh, sa rrezikon të mbizotërojë sistemin shëndetësor të vendit. Ky paralajmërim ka...

Një marrëveshje globale për parandalimin dhe reagimin ndaj pandemisë

Një marrëveshje globale për parandalimin dhe reagimin ndaj pandemisë, është një hap më afër. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka rënë dakord të fillojë...

Irlanda raporton rastin e parë të Omicron

Irlanda ka raportuar rastin e saj të parë të variantit të koronavirusit Omicron, thuhej në një deklaratë nga Ekipi Kombëtar i Emergjencave të Shëndetit...

Atdheu thumbon Donaldin dhe Borën

Donaldi shprehu hapur ndjenjat për Beatrix Ramosajn, duke lënë pas në këtë formë historinë me Borën. Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Atdhe Xharavina, e ka ironizuar këtë...