Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Plani i menaxhimit të pandemisë për valën e radhës

5 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Plani i menaxhimit të pandemisë për valën e radhës

Ministria e Shëndetësisë e ka gati një plan me disa skenarë për menaxhimin e pandemisë. Numri i të shtruarve në spitale po rritet. Në fund të javës që shkoi, në Spitalin Infektiv ishin të shtruar mbi 90 persona, dhe kapacitetet po shkojnë drejt ezaurimit.

Plani që parashikon shtimin e rasteve është gati për zbatim sipas disa skenarëve që do të diktohen nga evoluimi i infektimeve. Spitalet në Tiranë kanë gati 588 shtretër për trajtimin e të sëmurëve me Covid-19, ndërkohë që në rast se ka nevoja shtesë, janë gati dhe disa spitale rajonale me përvojë nga viti i kaluar.

Spitalet rajonale ofrojnë rreth 1600 shtretër. Në një përhapje të madhe të Covid-19 në të gjithë vendin janë në dispozicion maksimumi 2100 shtretër.

Kapacitetet spitalore aktuale

Në kuadër të përgatitjeve për përballjen me COVID-19, Komiteti i Ekspertëve po zbaton një plan, në të cilin është programuar se do të funksionojnë dhe përshtaten kapacitetet spitalore. Në varësi të shifrave apo të nevojës së popullatës, këto struktura po aktivizohen për t’iu përgjigjur nevojave të pacientëve me COVID-19 për trajtim spitalor të specializuar.

Shërbimi Infektiv në QSUT ka aktualisht 120 shtretër me linjë oksigjeni, prej të cilëve 20-30% i janë dedikuar kujdesit sub-intensiv dhe intensiv, për rastet më të ndërlikuara të COVID-19. Të gjitha dhomat janë të pajisura me linjat e gazrave mjekësore të nevojshme. Struktura COVID-1, departamenti i infektivit është aktualisht shërbimi i parë që prej fillimit të epidemisë, me shfrytëzimin maksimal të kapaciteteve, pothuajse 100%. Totali i stafit të angazhuar në këtë strukturë është rreth 230, duke përfshirë stafin mjekësor dhe atë mbështetës.

Shfrytëzimi i plotë i strukturës spitalore COVID-1 aktivizon menjëherë hapjen e strukturës COVID-3 që është e lokalizuar në ish-strukturën e kirurgjive në QSUT. Kjo strukturë spitalore e dedikuar për trajtimin e pacientëve me COVID-19, me 154 shtretër në total, ku 20 – 30% i janë dedikuar terapisë sub-intensive dhe intensive, është në administrimin e QSUT.

Gati për përshtatje është spitali COVID-2, i njohur si Sanatoriumi me 206 shtretër, nga të cilat 20-30% janë për terapi sub-intensive dhe intensive, dhe ku shërbejnë në total 254 staf mjekësor dhe mbështetës.

Spitali COVID-4 është një strukturë tjetër e dedikuar për trajtimin e pacientëve me COVID-19, nën menaxhimin e QSUT-së. Spitali COVID-4 ka një kapacitet prej 108 shtretërish, ku 20% janë në terapi sub-intensive dhe intensive, si dhe është i pajisur me linjat e gazrave mjekësore për të ofruar shërbimet sipas protokolleve. Të gjitha strukturat spitalore janë përforcuar me pajisje për terapinë intensive, materiale të mbrojtjes personale, të blera me buxhetin e shtetit dhe me mbështetjen e partnerëve zhvillimorë.

Sipas planit të Ministrisë së Shëndetësisë, bazuar në ecurinë e epidemisë në vend, nëse do të jetë e nevojshme, do të aktivizohen strukturat e spitaleve rajonale për trajtimin e pacientëve me COVID-19 sipas disa skenarëve.

Në Skenarin A, shfrytëzimi i kapaciteteve spitalore, fillon në momentin e plotësimit të 550 shtretërve për trajtimin e pacientëve me COVID-19 në strukturat e dedikuara në Tiranë. Në këtë skenar, kapaciteti i pesë (5) spitaleve rajonale siç janë spitali rajonal në Durrës, spitali rajonal në Elbasan, spitali rajonal në Korçë, spitali rajonal në Shkodër dhe spitali rajonal në Fier, është përllogaritur të jetë me shfrytëzim shtrati në shërbimin me shtretër (pavijon) dhe në shërbimin sub-intensiv dhe intensiv me përshkallëzim të përqindjes së shfrytëzimit të shtratit. Në 5 spitalet rajonale mund të aktivizohen deri në 647 shtretër.

Në Skenarin B, nis shfrytëzimi i kapaciteteve të tre spitaleve rajonale siç janë spitali rajonal në Berat, spitali rajonal në Lezhë, spitali rajonal në Vlorë. Në këtë skenar mund të shtohen edhe 280 shtretër.

Në Skenarin C do të nisë edhe shfrytëzimi i kapaciteteve të tre spitaleve rajonale në Gjirokastër, Kukës dhe Dibër, ku të tria ofrojnë 146 shtretër shtesë. Sipas skenarëve të miratuar, në një situatë alarmante vetëm spitalet rajonale ofrojnë rreth 1600 shtretër.

Kosto dhe personeli për pandeminë

Të dhënat buxhetore tregojnë se për vitin 2020-2021, fondet për financimin e shëndetësisë ishin gjithsej 80,1 miliardë lekë, nga të cilat 38.7 miliardë lekë u shpenzuan në vitin 2020 dhe 40.1 miliardë lekë planifikohen të shpenzohen këtë vit.

Shpenzimet për përballimin e krizës shëndetësore ishin rreth 10 miliardë lekë, ose 12,6% e totalit të buxhetit të sektorit të shëndetësisë për dy vitet 2019-2020. Për përballimin e pandemisë, Ministria e Shëndetësisë ka angazhuar në të gjithë vendin 2500 persona staf mjekësor dhe mbështetës, në kontakt të drejtpërdrejtë me COVID-19.

Në këtë kuadër, është vendosur bonusi special në masën 125,000 lekë, për personelin mjekësor sipas angazhimit, ndërsa për stafin mbështetës jepet shpërblimi në masën 65,000 lekë. Ministria e Shëndetësisë ka garantuar se të gjitha nevojat për medikamente janë parashikuar dhe siguruar për periudha më të zgjatura. Gjithashtu, flota e ambulancave është përforcuar me 36 ambulanca të reja, të cilat janë të pajisura me respiratorë të lëvizshëm.

Në një vlerësim të posaçëm për kapacitetet e sistemeve shëndetësore në Ballkanin Perëndimor, Banka Botërore vlerësoi se edhe përpara shpërthimit të COVID-19, sistemet shëndetësore në Shqipëri dhe në përgjithësi në Ballkan, përballeshin me vështirësi kritike në financim dhe në realizim të shërbimeve. Shpenzimet për frymë për sistemet shëndetësore janë ndjeshëm më të ulëta se mesatarja e BE-së dhe mënyra me të cilën shpenzohen fondet e pakta është joefikase ose jo e harmonizuar me profilin e sëmundshmërisë.

Sipas Bankës Botërore, shpenzimet kombëtare për frymë për shëndetin në Shqipëri janë 307 dollarë për frymë, në Bosnjë 681 dollarë, në Malin e Zi 508 dollarë, në Maqedoninë e Veriut 539 dollarë dhe në Serbi, 812 dollarë. Ndërkohë që mesatarja e BE-së është 3127 dollarë për frymë.

Në këto shuma përfshihen edhe shpenzimet nga xhepi, për shembull një shqiptar nga 307 dollarë që shpenzon mesatarisht në vit për shëndetin, 50% e paguan nga xhepi, ndërsa pjesën tjetër e ofron shteti nëpërmjet shërbimeve dhe rimbursimit të medikamenteve. Shqipëria ka nivelin më të lartë të pagesave nga xhepi, pasi Bosnja e ka këtë tregues 28%, Mali i Zi 43%, Maqedonia e Veriut 37% dhe Serbia 37%. /Monitor

Tags: mjekesiapandemiapersoneli

TË LIDHURA

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur
Aktualitet

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota
Politikë

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Braho: Do godasim krimin e organizuar dhe zyrtarët që e ndihmojnë
Aktualitet

Braho: Do godasim krimin e organizuar dhe zyrtarët që e ndihmojnë

18:29 | 07/03/2026
Next Post
Anëtari i Kryesisë paralajmëron përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar

Anëtari i Kryesisë paralajmëron përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar

PD dhe PS në tryezë për reformën territoriale, LSI jashtë loje

PD dhe PS në tryezë për reformën territoriale, LSI jashtë loje

Mandati i tretë/ Rama: Jemi identifikuar si parti e ndryshimit, jo e pushtetit

Paradoksi që opozita reciton dhe Rama me ëndje e dëgjon!







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit
Bota

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

by mirseda
22:46 | 07/03/2026
0

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një fjalim të shtunën në mbrëmje se Izraeli dhe Shtetet e...

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

22:10 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

21:39 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com