Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Anëtari i Kryesisë paralajmëron përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Me gjasë, kjo javë do jetë vendimtare për ish-kryeministrin Sali Berisha. Ambasada e SHBA ia ka bërë të qartë Bashës, se para mbledhjes së Parlamentit ai duhet të dalë me një qëndrim publik për çështjen e Berishës. Sinjalet janë se Partia Demokratike mund ta përjashtojë ish-kryeministrin Sali Berisha nga grupi parlamentar.

Pas sekretares për të përndjekurit Jonila Godole, dje ka ardhur një deklaratë e fortë edhe nga një tjetër person që njihet si i afërt me kryedemokratin Basha. Anëtari i Kryesisë, Fitim Zekthi, i ftuar në një studio televizive, paralajmëroi se PD-ja mund ta përjashtojë Berishën nga grupi parlamentar.

“Z. Berisha ka thënë vetë që do të jetë në Parlament. Kjo nuk ka diskutim. PD nuk mund ta ndalojë futjen e Berishës në Parlament, pasi ai është një deputet i zgjedhur nga shqiptarët. Aman Partia Demokratike mund të marrë në konsideratë një vendim të saj për të mos e cilësuar atë pjesë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, pra ky është diskutimi. Ky është gjykimi im.

Mesa di unë, PD e ka pasur një qëndrim në lidhje me këtë çështje. Qëndrimi është ky. Z.Berisha është trashëgimia historike e Partisë Demokratike.

Është në një farë mënyrë ndërgjegjja jonë 30-vjeçare. Arritjet e PD-së janë nën shenjën e këtij njeriu. Ky njeri ka një vend të padiskutueshëm në Partinë Demokratike dhe shtetit shqiptar. PD respekton statutin dhe për përjashtimin e njerëzve. PD nuk mund ta përjashtojë nëse nuk shkelet një nga këto klauzola”, u shpreh Zekthi.

Brenda grupit të PD-së janë shtuar zërat për distancimin e partisë nga ish-lideri i saj, pas ultimatumit të SHBA-së, që Berisha të mos jetë pjesë e Parlamentit të ri. Ashtu si Godole, edhe Zekthi duket se po flasin me porosi të Bashës. /Tirana Today

Tags: Fitim ZekthiJonila Godolelulzim bashasali berisha

TË LIDHURA

Aktualitet

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026
Aktualitet

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026
Aktualitet

47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg gjendet i pajetë në institucionin e vuajtjes së dënimit

21:36 | 04/06/2026
Next Post

PD dhe PS në tryezë për reformën territoriale, LSI jashtë loje

Paradoksi që opozita reciton dhe Rama me ëndje e dëgjon!

Një vit pas marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

by mirseda
22:31 | 04/06/2026
0

I nominuari i Trump për ambasador në Shqipëri, Eric Wendt ka marrë merr mbështetjen e Komitetit për...

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026

47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg gjendet i pajetë në institucionin e vuajtjes së dënimit

21:36 | 04/06/2026

Kuvendi miraton marrëveshjen e sigurimeve shoqërore me Poloninë dhe ligjin për nënproduktet shtazore

21:19 | 04/06/2026

Asnjë partiak! Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

21:06 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com