E hënë, 24 Janar, 2022
3.5 C
Tirana

PD dhe PS në tryezë për reformën territoriale, LSI jashtë loje

Reforma territoriale është një nga pikat kryesore të aksionit politik që do të nisë këtë shtator, me Kuvendin e ri. PD dhe PS pritet të ulen bashkë për ndryshimin e reformës territoriale. Më herët, kryeministri Rama e aprovoi faktin se është i gatshëm për të bashkëpunuar, dhe kjo ka sjellë një sërë reagimesh politike.

Ish-kandidati për deputet, Roland Bejko, në një dalje televizive u shpreh se 2/3 e bashkive u krijuan për interesa politike. Prandaj, sipas Bejkos, duhet që palët politike të ulen dhe të diskutojnë ndarjen e re territoriale.

Roland Bejko, i caktuari nga PD-ja si përgjegjës për procesin e reformës territoriale, ka pranuar publikisht se do të ulet në tryezë me kryeministrin Edi Rama për të folur në lidhje me këtë çështje. “Pa diskutim që duhet bashkëpunim dhe ne këtë kemi kërkuar që në fillim. Ne nuk vemi me kushte, ne nuk themi që do bëjmë 100 apo 120 komuna sepse kjo e zgjidh çështjen. Ne ecim sipas Kushtetutës. Kushtetuta thotë se duhet dialog politik. Politikisht themi. Mendojmë se dy të tretat e bashkive u krijuan për interesa politike. Prandaj ne themi ulemi në një tryezë, së bashku me shoqërinë civile dhe të diskutojmë mbi ndarjen e re territoriale, siç e përcakton Kushtetueta e Shqipërisë. Ne do shikojmë se nëse argumentat e z. Rama janë të tilla, se duke pasur bashkëpunim na sjell më shumë demokraci, bujrum ta bëjmë. Ky do të jetë një dialog që do bëhet dhe me specialistë për ndryshimin territorial. Një tryezë e gjerë që kur të bëhet kjo reformë, të mos diskutohet më për të vendosur dorë”, tha Bejko.

Lexo edhe :   Basha: Berisha po vë interesat e tij personale mbi ato të demokratëve!

Lëvizja Socialiste për Integrim duket se është jashtë loje, sa u përket diskutimeve për reformën territoriale. Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili është shprehur se pa u zgjidhur çështja e 25 prillit, nuk do të zgjidhet asnjë tjetër. /Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zgjedhjet e nxehta të 6 marsit, 10 pritshmëritë për 6 bashki

Nga: Roland Qafoku Vendimi për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit më shumë duket si një pushim i detyruar i kërkuar nga trajneri në...

Recitoi mes dëborës/Meta: Vargjet e mia shqetësuan çunat e “Ballkanit të Hapur”

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, është pyetur nga gazetarët sot për recitimin që bëri së fundmi në Korçë, ndërsa në qytetin juglindor kishte nisur...

Meta i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Ramës

Pa humbur kohë, presidenti Meta i është përgjigjur thumbave të kryeministrit Rama. Presidenti Ilir Meta i ktheu përgjigje deklaratave të Ramës, se më 6...

“Kreu i FSHF”, Meta: Dënoj çdo ndërhyrje të politikës, që synon shantazhimin!

Ndërsa foli për mediat pas homazheve te shtatorja e Ismail Qemalit, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, Kreu i Shtetit, Ilir Meta është prononcuar edhe...

U ekzekutua nga një i mitur për hakmarrje, zbardhet ngjarja e rëndë në Lezhë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën. Një person është qëlluar për vdekje në fshatin Manati. Bëhet me dije se ka ndërruar jetë Lekë...