Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Paradoksi që opozita reciton dhe Rama me ëndje e dëgjon!

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Dritan Hila

Paradoksi i Simpson, është një fenomen statistikor dhe shoqëror që kthen së prapthi leximin e realitetit duke marrë në shqyrtim disa faktorë dhe fuqizuar ata dhe duke injoruar të tjerët.

Është pikërisht ajo çka po ndodh me justifikimin e humbjes së opozitës shqiptare e cila në vend që të bëjë analizë serioze, rri e merret me pandeminë dhe tërmetin si shkaqe që i dhanë Ramës fitoren.

Në fakt është rasti tipik i këtij paradoksi, pasi opozita në vend se të shfrytëzonte këto dy fatkeqësi që do të mjaftonin të rrëzonin çdo qeveri anemike si ajo e Ramës në prag tërmeti, e trajtuan menaxhimin që ai iu bëri atyre si pika e forcës që edhe i theu në zgjedhje.

Në fakt më shumë se menaxhimi i Ramës, ishte squlltësia e opozitës dhe mungesa e abisale e ideve të saj për të demontuar Ramën.

Ndërkohë ende nuk ka një analizë pse ndodhi kjo humbje. Është kollaj të lëshosh punëtorët e propagandës portaleve, rrjeteve dhe televizioneve për të shpallur vjedhjen, por ndërkohë shkaku i humbjes qëndron diku tjetër: pa ide, pa individualitete akademike, pa figura politike karakteriale, me përfaqësues mediatikë që më shumë ngjajnë me tipa të agjitpropit sovjetik që në veshje dhe gjuhën e drunjtë, dhe qershia mbi tortë prania e të fortëve, i dhanë socialistëve fitoren.

Mungesa e analizës dhe nxitimi për të risulmuar Ramën me ata që PS i mundi më mënyrë poshtëruese në qarqe, tregon mungesë fantazie. Kjo është e lexueshme edhe për Ramën i cili i ka lejuar vetes të eksperimentojë me qeverinë e re, çka tregon që ai jo vetëm nuk e ndjen frymën e kundërshtarit që e ndjek nga afër, por as ja kap dylbia.

Dhe me këtë lloj oponence askush nuk ka oreks t’i bëjë opozitë Ramës, derisa ajo që paguhet për këtë punë nuk e ka idenë.

Aq më pak të bëjnë kauzë me fake kauza që pas fushate as lodhen të fshehin pagatorët e tyre, para të cilëve Rama ngjan akoma një storyteller i pranueshëm. Gjithsesi paradoksin e Simpsonit e kanë gati. Në 2025-ën mund të thonë se nuk mundej dot një njeri që ka fituar tre mandate.

Tags: Dritan Hilarama

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

Një vit pas marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë

Si Edi Rama “turpëron” kundërshtarët dhe shoqërinë shqiptare

Mbërrin në zyrën e Metës shkresa e PS për propozimin e Ramës si kryeministër







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Rama në Zvërnec, qytetarët mblidhen për protestën e gjashtë/ Nis grumbullimi në sheshin “Skënderbej”

by mirseda
18:24 | 05/06/2026
0

Teksa kryeministri Edi Rama ndodhet në Zvërnec, aty ku po bisedon me banorët e zonës, protestuesit në...

Rama në Vlorë: Zvërneci është çështje e pronarëve, nuk vendoset nga protesta

18:23 | 05/06/2026

Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?! Në 2009 i kisha flokët e zeza

18:16 | 05/06/2026

Takimi me banorët e Zvërnecit, Rama mbërrin në pallatin e kulturës “Labëria”

18:12 | 05/06/2026

Enea Mekolli përcillet me nderime, Hita: Sakrifica e tij do të mbetet frymëzim

18:10 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com