Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Ping-pong me dosjet/ Meta fajëson SPAK dhe Prokurorinë për ngjarjen në Elbasan

4 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Ping-pong me dosjet/ Meta fajëson SPAK dhe Prokurorinë për ngjarjen në Elbasan

Presidenti i Republikës, Ilir Meta foli me tone të ashpra në konferencën për shtyp, teksa kërkoi hetimin e menjëhershëm dhe transparent të vrasjes së ndodhur në Elbasan të Pjerin Xhuvanit, dhe plagosjes së 4 personave të tjerë.

Meta akuzoi drejtpërdrejtë SPAK dhe Prokurorinë e Elbasanit, si përgjegjëset kryesore të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Sipas Kreut të Shtetit, nëse ato do të kishin reaguar, vrasja nuk do të kishte ndodhur.

Ilir Meta: ”Pse kjo ngjarje duhet zbardhur tani dhe me urgjencë? Sepse faktet na tregojnë se nëse prokuroria dhe organet e drejtësisë do kishin vepruar në kohë, do ishin parandaluar, edhe ngjarja e Kavajës, ku mund të kishte pasur shumë viktima, edhe ngjarja e Elbasanit s’do kishte ndodhur dhe s’do kishim as viktima. Më 7 prill, PD ka paraqitur në SPAK një kallëzim penal, sipas të cilit, kërkohej hetimi i 40 shtetasve, që ishin të angazhuar në favor të PS, duke konsumuar në mes të Elbasanit vepra të krimit zgjedhor dhe vepra të tjera penale.

Në kallëzimin e PD janë emrat e gjithë atyre që janë përfshirë në ngjarjen e 21 prillit në Elbasan. Por, çfarë ka ndodhur? SPAK, në vend që të niste hetimet, pas 8 ditësh, përmes një shkrese të datës 15 prill, ja ka përcjellë këtë kallëzim Prokurorisë së Elbasanit. Pra, ka pritur 8 ditë, ka menduar cfarë të bëj me këtë shkresë, duke bërë ping-pong. Një ditë para se të ndodhte hataja, Prokuroria e Elbasanit ka njoftuar z.Gazment Bardhit, si kallëzues, për të dhënë shpjegime, duke i caktuar të paraqitet në Prokurori më 30 prill në orën 10:00, pra pasi të ishin vjedhur zgjedhjet.

Duket qartë që SPAK, Prokuroria e Elbasanit, kanë bërë çmos që personat e kallëzuar nga PD të mos hetohen para fushatës, para zgjedhjeve, duke ju krijuar atyre me qëllim terrenin për blerje votash në favor të partisë në pushtet. Për këtë më 21 prill ndodhi konflikti i armatosur, nga po të njëjtët njerëz të kallëzuar nga PD. Nëse SPAK do të kishte vepruar në kohë, këta 40 persona do të ishin në burg, por ama nuk do të kishim asnjë viktimë, asnjë të plagosur, dhe do të ishte shumë i qetë Elbasani e gjithë vendi.”

Tags: ilir metaprokuroriSPAKvrasja ne elbasan

TË LIDHURA

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit
Aktualitet

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria
Ekonomi

Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria

21:54 | 12/07/2025
Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar
Aktualitet

Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar

21:01 | 12/07/2025
Next Post
Meta akuzon Vuçiçin: Ndërhyri në punët e brendshme të Shqipërisë

Meta akuzon Vuçiçin: Ndërhyri në punët e brendshme të Shqipërisë

Plagosi sekretarin e PD-së në Kavajë, arrest me burg për Ndriçim Jonuzin

Plagosi sekretarin e PD-së në Kavajë, arrest me burg për Ndriçim Jonuzin

E quajti shpellar/ Mziu i përgjigjet Ramës: Do të të mund me konckout në Dibër

E quajti shpellar/ Mziu i përgjigjet Ramës: Do të të mund me konckout në Dibër

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com