Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Pikat kufitare do jenë të mbyllura”, kryeinspektori Shkëlqim Hajdari: Gjoba kush thyen rregullat 

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
“Pikat kufitare do jenë të mbyllura”, kryeinspektori Shkëlqim Hajdari: Gjoba kush thyen rregullat 

Referuar situatës nga pandemia globale, Kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari është shprehur se aktualisht në terren janë grupe pune që monitorojnë se si i zbatojnë masat bizneset. Në një intervistë për ‘News24’, z. Hajdari pohoi se në terren janë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Inspektorati i Barnave dhe ai i Mbikëqyrjes së Tregjeve.

Ai ka thënë se aty ku ka grumbullime punonjësish, si Call Centre dhe fasoneritë, mundësia për përhapjen e COVID-19 është e madhe. Sipas tij, kompanitë janë bërë më të ndërgjegjshëm, e ndërsa respektohet distanca ndërmjet punonjësve.

Në bilancin që është bërë aktualisht, ai përmendi faktin se nuk mungojnë bizneset që janë gjobitur, dhe janë pezulluar. Referuar abuzimit që ka ndodhur me të gjithë farmacitë mbarë vendit, kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari përmendi gjobat. Ai tha se në rang kombëtar janë vendosur rreth 20 gjoba. Një tjetër çështje me rëndësi është edhe mbyllja e pikave kufitare. Kryeinspektori vuri në dukje se lëvizja e rrit rrezikun. Mesazhi që vlen për këdo është ndërgjegjësimi.

INTERVISTA

Ç’mund të na thoni për situatën, a zbatohen rregullat nga bizneset?

Që me fillim e pandemisë, kam urdhëruar që të punojmë me grupe të gatshme. Në distancë punojnë femrat dhe të moshuarit. Janë në krye të punëve Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Inspektorati i Barnave, i Mbikëqyrjes së Tregjeve. Ne kemi mundësi që dhe pa dalë fare në teren, i ndjekim online inspektimet e inspektorëve. Aty ku ka grumbullime punonjësish, si Call Centre e fasoneritë, mundësia për përhapjen e COVID është e madhe. Por ata (kompanitë) janë bërë të ndërgjegjshëm me kalimin e ditëve. Respektohet distanca ndërmjet punonjësve. Shumë punonjës po merren në punë, dhe po dërgohen në shtëpi nga kompanitë.

Ka biznese që janë gjobitur? Po Call Centre e fasoneritë?

Ka biznese që janë gjobitur, dhe nga ata që janë pezulluar. Call Centre e fasoneritë janë të detyruara të ulin numrin e punonjësve, po punojnë 30% e tyre. Po ju them disa të dhëna që kam marrë nga terreni. Kam inspektuar pikën e kalimit kufitar të Morinës dhe Kakavijës. Aty kam konstatuar dy gjëra, që janë për t’u përshëndetur. Të gjithë po kryejnë punën e tyre. S’kemi asnjë inspektor të infektuar në këto pika. Kam pyetur me shumë kujdes dhe autoritetet doganore, dhe numri i shoferëve janë po ato, dhe janë të pa infektuar. Kjo tregon se të gjithë po ndërgjegjësohen çdo ditë. Kam shkuar në kufi për dy arsye, që kjo situatë të mos shfrytëzohet nga biznese që të fusin në Shqipëri produkte jo të mira. Unë do dal përsëri në terren, shpresoj të mos kemi shoferë dhe inspektorë të infektuar.

Abuzimi i farmacive me çmimet, sa janë gjobitur?

Në rang kombëtar kemi rreth 20 gjoba. Në lidhje me çmimet është krijuar nga Task Forcë, që ka gjobitur goxha, kur ka parë biznese që nuk respektojnë masat.

Kufiri me Greqinë, shqiptarët bllokohen nga pala shqiptare. A mund të na jepni një mendim çfarë po ndodh?

Nëse para 4-5 ditëve ishin të mirëkuptuar, tani nuk janë më. Kanë marrë informacion, se si në Greqi, si në Shqipëri jemi njëlloj të rrezikuar, por lëvizja e rrit rrezikun. Tani pikat kufitare janë më të sistemuara. Njerëzit duhet të ndërgjegjësohen, sepse vetëm në raste të jashtëzakonshme, të ndonjë vdekjeje, mund të lihen të lirë. Për asnjë arsye tjetër s’ka lejim, kufiri është i mbyllur.

A keni ushtruar kontrolle në media, i kanë zbatuar masat?

Kemi inspektuar mediat që punojnë në mënyrë elektronike, portalet. Televizionet nuk i kemi kontrolluar, sepse i kanë marrë masat, siç është dhe televizioni juaj. Kemi kërkuar që edhe portalet të respektojnë masat, pasi punojnë në zyra të mbyllura. Gazetarët janë njerëzit më të përgjegjshëm, e ndjejnë rrezikun. /BalkanWeb

 

Tags: biznesetgjobatkoronavirusShkëlqim Hajdari

TË LIDHURA

Rama: PD fshihet pas pseudo-kandidatëve; Florian Binaj është vetëm “kandidat i pavarur” simbolik
Politikë

Rama: PD fshihet pas pseudo-kandidatëve; Florian Binaj është vetëm “kandidat i pavarur” simbolik

12:05 | 15/11/2025
Arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 6 vite burg për mashtrim me dokumente amerikane
Aktualitet

Arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 6 vite burg për mashtrim me dokumente amerikane

11:30 | 15/11/2025
Vonesa nga burokracitë; kamerat inteligjente do ta kishin zbardhur atentatin në Rinas menjëherë
Politikë

Vonesa nga burokracitë; kamerat inteligjente do ta kishin zbardhur atentatin në Rinas menjëherë

11:20 | 15/11/2025
Next Post
E kishte blerë për të birin, gruaja nga Vlora ia dhuron spitalit respiratorin 20 mijë euro

E kishte blerë për të birin, gruaja nga Vlora ia dhuron spitalit respiratorin 20 mijë euro

11 vite nga anëtarësimi në NATO, Basha: Ne nuk jemi vetëm, bashkë do t’ia dalim (VIDEO)

11 vite nga anëtarësimi në NATO, Basha: Ne nuk jemi vetëm, bashkë do t'ia dalim (VIDEO)

Aksident i rëndë në Milot, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

Shtirej si pjesë e ‘Europolice’, pranga 42-vjeçarit që përdori dokumente false







JU REKOMANDOJMË

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
Ndodh dhe kjo! I dënuari me vdekje në SHBA i shpëton ekzekutimit në minutën e fundit

Ndodh dhe kjo! I dënuari me vdekje në SHBA i shpëton ekzekutimit në minutën e fundit

20:39 | 13/11/2025




TË FUNDIT

Trump bisedime me Tajlandën dhe Kamboxhian për t’i dhënë fund përplasjeve kufitare
Bota

Trump bisedime me Tajlandën dhe Kamboxhian për t’i dhënë fund përplasjeve kufitare

by mirseda
15:00 | 15/11/2025
0

Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten se presidenti amerikan, Donald Trump pati biseda telefonike me Tajlandën dhe...

Panairi i Librit/ “Autori më i mirë i vitit” shpallet akademiku Artan Fuga

Panairi i Librit/ “Autori më i mirë i vitit” shpallet akademiku Artan Fuga

14:55 | 15/11/2025
Rama: PD fshihet pas pseudo-kandidatëve; Florian Binaj është vetëm “kandidat i pavarur” simbolik

Rama: PD fshihet pas pseudo-kandidatëve; Florian Binaj është vetëm “kandidat i pavarur” simbolik

12:05 | 15/11/2025
Arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 6 vite burg për mashtrim me dokumente amerikane

Arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 6 vite burg për mashtrim me dokumente amerikane

11:30 | 15/11/2025
Vonesa nga burokracitë; kamerat inteligjente do ta kishin zbardhur atentatin në Rinas menjëherë

Vonesa nga burokracitë; kamerat inteligjente do ta kishin zbardhur atentatin në Rinas menjëherë

11:20 | 15/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com