Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Pezullimi i zgjerimit të BE-së në rajon, do e zhysë Ballkanin në kaos dhe regjime autoritare

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant

Nga Misha Savic & Slav Okov, “Bloomberg View”

Entuziazmi në Maqedoninë e Veriut po venitet, teksa Bashkimi Europian po zvarrit mbajtjen e premtimit, për çeljen e bisedimeve të anëtarësimit. Ngrirja e procesit të zgjerimit të unionit, në rajon, rrezikon të sjellë pasoja të tmerrshme në të gjithë Ballkanin Perëndimor të paqëndrueshëm.

Vendet e rajonit, të sfilitura nga luftërat e përgjakshme pas shpërbërjes së Jugosllavisë, janë të dëshpëruara për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian. Shqipëria, Bosnje Hercegovina, Mali i Zi, Kosova dhe Serbia, po presin gjithashtu në radhë.

Por me zyrtarët në Bruksel, që po harxhojnë aktualisht energji në beteja e pushtetit mbi postet më të rëndësishme në BE-së, shumica e vendeve anëtare hezitojnë që të mirëpresin anëtarë të rinj. Politikanët në Ballkan, e kanë të vështirë t’ia shpjegojnë këtë bllokim 18 milionë qytetarëve të tyre, të cilët dëshirojnë paga më të larta, dhe një jetë pa korrupsion.

Shumë prej tyre synojnë të emigrojnë. “Nëse nuk fillojmë bisedimet e pranimit në BE-në këtë vit, kjo për mua do të thotë që nuk ka një perspektivë evropiane”– u shpreh Nikola Dimitrov, ministri i jashtëm i Maqedonisë Veriore, pasi Brukseli shtyu sërish marrjen e një vendimi mbi fillimin e negociatave me Shkupin.

“Nëse data e fillimit të bisedimeve shtyhet prapë, unë nuk do të kem më kurajën t’i flas popullit tim, qytetarëve të mi për një të ardhme në BE”- theksoi ai. Maqedonia e Veriut, ka bërë më shumë se sa shumica e vendve të tjera të rajonit, për të lehtësuar anëtarësimin në union.

Këtë vit, ajo i dha fund një mosmarrëveshje afatgjatë me Greqinë mbi çështjen e emrit, duke zhbllokuar menjëherë anëtarësimin e saj në NATO, që pritet të ndodhë shumë shpejt. “Në rast se Maqedonia e Veriut nuk shpërblehet në mënyrën e duhur për progresin e arritur, mesazhi për vendet e tjera në rajon do të jetë i qartë: Mos shpresoni se do të ndodhë ndonjë gjë!”- thotë Marko Kmezic, studiues në Qendrën për Studimet mbi Evropën Juglindore në Universitetin e Gracit në Austri.

Me pezullimin e procesit të hyrjes në BE, tensionet brenda vendeve të Ballkanit po rriten ndjeshëm. Protesta anti-qeveritare, kanë ndodhur në Serbi, Shqipëri, Mal të Zi dhe Bosnje Hercegovinë. Tetë  muaj pas zgjedhjeve parlamentare, kjo e fundit nuk ka ende një qeveri. Marrëdhëniet midis Serbisë dhe Malit të Zi, janë në nivelin më të ulët që nga ndarja e tyre paqësore në vitin 2006, për shkak të një konflikti mbi Kishën Ortodokse. Raportet Serbi-Kosovë, mbeten tepër të tensionuara.

Bisedimet e ndërmjetësuara nga Brukseli, për t’i dhënë fund konfliktit mes tyre, janë bllokuar që nga viti i kaluar. Ka një lloj pritshmërie se samiti i korrikut në Paris, nën drejtimin e Emmanuel Macron dhe Angela Merkelit me vendet e Ballkanit, do të ndihmojnë në fillimin e bisedimeve për një paqe të qëndrueshme mes Prishtinës dhe Beogradit.

Gjithsesi, deri më sot nuk është caktuar asnjë datë e re për bisedimet. Disa vende kanë sinjalizuar se ata i kuptojnë problemet me të cilat përballet BE-ja. “Blloku ka probleme me zgjedhjen e drejtuesve të rinj, të cilat duhet zgjidhur”, u tha gazetarëve Ivica Dacic, zëvendëskryeministër dhe ministër i jashtëm i Serbisë. “Mund të duhet të kalojnë muaj, për të parë se në cilin drejtim do të shkojë BE-ja”, tha ai.

Por pa një angazhim dhe mbikëqyrje të fortë të rajonit që kërcënohet nga lufta, analistët parashikojnë një atmosferë të brishtë në Ballkanin Perëndimor. Kjo rrezikon përshkallëzimin e luftës për pushtet në rajon midis Perëndimit, Rusisë, Kinës dhe Lindjes së Mesme. “Politika rajonale është në kaos”- shprehet Timothy Less, udhëheqës i projekteve në Forumin për Gjeopolitikën në Kolegjin Darvin në Kembrixh.

“Unë parashikoj ndodhjen e më shumë trazirave politike gjatë disa viteve të ardhshme, dhe një rënie në autoritarizëm, teksa njerëzit e nervozuar – veçanërisht ata të shtresës rurale dhe klasës punëtore – do t’u bëjnë thirrje udhëheqësve të tyre, që të ruajnë rendin dhe sigurinë”, përfundoi ai./ Tirana Today

Tags: Ballkaninbedo zhysei zgjerimitkaosnë rajonpezullimi

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Next Post

Arben Malaj: Shkaku i krizës në Partinë Socialiste (Video Arkiv)

Zbardhet autopsia e Michael Jackson: Çfarë u zbulua në kokën e yllit të pop-it

Rama kafe në Vlorë, kapet tërësisht i fokusuar në bisedën me...







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Screenshot
Kosovo

Numërimi i votave në Kosovë, diaspora mund të përcaktojë qeverinë e re

by mirseda
22:59 | 08/06/2026
0

Në 38 qendrat komunale të numërimit ka nisur procesi i verifikimit të votave të subjekteve politike dhe...

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com