E enjte, 9 Korrik, 2020
19 C
Tirana

Pësoi hemorragji cerebrale në vendin e punës, humb jetën efektivi i policisë

Më të lexuarat

Merret vendimi/ Ja me sa vite burg dënohet Dritan Dajti

Gjykata e Elbasanit i ka bashkuar dy dënime në një ndaj Dritan Dajtit duke e dënuar përfundimisht me 25 vite burgim. Dritan Dajtit i kanë...

Aktori i serialit ‘Sulejmani i madhërishëm’ dhunon partneren e tij (FOTO)

Edhe aktorët e serialeve kanë një jetë të trazuar, me plot të papritura. Angazhimet e tyre profesionale dhe produkti i tyre, i nxjerr më...

Gent Cakaj shkarkon të gjithë stafin e ambasadës shqiptare në Athinë, i dërgon Metës emrin e ri

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka shkarkuar të gjithë stafin e ambasadës shqiptare në Athinë, përfshi edhe ambasadoren. Një...

Ekzekutimi i dy personave në Laç, Gjykata liron nga burgu Kreshnik Tushën

Kreshnik Tusha së fundmi është liruar nga burgu. 21-vjeçari, u ndalua nga policia për ngjarjen e 30 majit në Laç, ku mbetën të vrarë biznesmenët...

“Jep dorëheqjen, nuk izolohemi”, protesta në Beograd kundër shtetrrethimit (FOTO)

Pas masave të shtetrrethimit që lajmëroi presidenti Vuçiç, për shkak të përhapjes së koronavirusit, mbrëmjen e djeshme në Beograd nisën protestat. Mijëra qytetarë zbarkuan në...

I sekuestrohen tri llogari bankare me vlera marramendëse, policia i nxjerr emrin ‘bosit’ nga Fieri

Pas një hetimi disamujor është bërë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vendosjen e konfiskimit të tri llogarive bankare...

Shqiptari që vuri gurin më të madh në themelet e kulturës islame

Frank Llojd Wright, një nga arkitektët më të mirë të kohës sonë shkroi në librin e tij: ‘Dy arkitektë kanë ardhur në tokë. I...

Kush është vajza e ish-ministrit të Mbrojtjes që propozon Cakaj për të zëvendësuar Hobdarin

Luela Hajdaraga është propozuar nga ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, për të marrë postin e ambasadores shqiptare në Greqi. Luela është vajza e...

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Jemi në vigjilje të Krishtlindjeve dhe shumë pranë Vitit të Ri. Një pjesë e shqiptarëve duan që t’i kalojnë këto festa jashtë vendit. Por...

Raportuesja për Kosovën akuzon Vuçiç: Fshehu rastet e infektimit për shkak të zgjedhjeve

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, akuzon presidentin Vuçiç se ka manipuluar shifrat rreth koronavirusit. Përmes një postimi në Twitter, Von Cramon...

Një lajm i trishtë nga Policia e Kukësit! Dy ditë më parë ajo ka humbur inspektorin Refik Axhami, efektiv në Komisariatin e Policisë Kukës, 54 vjeç i cili ka lënë pas bashkëshorten dhe tre djemtë.

Në një reagim zyrtar, Policia e Kukësit shpjegon se Axhami ka pësuar hemorragji cerebrale teksa ishte në orarin e punës, me datë 18 prill dhe u paralizua menjëherë, ndërsa shpreh keqardhjen për këtë ngjarje të trishtë.

Ajo nderon emrin e tij jo vetëm si një punonjës shembullor, por edhe me vlera të larta njerëzore.

“Më datën 20.04.2020, rreth orës 03.00, u nda nga jeta punonjësi i Policisë Inspektor Refik Axhami, efektiv i Komisariatit të Policisë Kukës, në DVP Kukës.

Ndarja e parakohshme nga jeta e Refikut, tronditi familjen e tij, bashkëshorten, tre djemtë, të afërmit, kolegët dhe bashkëqytetarët me të cilët u rrit dhe kaloj gjithë këto vite së bashku.

Ishte pasdite e datës 18.04.2020, rreth orës 17.30, ku Inspektor Refik Axhami, vijonte të përmbushte detyrat institucionale për garantimin e rendit publik në qytetin e Kukësit se bashku me kolegët e tij, ku një goditje e menjëhershme e hemorragjisë cerebrale e paralizoi menjëherë.

Megjithëse kolegët e dërguan me shpejtësi në Spitalin Rajonal të Kukësit, ku mjekët i dhanë menjëherë ndihmën mjekësore dhe më pas e dërguan në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, Tiranë, ku i është nënshtruar një mjekimi më të specializuar, por goditja kishte qenë fatale dhe Refiku, nuk mundi që ta përballojë me sukses, dhe në orët e para të mëngjesit të datës 20.04.2020, ndërroi jetë.

Refik Axhami, lindi me 13 Shkurt 1966, në fshatin Shtiqen, Kukës.

Më 10 Maj 1996, pranohet në strukturat e Policisë së Shtetit në detyrën trupe shërbimi dhe gatishmërie në Komisariatin e Policisë Kukës, ku shërbeu per gati 24 vjet.

Gjatë këtyre viteve, Refiku ka kryer detyra të ndryshme, pranë Komisariatit të Policisë Kukës, në strukturat e rendit publik, policisë kufitare, dhe nga viti 2015, ka kryer detyrën e ndihmës specialistit të zonës (SPZ), në Seksionin e Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Kukës.

Gjatë periudhës 24-vjeçare të shërbimit në strukturat e Policisë së Shtetit, Refiku është karakterizuar nga korrektësia në marrëdhëniet me kolegët dhe eprorët, profesionalizmi dhe devotshmëria në përmbushjen e të gjithë detyrave të ngarkuara.

Disa cilësi të veçanta që Refiku, manifestonte në marrëdhëniet me kolegët dhe qytetarët ishin: Ndjenja e lartë e përgjegjësisë në kryerjen e detyrave, respekti për kolegët dhe qytetarët, thjeshtësia, qetësia, qendrimi parimor dhe profesionalizmi, si dhe vlerësimi që i bënte problemeve dhe shqetësimeve të qytetarëve të zonës policore, që kishte në përgjegjësinë e tij.

Ishin këto cilësi që e bënin Refikun, të ishte i respektuar nga kolegët dhe eprorët, por nëpërmjet këtyre cilësive kishte arritur të fitonte besimin e qytetarëve.

Inspektor Refik Axhami, ishte një punonjës policie me integritet moral dhe profesional.

Gjatë kryerjes së detyrave ligjore, por edhe jashtë saj, Refiku vepronte i udhëhequr nga vetëkontrolli dhe toleranca, duke trajtuar qytetarët dhe kolegët me respekt dhe mirësjellje.

Ai ushtronte përgjegjësitë institicionale vetëm në përputhje me ligjin dhe procedurat standarde, si dhe në respekt të plotë të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Me ndarjen para kohe nga jeta të Refikut, familja humbi një bashkëshort dhe baba shembullor, Kukësi humbi një qytetar të denjë që i dha kaq shumë qytetit të tij, në fushën e rendit publik dhe sigurisë së jetës së qytetarëve, ndërsa ne kolegëve të tij, do të na mungojë një koleg model, në mënyrën e sjelljes dhe me përkushtimin dhe profesionalizmin që manifestonte në kryerjen e detyrave ligjore që i ngarkoheshin”, thuhet në deklaratën e Policisë së Kukësit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Babi është në koma!” Mesazhi prekës i gazetarit të infektuar nga pandemia

Gazetari i njohur Berat Buzhala i cili është infektuar me koronavirus, së fundmi ka publikuar një mesazh mjaft prekës në rrjetin social Facebook. Ai bën...

Barcelona heq dorë nga negociatat për Lautaron, kalon tek “Plani B”

Sulmuesi i Inter, Lautaro Martinez, nuk do të luajë përkrah Messi-t sezonin e ardhshëm. Sipas Don Balon, drejtuesit e Barcelonës nuk do të negociojnë më...

A do bëhet e detyrueshme mbajtja e maskës në Shqipëri? Çfarë ka vendosur Komiteti i Ekspertëve

A do bëhet e detyrueshme mbajtja e maskës në Shqipëri? Përgjigja është “PO”. Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur mbajtjen me detyrim të maskave në ambiente...

“Kufizimet në veri të Kosovës u vendosën nga Serbia”, Zemaj hedh poshtë pretendimet e Vuçiç

Ministri kosovar i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka hedhur poshtë pretendimet e presidentit Vuçiç se masat në veri të Kosovës ishin marrë me vendim të...

Protesta të dhunshme në Beograd dhe Novi Sad

Policia serbe ka përdorur gaz llotsjellës për të shpërndarë protestuesit para Kuvendit të Serbisë, të cilët po kundërshtojnë shtrëngimin e masave kundër përhapjes së...